Pas përfundimit të mbledhjes të socialistëve, kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë publike vendimet që u morën dhe çështjet që u diskutuan.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek Paketa e Maleve, ku u vendos ultimatum kryebashkiakëve se nëse duan që të rikandidojnë duhet të sjellin në tryezë minimalisht 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
Në të kundërt sipas tij, nuk mund të rikandidojnë edhe “sikur të kenë bërë mrekullira”.
“Kemi shumë aplikime dhe kemi vendosur një normë, një objektiv që të gjitha ata kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë, nuk mund të rikandidojnë edhe sikur të kenë bërë mrekullira, nuk mund të rikandidojnë nëse nuk kanë vënë me firmë 10 kontrata minimumi për Paketën e Maleve. Në momentin që hapet kjo rrugë të tjerët vijnë më lehtë. Ju keni dëgjuar që kjo paketa e maleve është bërë për oligarkët, por këtu në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Kjo fjalë është shpikur nga ata që u ka ngelur në grykë fjala kulakë. Paketa e Maleve është krejt e kundërta, lidhet drejtpërdrejt me njerëzit që kanë një pronë të trashëguar dhe nuk e zhvillojnë dot sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Ky person përfiton një procedurë shumë të shpejte dhe më pas financim. Ne jemi në mandatin e katërt që do të thotë shumë gjëra nuk kanë qenë siç janë. Gjërat janë përmirësuar shumë, kjo edhe për prokurimet.
Ne kemi kaluar nga të fundit, në të parët për prokurimet publike. Shërbimet po ashtu, e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve, ky është fakt. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar atë proces. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces me përzgjedhjen e organizatës të mos jetë një procedurë formale”, u shpreh kryeministri.
Dakord me paketen e maleve : Ju thoni qe kjo lidhet drejt per drejte me njerzit qe kane nje prone te trasheguar por nuk e zhvillojne dot sepse nuk kane titullin e pronesie ? Po qe kjo prone saliu ja u ndau me ligjin 7501 fshatareve dhe pronarit i ngeli letra e trashegimise ne dore ,as kompesim as prone nuk mare , hyn ne pune paketa e maleve tek kjo kategori ? I bije , une kam 50 hektar toke ne zonen e Kutallise , Dronovic plus 18 dylym ne Veterik , Bashkija Berat ? Ja po lidh nje kontrate me ju a me pranohet ne ato kushte qe parqita me siper ???? Kush mund te me sqaroje me shume se sa ju ? Edhe nje gje tjeter , fshateret I kane lene keto toka qe ju fali sali kerma , cfar duhet te bejme ne PRONARET e vertete ?
Kriter shume i thjeshte per te rikandiduar.
Ha ha ha ha do filloj a te kruajn dhe malet tani qe u ka vene kusht te tille ….dicka me kujton ky kusht ……kushtin qe Rama me Olga Xhacken i vune kryebashkiakut te Srandes Adrian Gurma Qe te vesh kantidaturen per kryetar Bashkie ne zgjadhjet e ardheshme dhe ne ta aprovojme duhet medoemos te largosh prej andej varezat e Sarandes dhe ti cosh ne Berdenesh …dhe atje te vazhdonte investimi i te shoqit te Olta karit ....per kedo qe eshte nga Saranda e di se cshkruaj ……dhe kryetari i atehershem A. Gurma , qe per mendimin tim krejt personal eshte dhe do te mbetet kryebashkiaku me i ndershem dhe me i miri ne gjithe koherat , ai e refuzoj duke thene qe : eshte nje bar e rende qe smundem ta ngre dot ….ja kjo eshte Olta e Rames dhe Rama vet …..dhe tani huri i gardhit kercenon dhe sillet si te jete administrator dhe i maleve …..leri malet atje ku jane o debil , shiti Sazanin qe mos ti benin groen amerikanet dhe iu fut maleve tani …sa turp qe i kam votuar
Lere paketen e maleve o rame, kerkoju lloga ri bashkive, per spitalet, ujin, punesimet , infrastrukturen etj , pastaj pakwtat e fushave dhe maleve te cilat I ka tjetersuar kadastra ne pasuri te politiqeneve tuaj.