
Dritan Burgia është një ndër demokratët që reagoi menjëherë pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar në 9 shtator 2021. Pa asnjë hezitim vendosi të mbështesë Berishën në turin e foltoreve, duke u kthyer më pas në drejtuesin e degës së PD-së në Durrës për rithemelimin. Pas afër pesë vitesh, ai rrëfen takimin me Berishën dhe besimin e tij në premtimet që kishte marrë prej tij për riorganizimin e PD-së dhe kthimin e kësaj partie në forcë politike konkuruese. Por sot Dritan Burgia është përjashtuar nga PD pa një motivacion të qartë, pa argument dhe në mënyrë arbitrare. Në një intervistë për gazeta Tema, Burgia rrëfen marrëdhënien e tij me lidershipin e PD-së në tri kohë dhe flet për zhgënjimin e pabesinë që ndjen sot i përjashtuar nga një parti që i ka dhënë gjithçka pa asnjë rezervë.
Kur Burgia dhe mbështetës të tjerë të Berishës po organizonin rithemelimin, Ervin Salianji ishte përballë me PD-në zyrtare të Lulzim Bashës. Burgia thotë se nuk kishte pasur asnjë miqësi apo marrëdhënie politike me të, madje për një kohë nuk kishte as komunikim. Por demokrati i Durrësit shpjegon pse sot beson se Ervin Salianji ka të drejtë në ato që artikulon në publik. Hakmarrja e lidershipit të PD-së për Burginë është një arsye më tepër që demokratët e Durrësit të largohen gjithnjë e më shumë nga mbështetja që i kanë dhënë për 35 vite Partisë Demokratike.
Dritan Burgia rendit disa argumente për ngjarje dhe zhvillime në PD që e kanë çuar drejt vendimit për të kundërshtuar lidershipin aktual, një prej të cilëve është edhe organizimi dhe manipulimi i procesit të primareve. Duke qenë drejtues i degës për disa kohë, ai e kishte mjaft të qartë numrin e anëtarësisë, por çuditërisht në procesin e primareve u shtuan 4 mijë anëtarë, të cilët sipas Burgisë u morën lista të gatshme nga fasoneritë e Durrësit për t’i dhënë fitoren kandidatëve të caktuar. E megjithatë, primaret dhanë tjetër rezultat me listën që miratoi Berisha për zgjedhjet e majit 2025. Burgia flet për rezultatet dramatike të PD-së në tri zgjedhjet e fundit dhe rënien me mbi dyfish të numrit të votave në Durrës nga zgjedhjet e vitit 2023 me ato të vitit 2025. Burgia thotë se besimi i elektoratit tek lidershipi ka kapur kuotat minimale, ndërsa rrëfen edhe telefonatat e shumta të demokratëve të Durrësit, por edhe të rretheve të tjera, të cilët solidarizohen me qëndrimin e tij kritik ndaj lidershipit aktual të PD-së.
Po çfar gjën ndonjë zhgoro Një në Mirdit një në Durës një në Konispol Po pse kjo është PD Ka marë thjeshtë vota 500000 mij dhe ti thua u përjashtua Burgjia a dreqi me të bir Një pik në oqean
Puu te te perjashtoje Muli me Xhelali se nuk plotësojnë kriteret e demokracisë dhe zgjuarsis kjo eshte te shkulesh lesht e kokes.nuk e di për kandidatet për kryetar te PD do kalojnë nga komisioni Muli ,Xhelua,Gjoni,Paloka kta s'do nxierin kryetar kta do nxierin o gomar o krokodil
Po more juve po. Ama ky burgija është njësoj si ata që e përjashtuan dmth nuk plotëson kriterin e zgjuarsisë. Të zgjuarit mësojnë nga gabimet e të tjerëve, të pazgjuarit mësojnë kur u bie mbi kurriz të vet.
Zoti Burgija eshte dinjitoz.Me mire Vone se KURRE !.Respekte Z.Burgija !!! po nuk qeveriset dot PD nga nje Vrases Dixhital !!!!
Votime te ndershme ne pd.Urdher! 1.Sekretarit te pare te partise shokut Sali nuk i vihet kandidature per garen e ndershme.2Te behen zgjedhje te ndershme ne rrethe,per te emeruar ne krye vetem ate qe don shoku Sali .3.Kryetari i komisionit te zgjedhje shoku Shaban Memija!Perpara per fitore ne kohe,se kilometri i fundit kishte pas qene rrene e shokut Sali!?