Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka postuar disa foto nga mbledhja e sotme duke e shoqëruar me fjalët:
“Një mbledhje e gjatë por shumë produktive sot e Grupit tonë Parlamentar, për punët për Shqipërinë dhe agjendën europiane”.
Në mbledhjen e sotme, e cila nisi që prej orës 11:00, u vendos që javën e ardhshme të nisë një tur në të gjithë Shqipërinë, nën moton “Punët e Shqipërisë”. Turi është konceptuar si një bashkëbisedim, ministra dhe deputetë, me qytetarët, për tematika konkrete në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Gjithashtu, në mbledhje u diskutuan edhe problematikat me kadastrat, ndërsa deputetët sollën edhe shqetësimet e qytetarëve për sa i përket shërbimeve që marrin nga hipotekat. Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë edhe hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.
Ju që bëtë mbledhjen e PS me dyer të mbyllura(t'a keni për turp dhe faqe të zezë me Palloshin në krye) Ju që përkrahni hajdutët oligarkët, ju që mashtroni një popull budalla. Ashtu vazhdoni. KY POPULL E MERITON QEVERIN QË KA.KËTU DO FUS EDHE PJESËN DËRMUSE TË PENSIONISTAVE ÇYRYK NGA MËNDJA, QË KËNAQEN ME 5 LEK RIMBURSIM PENSIONI.????????????????????????????.