Nga punët e Kadastrës, te reforma Territoriale, Rama tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS

29 Mars 2026, 08:52Politika TEMA
Nga punët e Kadastrës, te reforma Territoriale, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë bën me dije se gjatë këtij takimi është zhvilluar një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ku është diskutuar ecuria e reformës në kadastër, një nga proceset kyçe për administrimin e pronave në vend.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reforma administrative territoriale, ku është bashkëbiseduar me kryetarin e komisionit përkatës mbi skenarët e mundshëm të kësaj reforme.

Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe kalendari kombëtar i aktiviteteve, si dhe përmbajtja e takimeve të titulluara “Punët e Shqipërisë”, që sipas Ramës synojnë angazhimin më të gjerë publik.

“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

13 Komente

  1. M
    M

    Punet e Shqiperise apo punet e partise. Pasi te shkepusesh ministrat nga punet e tyre ne ministri dhe ti zbresesh ne terren per zgjedhjet, keto vetem punet e Shqiperise nuk jane...dhe informacionet mbi kadastren etj, besoj qe nuk jepen brenda partise por ne Parlament...pasi drejtuesi ASHK nuk I pergjigjet partise dhe paguhet nga taksat tona

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Çfarë dëgjojnë veshët,lum si ne. Çfarë na shikojnë sytë,mjerë ne.

      Përgjigjjuni
      1. C
        C

        PUNET E HAJDUTERISE

        Përgjigjjuni
        1. K
          K

          I gjyshi, Koleka, vertet ishte pjese e krimineleve komuniste, qe ju rembyen pasurine shqiptareve. Por, ne v.1945, ata hartuan dokumenta te sakta te shpronesimeve. I nipi eshte me kriminel se i gjyshi kur justifikohet se kete dokumentacion e shkateroi Saliu. Vetem per kete mashtrim duhet peshtyre ne surrat!

          Përgjigjjuni
      2. E
        Elsa usa

        Zoti Rama, meruni pak me servitutet, shum prona ne shqiperi te cilat kufizohen me mure ndarese banese “jo avllie” jan moll sherresh te medha me kufitaret, kartelat e pasurive shpesh her nuk i shkruajn servitutet panvarsisht historikut te shitjeve te tyre me fjalet servitutet te shenuara qe ne kohen e zogut, ligji servitutit duher te jet me i qart kur kifinjt ndahen me mure shtepie , dhe hipotekat duhet ti regjistrojn ne kartelat perkatese, boll E tortura neper gjyqe qe nuk mbarojn kurr. Per kto gjera kan nevoj qytetaret!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrandi

          Zoti kryeminister faleminderit qe shqyrtoni nje nga problemet me madhore qe ka kadastra sot, jepuni njerezve pronat qe ju takojne me ligj. Tundini punonjesit e kadastres dhe cojini para drejtesise per manipulimet qe kane bere me menyrat korruptive per te tjetersuar pronat e tjetrit qe i ka me certifikate pronsie. Keta njerez me abuzime dhe rryshfete kane cuar neper gjykata nje pjese te konsiderueshme te njerszve ne kete vend.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Pse KM i con para gjykatave e denon punenjosit e administrates? Me dy srandarte keshtu, he? Ballukun ta mbroj e te tjeret ti kap nga cverku e coj ne gjykim. Hajde mendje militant, hajde.

            Përgjigjjuni
          2. V
            VISI

            KADASTREN EKA QEF KY PALLOSHI SE BEJN FALSIFIKIME PRONASH PRANDAJ E BERI ME e ALBANIA QE NJERZIT TE MOS KEN MUNDESI FIZIKE QE TE ZGJIDHIN PROBLEMET BËJN ÇA DUAN DHE KËRKOJN GJËRA TË PA MUNDURA NGA QYTETARET NJËHER NL TRE MUAJ I NDERRON QELLIMISHT QE SKA KU BJE FAJ PËR ATO QE BËJN PËRFUNDIMISHT EDHE KY ROB QIMI IKA DITET E NUMËRUARA DI JAPI LLOGARI SESBEN

            Përgjigjjuni
            1. l
              lymi

              A u diskutu edhe rritja e cmimeve te pazareve te punonjeseve te ASHK. Aty eshte si pazar

              Përgjigjjuni
              1. E
                ERTV

                PPSL !

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qyfyre rilindjote

                  Rama ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te estrades PS - kritika 2 ministrave qe pergjojne koleget (!) dhe urdher Mamica Spiropalit mos flase pa lejen e tij (e plote e keni te botuar ne gazeten DITA)

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeniceri

                    Nuk ka per te regulluar azgje nga keto se nuk e lejon ligji vdekjprures 7501.Rama edhe pse ka 86 vota nuk e rrezon kete ligj sepse dhe ai eshte brenda vorbulles se hajdutve qe kane tjetersuar pronat.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demosteni

                      Fjalë, imzot, fjalë. Kadastra është pasqyra më e qartë e imoralitetit qeverisës, e paaftesise juridike dhe e hajdutërisë pushtetare. Drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli është një njeri tërësisht e korruptuar dhe e paaftë. Deri aty arrin pafytyrësia e saj saqë refuzon regjistrimin e pronave të njohura e kthyera me vendim gjyqësor të formës së prerë. Zyrat vendore të Kadastrës janë fole hajnash të klasit më të lartë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje