
Në podcastin “Flasim, kryeministri Edi Rama foli për lirimin e hapësirave publike, një aksion që qeveria e vijon prej muajsh tashmë.
Rama u shpreh se ky mision vazhdon, teksa deri më tani në Tiranë, sipas tij, janë çliruar 140 mijë metra katrorë hapësirë publike.
“Vazhdon, vazhdon, vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike dhe imponimi i një statusi të ri të hapësirës publike. Nuk është e lehtë. Është lufta me një mentalitet të rrënjosur, mesa duket ende më thellë sesa këto 30 e kusur vite. Mesa duket, i kombinuar edhe me mentalitetin e përpara kohës kur hapësirat publike ishin hapësirat e një shteti unik në një diktaturë të ashtuquajtur të proletariatit, ku proletarët i kishin të gjitha me fjalë dhe i kishin të gjitha bashkë, por s’kishin absolutisht asgjë.
Në ndërkohë që procesi, siç e kam thënë qysh në krye të herës, mbasi kemi fituar mandatin e katërt, nuk është një proces i përkohshëm, nuk është një aksion i një jave, një muaji, dy muajsh, por është një angazhim i vazhdueshëm, i vazhdueshëm, i vazhdueshëm për të rivendosur rregullin në përdorimin e hapësirave të përbashkëta.
Vetëm në Tiranë, ku janë identifikuar shumë problematika që lidhen me zaptime hapësirash publike, janë çliruar 140 mijë metra katrorë, që nuk janë pak, ndërsa në zona si, për shembull, zona këtu në qendër, janë ndërmarrë edhe ndërhyrje shumë të forta për të siguruar çlirimin e hapësirave publike.
Ajo që ka rëndësi të thuhet është se në të njëjtën kohë po shtrihemi edhe në zonat e banuara rurale, po shtrihemi edhe në zonat që, natyrisht, dhe pikërisht pse janë zona me interes turistik, nuk mund të jenë pika ku hidhen inerte e ku ngrihen ngrehina të pakuptimta pa leje dhe paralelisht po ecim me modelet e reja që do të zëvendësojnë ato të vjetrat në bazë të studimeve të bëra nga arkitektë dhe në bazë të punës së bërë nga bashkia, si dhe përfundojmë rregulloren e përgjithshme mbi bazën e së cilës pastaj të gjithë ata që funksionojnë në sipërmarrjen që lidhet me shfrytëzimin e hapësirës publike do të kenë të qartë se ku janë kufijtë e tyre.
Dhe faktikisht, parimi i thjeshtë do të jetë 70 me 30% i një hapësire, ku 70% do të jetë gjithmonë i publikut, do të jetë gjithmonë i komunitetit, do të jetë gjithmonë i atyre që ecin në këmbë”, u shpreh kreu i PS-së.
Rendesi ka te shtohen katet e kullave pa leje, pa ketyre fakirave me lokale lagjes hiquani buken e gojes pa meshire.
Palloshi , merret me budallalleqe dytesore , per te hequr vemendjen nga hallet reale te njerezve !!!!
Le te mbledhin Fruta perime apo ti mbjedhin en Tokat e pa punuara, dhe mund te mbijetojne si mbreter... Ligji eshte Ligj .. aty do te kaloshe ti me Femijet apo me Prinderit ....Arturp Ui _ Arturo Cari... perkthehet ne Polonisht !
Po po fakira jane te shkretet,se ky i liron ata me shume trotuare zen
Fiks. Oligarkëve u jep kulla per leje, edhe atyre te Saliut, ndersa nga ana tjetër kerkon t'u thotë njerezve - "shiko çfarë bëj per ju". Keto nuk janë punët e kryeministrisë. Janë te Bashkise. Por ky eshte kryeministër, kryetar bashkie, drejtor, inxhinjer, keyeplak, polic, gjykatës, te gjitha i bën ky, ne kete fshatin tone te madh që quhet Shqipëri. Opo thuaj ka fatin e kurvës - vete Zoti dhe nje rrugaçi si Edi Rama i ve perballë je kokerr Katunari, pallë kari, si Sali Komunisti. Ndjesë per gnuhën e perdorur, por ky është fat i madh. Sa here vi ne Shqipëri, shkoj tek nje lokal ne Astir që kishte bere nje tendë te bukur, edhe me ngrohje per dimër, edhe me fresk.per verë, dhe shikoja lokalin plot, si ne Paris me dukej vetja. Vete ky maskarai dhe ja prish tendën, duke i lënë vetem nje ambient kater me kater brenda, ndersa jashtë duhet te thash se ftohtit qe te rrish. Ose te plasesh vape. Se çfare pune i prishte kjo ketij kryeministri keyeplak, vetem nje zot e di. Ne vend qe te hapte ambjentet mes pallateve, ku maskarenjte kane bllokuar edhe rruget per zjarrfikset, ky merret me tendat e lokaleve. Sepse tavolinat dhe karriget aty janë prapë - vetem tendën jo. Aaaa tendën ta prish unë. Karriget ver 50 po te duash. Po ku t'i vesh se te bie dielli ne kokë ose te lag shiu. Eh o Sali Katunari çfare na bëre. Per nje katunar komunist nga Viçidoli, vuan populli sepse nuk voton dot kunder nje kryeministri si ky.
Te lumte bravo te madhe ... nder shume pune qe jane me mijra , edhe ne kete program pune per pastrimin e vendeve Publike... ke nje Falenderim nga secili shqiptatre ... Fjalet me te mkra ndegjohen kudo.... pervec nje pjese te atyre pacavuleve koke me cepa, qe sju ka ardhur mire... Duhen vite te tera Civilizimi zdrukthimi i kokes nga me cepa te drejte...Operacione te veshtire ne Kirrurgji..
PPSL !
Populli,ka tere kohen qe trute e tu, te atrofizuara nga shekujt e kaluara, prehen tek varrezat e sharres, vecse trupi tend endet si zombie, neper bote, per te neveritur dynjane.
Po, jane liruar! Por jane zaptuar 280 mije te tjera! Hahahaha
Ndoshta po te genjejne ata qe ke nen vete zoti Rama. Parkinget abuzive qe u prishen ne fillim te fushates po hapen perseri, tendat e lokaleve po rivendosen , trotuaret jane plot me tavolina. Po flas per Tiranen e re ,nuk eshte larg ,mund ta verifikosh. Nuk jane fushatat dhe aksionet zgjidhja, puna behet cdo dite jo here pas here.
Zoti kryeminister mundet te jeni i pa informuar plotesisht per hapesirat publike. Ne gusht qe filloi ajo vale prishjesh gjithe njerezit ju kane mbeshtetur dhe thane shyqyr qe u hapen,por me keqardhje ju themi se 90% e atyre qe u prishen jane po aty me pretendimin se keta paguajne tax qe per mua kjo tax ne qofte se eshte eshte komplet abuzive se leket nuk i merr shteti ne rastin konkret bashkia por shefat qe drejtojne. Nuk eshte vendosur nje rregull se sa lejohet distanca ose pjesa e hapsires 1,2,3, m..nga muri baze i pallatit. Une jetoj tek komuna e Parisit dhe ju them me pergjegjesi me shembuj konkret. 1-bar komuna ne ane te bustit te Selamit.2-lokalet tek sheshi mbrapa tek bkt.3-Oslua ne rrugen kryesore qe zbret tek semaforet e stadiumit Selman Stermasi,e shume te tjere qe ti ze me radhe,por ne gjithe Tiranen,vetem sa kane hequr kapellet e salduara tendat dhe ne vend te tyre jane vendosur cadra te medhaja dhe nuk eshte liruar asnje m..vend karriket dhe tavolinat jane po aty. Madje mund tju them me pergjegjesi se dhe ankesat ne portale nuk meerren para sysh si me pare,ose shkon polici i bashkise i heqin sa per te bere nje fotografi dhe sa kthen shpinen te fortet i vendosin prap aty ku i kane.