Lufta/ Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

29 Mars 2026, 11:24Politika TEMA
Lufta/ Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme, për shkak të pasigurisë dhe zhvillimeve të paparashikueshme në zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet veçanërisht të evitohen udhëtimet turistike, deri në një njoftim të ri nga autoritetet.

Ministria po monitoron situatën në vazhdimësi dhe premton të informojë publikun për çdo zhvillim të ri që mund të ndikojë në sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve.

3 Komente

  1. k
    kureshtari

    Auuuuuu,po çka do të bëjnë këta gurbetlijet tona që bukën e gojës e kanë fituar duke punuar si "nfluencere" e ......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abu Albani

      Lajm akoma me i keq per turko arabet e Koqovos dhe Maqedojanes, qe shkojne ne Meke.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mona me brekët e gjona

      Po pse paskemi Ministri të jashtme dhe ambasada neve mo tu keqen? Apo vetëm për dekllarata.... dhe për ti ngacmuar seksualisht.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje