Skenarët për reformën territoriale, PS heq dorë nga 66 njësi vendore? Mazniku: Nuk kemi qëllim numrin e madh të bashkive

30 Mars 2026, 17:45Politika TEMA
Skenarët për reformën territoriale, PS heq dorë nga 66

Socialisti Arbian Mazniku ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.


Nuk është diskutim për konsum publik. Diskutimet bëhen në forumin e PS. Spiropali ka dhënë kontributin dhe vazhdon ta japë”, tha Mazniku.

Drejtuesi socialist i Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale pati edhe një përplasje me Auron Kalanë në “Shqipëria Live”.

“Së pari, PS pranoi që në momentin e parë që të ketë një numër të barabartë anëtarësh në komision, që ishte një kërkesë e bërë nga opozita në momentin e krijimit të komisionit. Kemi krijuar barazinë, kemi krijuar mekanizmat e ndërtuar brenda komisionit për të rënë dakord me opozitën. I pranuam bashkëkryerësin opozitës.

Unë besoj se duhet një argument që duhet bërë me detaje. Të kesh më shumë bashki nuk është një qëllim në vetvete. Ne duhet të kemi strukturat që në të njëjtën kohë arrijnë të në të njëjtën kohë arrijnë të realizojnë dy objektivat që janë në tension me njëra-tjetrën. Nga njëra anë na duhen bashki më efecientë, që do të thotë të kenë burime njerëzore, burime financiare, përgjegjshmërinë institucionale për t’i realizuar projektet e elektroneve të tyre, për të organizuar punët që kanë të bëjnë me strehimin, punët sociale, mjedisin etj. Nga ana tjetër, na duhet të krijojmë mekanizmin e drejtë të demokracisë, mënyrën si ndërvepron qytetari me institucionin. Krijimi i një ekuilibri mes eficensës dhe demokracisë është krijimi i sfidës që kemi bashkërisht.

Nëse nisim nga qëllimi i ngushtimit elektoral, që na duhen më shumë bashki që ne kemi mundësinë të fitojmë ndonjë nga këto bashkitë, atëherë nuk jemi duke i ofruar shërbim qytetarëve”, tha ndër të tjera Mazniku.

4 Komente

  1. P
    Populli

    Ne Shqiperi duhet te jete aq bashki sa ka patur rrethe ne kohen e monizmit ku nderthuren ne harmoni faktoret politike ekonomike social kulturore traditat etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shume bashki shume hajduter te Saliut

      Bravo, edhe 12 bashki jane shume!

      Përgjigjjuni
    2. I
      Intelegjenca

      Bashkite qe jane sot e kan largura sherbimin nga qytetaret, me mire kan sherbyer komitetet ekzekutive te ballhutes se sa sot, Kjo mazhornace e ka humbur komplet mardhenjen me qytetarin, njerzit po ikin vetem se nuk kan sherbim , prandaj duhen bashki te vogla dhe eficese e jo bashki te medhe qe nuk ofrone as gje bile as ne qytete nuk sherbejne se ne fshatra as qe ekziton fare sherbimi. O ju pushetar qyqar kethjellohune e sherbeni qytetarve shperndjanei popullsine ne teren se e shkaterruan plotesisate shqiperine

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktori

        Ne kohen e monizmit,kishte njerez me tru,stratege,qe i gjykonin gjerat ne cdo drejtim dhe shume gjera i kishin vendosur aq bukur ,sa mund te ngeleshin te perjetshme.!!!! Cdo qytet i madh ishte bere rreth dhe atje ishte vendosur Komiteti Ekzekutiv. Ashtu le te vendosen edhe bashkite ( Me ndonje ndryshim te vogel) per terrenin apo per perberjen e komunitetit! Po e bejne koklavitje,qe te duket se lodhen duke "punuar"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje