Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

30 Mars 2026, 19:00Politika TEMA
Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe

Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit ishin në fokus të takimit mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili dhe të ngarkuarës me punë të SHBA-së Nancy VanHorn në Tiranë.

Gjatë takimit, palët vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa u theksua angazhimi për vijimin e reformës në drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit.

Ismaili nënvizoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të angazhimeve në kuadër të NATO-s, si dhe investimet dhe trajnimet për rritjen e sigurisë kibernetike.

“Mirëprita në takim të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, me të cilën vlerësuam marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes vendeve tona. Ritheksova angazhimin e shtetit shqiptar për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, vijimin e reformës në drejtësi, respektimin e angazhimeve të NATO-s në fushën e mbrojtjes, si edhe investimet dhe trajnimet për garantimin e sigurisë kibernetike. Në thelb të këtij përkushtimi mbetet sigurimi i një mjedisi të qetë e të sigurt për çdo qytetar, e ngritur mbi debatin konstruktiv dhe përgjegjshmërinë institucionale”, u shpreh Ismaili në rrjete sociale. 

 

2 Komente

  1. L
    Lexues i Gazetes TEMA

    "Mikprita" - shkruaj znj. Ministre, jo "Mirëprita", sepse jepni mesazh të keq!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Mancy cfare detyre ka apo roje ambasade, amerikaneve po ju ben mun DJT nuk i komsideron me kush te rendesishem

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje