Tabaku: “Të hapet gara në PD, nuk i bën keq askujt. Kam qenë gjithmonë kundër përjashtimeve”

31 Mars 2026, 12:05Politika TEMA
Tabaku: “Të hapet gara në PD, nuk i bën keq askujt. Kam

Pak ditë më parë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinj në Shkodër, bëri një deklaratë që u prit me shumë interes. Ajo tha: “PD nuk e ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj”, duke iu referuar edhe debatit të fundit në parti për përjashtimet, e konkretisht edhe për Ervin Salianjin, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar përballë Sali Berishës për Kryetar të PD-së, pavarësisht se cilësohet si i vetëpërjashtuar prej tij dhe drejtuesve të partisë.

Sot Jorida tabaku ka bërë një tjetër deklaratë në media, duke u shprehur se PD ka nevojë të hapet, por edhe se gara duhet të hapet në mënyrë që kushdo të ketë mundësi të garojë në PD.

“Në PD ne kemi nevojë të hapemi. Unë këtë mendim kam pasur edhe kur ishte debati më i madh në PD dhe thoja s’kemi asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveçse të bashkohemi. Edhe kur ndodhën përjashtimet atëherë, kam qenë kundër. Debatet e brendshme unë dua t’i bëj në parti dhe unë i qëndroj deklaratës sime, parimit se PD duhet të hapet, duhet të rritet, duhet të zmadhohet.

Unë them të hapet gara, të ketë mundësi kushdo të garojë në PD. Gara nuk i bën askujt keq”, ka thënë ajo.

6 Komente

  1. K
    Kapterri

    Flet kjo qe nuk thote asgje kur flet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu do shpalle Tabakun horre e Kuvendit

      Tabaku edhte ne lufte direkte me familjen nongrata. Tani Saliu i hap dosjen e korrupsionit dhe Tabaku aratiset me strehim ne Gjermani me pretekstin se i kercenohet jeta nga Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Cflet mor karush?! Tabaku eshte nje HANEME e Non Grates. Mos harro qe atje eshte vetem prej Saliut

        Përgjigjjuni
      2. U
        USA citizen

        Kjo eshte loje e saliut me kete shurren boshnjake. E ka urdheruar te beje toleranten te ndryshmen dhe i jep nje post te larte ne PD dhe tbote ja PD u reformua dhe nje shkelje syri Rames dhe ja PD ne PUSHTET! Varileshtokracia.... Pse nuk e publikoni?!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dridhe tabake per kriminelin sali

          Ti haneme do dredhesh belin se po te perjashtojme edhe ty me alimahamutin

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frroku e noc rroku

            I publikoni komentet vetem atehere kur i hiqni nga faqja kryesore artikujt... Sa bythe e zgjuar, por e shpuar, jeni... Gjynah....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje