Rama nis turin 'Për punët e Shqipërisë', mbledh kryebashkiakët të premten në Tiranë

31 Mars 2026, 12:45Politika TEMA
Rama nis turin 'Për punët e Shqipërisë', mbledh

Pas takimeve të zhvilluara dy javët e fundit me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit të tij, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte kryetarët e bashkive.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryebashkiakët e të gjitha qyteteve të Shqipërisë do të mblidhen në Tiranë në orën 11:00.

Ky takim shënon nisjen e turit kombëtar të Partisë Socialiste nën moton “Punët për Shqipërinë”, i cili është pjesë e strategjisë së komunikimit të socialistëve që do të zgjasë rreth 9 javë.

Gjatë secilës javë, diskutimet do të përqendrohen në tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin e vendit, duke përfshirë Bashkimin Europian, ekonominë, pagat dhe punësimin, turizmin, kulturën diasporën si dhe arsimin, bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Kryeministri Rama prej dy javësh tanimë ka nisur një sërë takimesh me asambletë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me hapat strategjikë që do të ndiqen gjatë këtyre javëve. Një ditë më parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi në emisionin “Top Story”, se forca politike ku dhe ai bën pjesë ka “ndezur motorët” dhe po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vendore të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Ne po përgatitemi për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Kemi nisur procesin, jemi në fazë përgatitore për zgjedhjet e brendshme në parti për të shkuar në përgatitjet e shtator-tetorit për garën e ardhshme elektorale”, deklaroi Klosi.

1 Komente

  1. L
    Lymi

    O Edo! U lodhe mre bab, raskapit fare po hallin e miletit! Rri ul ti bab , pse u sekëllidse tina? Nj’ashtu ul dyst se hallin miletit do i boj dermon garipat e tu, ministra e deputet. Rryp kaishi i ke bab, veçse dardha e hallvasije dun t’gjith.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje