Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se personat që po përjashtohen sot nga PD, duhet ta kenë për nder, pasi Berisha po e çon partinë drejt fundit.
Haxhiu e bëri deklaratën teksa në studio po diskutohej për përjashtimin e Alesia Balliut dhe Doris Madhit, të cilat janë shpallur armike nga kupola e PD.
"Është për keqardhje mënyra se si ka përfunduar PD. Këtë detyrë e ka marrë themeluesi i saj, ti japë fundin PD-së. E ka marrë si detyrë politike dhe biologjike për PD-në.
Ju jeni një model për të cilin do të gjenden plot rrugës që do të ketë fati tuaj. Megjithatë, fati juaj, ju e keni si fatkeqësi por konsideroj se duhet ta keni për nder, që përjashtoheni nga një njeri që do ti japë fund PD-së. E keni dhimbje, sepse keni kontribut.
Nuk është rast turpi, pasi në politikë turpi është i mbështjellë me retorikë dhe gjendet gjithmonë një arsye dhe armik brenda, por një parti që po shkon në fund të saj dhe nuk ka shpresë te ngritja, me këtë logjikë, nuk ka luksin që njerëz si ju ti largojë. Këtë luks që përdor Berisha, nuk e di ku e çon, por e di që po i bën nder të jashtëzakonshëm partisë në pushtet, prej kohësh.
Çfarëdo meritë të ketë në të kaluarën, është njeriu më i gabuar. Kërkon rikthimin e tretë duke menduar se baskësia ndërkomëbtare apo SPAK do të rrënojë të gjithë, do të vijë një revolucion", tha ndër të tjera Haxhiu.
Hitleri Sali nuk eshte themeluesi PD
Kush largohet nga PD mbush pozicionet vakante ke PS, bile, dhe kete e kam nga burime te sigurta, jo si vellai i Qimit qe lexon komente dhe i konsideron si burime e te dhena te sigirta, se Rama po hap pozicione te reja qe te mbledhe gjithe te larguarit e PD, te cilet te lodhur nga 13 vite pa i zene grepi ndonje cironke jane gati te hapen shalesh
Merru me partine ne pushtet qe i rreshton deputetet te votojne si delete gjithcka qe do Lideri.
Keqardhje qe vendit tim ende i mungon ne poltike e Djathta patriotike.
Se mos është gjë e djathtë PD-ja????????????
Ata që Berisha i përjashton si tradhtarë, janë me fat. Menjiherë i merr Rama dhe i gradon gjeneralë. Për socialistët, ata që e voojnë, as nuk interesohet fare Rama.
Titulli më i bukur që e kam lexua!