Këtë herë nuk do të ketë një miting madhështor si në fitoret e mëparshme të Partisë Socialiste. Tre ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, pritet që kryeministri Edi Rama të dalë me një mesazh falënderues drejtuar shqiptarëve për mbështetjen.
Ende nuk është e qartë nëse ai do të shfaqet para mediave nga selia e PS për të lexuar fjalën e tij, apo nëse mesazhi do të jetë i regjistruar në formë video. Edhe pse Rama u paraqit sot në selinë e partisë, ai nuk dha asnjë prononcim për gazetarët e pranishëm.
Ndërkohë, në kampin opozitar ka pllakosur heshtja pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ngujuar në seli dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi hapat e ardhshëm apo ndonjë analizë për rezultatin dramatik të 11 majit.
Lini një Përgjigje