
Opozita e ka sulmuar ashpër vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis, në Shqipëri.
Pas Sali Berishës, që dënoi fjalët e tij në Himarë, këtë radhë nga “Foltorja” ka reaguar Genc Pollo.
Me një shënim të gjatë, Pollo thotë se Mitcotakis erdhi në Shqipëri me një synim ogurzi.
Shkrimi i Pollos
Vizita e kryeministrit të Greqisë, zotit Qiriako Micotaki në Himarë, Vurg e në Dropull nxiti një sërë komentesh pjesërisht kritike. Këto kishin të bënin me interesin elektoral të vizitorit, i cili hyn në zgjedhje vitin e ardhshëm (ky është i vetëkuptueshëm), me negociatat për kufirin ndërshtetëror detar (këtu hamendësimet janë pasojë e transparencës zero nga qeveria jonë), me përkrahjen në udhën tonë drejt BE me theks tek të drejtat e minoritetit grek (kjo është konstante e Athinës) si dhe me një synim ogurzi të z. Micotaki për të krijuar një shoqatë të bashkive me popullsi grekofone si prelud për një autonomi të Vorio Epirit apo edhe më keq për një secesion të tyre nga Shqipëria e për aneksim nga Greqia (për këtë më poshtë).
Një deklaratë e z. Micotaki në Himarë, e cila kaloi në heshtje, e që sipas meje lipsej të kishte marrë më shumë vëmendje e minutazh se të tjerat, ishte premtimi i tij "se do të kujdesej që himariotët të gëzonin realisht pronat e tyre".
Sfondi i kësaj deklarate është një fushatë grabitjeje pa din e pa iman në dekadën e fundit të pronarëve tradicionalë në bregdetin e Jonit. Jo se kjo nuk ndodh, bie fjala edhe në Golem apo Shëngjin. Por këto mbeten jashtë fokusit të Athinës; ashtu si dhe Prishtina e Tirana përqendrohen tek të drejtat e njeriut në Preshevë e jo në Novi Sad.
Publiku është njohur me episode të grabitjes kur politikanë të mazhorancës kanë rezultuar përfitues arbitrarë të trojeve për ndërtim në kurriz të banorëve. Një rast ishte deputeti i PS, i cili ironikisht ishte edhe shefi i task-forcës qeveritare për verifikimin e pronësisë në Breg. Një tjetër rast më i freskët është zaptimi i plazhit e i favoreve shtetërore nga një ministër kryesor i qeverisë përmes familjarëve, të cilëve ju dha statusin e "investitorit strategjik". Po përmes këtij mekanizmi iu grabitën Kishës Ortodokse Autoqefale afro 10 hektarë të Manastirit Shëngjergji në Ksamil për ndërtimin e një resorti turistik aty pranë.
Por shumë më shumë janë zaptimet që mbeten nën radarin e debatit publik. Ato fillojnë nga zaptimet e vrazhda ku aktorët janë biznesmenë pranë qeverisë, që përmes falsifikimeve në Kadastër u rrëmbejnë pronën himariotëve duke u lënë kalvarin e gjykatave si të vetmen udhë shpëtimi. Por ka edhe grabitje të butë: biznesmeni pranë qeverisë e me porosi nga lart shkon në fshatrat gjysmë të braktisura dhe u blen pronarëve shtëpitë për një kafshatë: e mbasi ka blerë gjysmën e fshatit qeveria e shpall "strategjik", i jep fonde falas nga projekte qeveritare dhe e "ndihmon" për kredi të buta nga banka zhvillimore për të ndërtuar një fshat turistik të traditës.
Shembuj të tillë mund të sillen pa fund. Aplikimi i ligjit "Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë" i v. 2020 ka sjellë vetëm regjistrimin e 8 pronave nga 8000 kërkesa të paraqitura. Arsyeja eshtë se secilit pronar për regjistrimin e pronës apo më pas për leje ndërtimi i duhet të japë rryshfet përqindje të majme të pronës e të biznesit.
Opozita e kundërshtoi në Kuvend e në publik p/ligjin për investitorët strategjikë (v.2015) me argumentin se, në kundërshtim me kuadrin ligjor, i mundësonte qeverisë shpronësimin diskrecionar e potencialisht abuziv të pronarëve. Këtë shqetësim ia paraqiti edhe Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës që interesoheshin për këtë çështje. Gjatë këtyre bisedave u vu re se të njëjtën linjë vepronte edhe diplomacia greke e motivuar nga shqetësimi për pronat e himariotëve. Kjo e plotëson kontekstin e sipërpërmendur.
Sa për çështjen e asociacionit të bashkive grekofone apo kërkesës për vetëvendosje të shpallur nga z. Micotaki në Himarë nuk gjeta referencë direkte në media por nuk përjashtohet që diçka të jetë thënë. Por që të marrim të mirëqenë që janë thënë me atë kuptim dhe që ky asociacion do të ishte hapi i parë për gllabërimin e Vorio Epirit, duhet një sforcim i madh e i pajustifikuar nga marredhëniet miqësore mes dy vendeve tona. Për më tepër të mos harrojmë se në tridhjetë vitet e fundit votat në këto bashki janë ndarë pak a shumë në tresh mes BDNJ, PS e PD. Çka do të thotë se dy partitë kryesore të Shqipërisë kanë përkrahjen e gati 2/3 të elektoratit në këto bashki. Ndërsa në komunat serbe në veri të lumit Ibër votohet 100% për parti serbe të varura sot nga presidenti Vuçiç e dje nga presidenti Tadiç. E ku çdo referendum për shkëputje nga Kosova e për bashkim me Serbinë me gjasë do të jepte rezultate të ngjashme.
Prandaj dhe alarmizmi sensacional, edhe kur është i ndershëm apo qëllimmirë, shpesh pengon vemendjen ndaj problemeve reale; ose siç thotë populli: “Ujku, ujku!” por çakalli bën kërdinë!
Ska asnje dyshim o genc polla se vizita e grekut eshte me synim ogurzi por ama ti si patriot a ke menduar nje her se pse dhe kush i mundesoj greqise te jet kaq e instaluar ne shqiperi, nese JO i nderuar ateher si ka mundesi qe sali berisha dhe partia jote qoft PD qoft foltorja qoft qenefi çdo her kandidat per kryetar ne Himare psh, ka mbeshtetur te vetdeklaruarit grek duke kercenuar hapur shqiperine se deri ne Korqe eshte toke greke, pa harruar te te pyes se Ku ishe ti kur sali berisha per kshilltar spécial per siguri kombetare kishte kriminelin serb fazlliq, Ku ishe ti i nderuar kur qenefi yt i quajtur PD financohej nga muzini rus, pra i dashur poll siq duket rrahja qe te beri sali berisha ate kohe kur ti fije te beheshe kryetar i partise ta ka fshir trurin apo me mur me thane ta ka kurdisur me trurin e tij qe ti te thuash ate qe mendon sali berisha, po per detin kur ja fali grekut Ku ishe genc djali apo ste kujtohet, po per biznesin me millosheviqin Ku ishe genc polla apo te gjitha krimet e sali berishes te duken normale ty, siq i dukeshin grekut ate kohe por edhe tash qe kembengul ne ato pismarrveshje, ne fund i dashur polla ska dyshim se kjo vizite eshte me qellime te rrezikshme per shqiperine por mos harro se edhe bollano,dulle e kushdo nga te vetdeklaruarit si grek jane poaq me synime djallzore dhe ti hesht dhe edhe pse je kunder do ti votosh sepse ske qare ose do shkosh tek Olldashi.
I gjithe shkrimi per te mare nje "like" nga Berisha. Une mendoj te publikohet nje liste me te rrahurit e Berishes sepse do te beheshin me interesante shkrimet e tyre.
Eshte e pamundur me gjet nji Karakurve kaq te peshtire si saleh shpellari eshte grada me e Ndyre e Karakterit te nji Prostitute saliu eshte Shpirti i Prostitutes Toksike . Gjithe veprimtarine e tij i sheerbeu Serbitb e Grekut i furnizoj me Nafte Sllobodanet me vra shqiptaret ne Kosove - i fali Detin Greqise dhe jolarg por dje doli dhe e mbrojti" Detin e Vocidolit" sot bo gjasme patriot haaaaaaaaaaaaahahahah nji Prostitute e papare ne Bote . Uroj qe t'i ngrije Muti ne Gurrmaze kte Vite
Ky Polos greku ,artikullit i ka vene nje emertim qe eshte krejt ndryshe me brendin.Ky duhet te jete nje kelysh i janulles qe flamurin grek mban nen jastuk.Rrace tradhetaresh!
Pollo eshte grek dhe ate shume i keqe. Ne politik eshte zgjedhe me votat e shqiptareve per ti be gropen Shqiperis.
Kuqot si Pollo janë njerzit më të këqinj në botë dhe perëndia këta monstra i ka bërë të tillë që të dallohen .
Ore plehra mPollo , mos kujto se u harruan bemat e tua te zeza . Kur ti mishe m inister i arsimit , ne qeverine e bajraktarit serb tge Vicid9olit , ne shkollen 9 - vjecare te Boboshtices ne Korce , mesimi cdo dite fillonte duke kenduar nga nxenesit te rreshtuar ( ne oborrin e shkolles ) himnin e flamurit grek . Kur drejtoria rajonale arsimore Korce te vuri ne dijeni per kete ngjarje te shemtuar e tgeper shqetesuse , ti , me indiferencen e qetesine me te madhe , u pergjigje qe " Nujk kam dijeni per nje gje te tille . . " Por , edhe ne se vertet nuk dije gje deri atehere , a nuk ishte venie te dijeni nje njoftim i tille ?! Ti nuk levize as qerpikun , sa kohe ishe ne krye te asaj ministrie , bile edhe si zv.kryeminister ! Ja pra se cfar palaco je ti ndyresire !