
Nga Ylli Pata
Pasi mazhoranca nuk bëri etejë në Parlament për të mbrojtur dhëmbë për dhëmbë kandidaturën e Adrian Dvoranit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njerëz të mekanizmit mediatik të Berishës e shikuan këtë si një sinjal antiamerikan të Edi Ramës. Siç e panë edhe zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Edhe pse qëndrimi politik i mazhorancës socialiste ndaj zotit Dvorani ishte krejt jo logjik, pasi mazhoranca ishte e para që u frustrua nga presioni pa logjikë i opozitës, gjithsesi ka një segment ku mund të diskutohet përtej logjikës profesionale e juridike.
Adrian Dvorani edhe pse është emër, pra individ, nuk është politikan, ai është kthyer në një mankth ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, sepse ai nuk është marrë me ta, por ka ndjekur logjikën institucionale. Edhe pse është i prekur në asht nga politikat qeveritare të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pasi një vëlla i është vrarë në katastrofën e Gërdecit, por edhe është pjesë e vendimit për videon Meta-Prifti, ku siç dihet ka qenë kundër qëndrimit të shumicës.
Fakt është se kjo mazhorancë, me zërin e kryeministrit Edi Rama bëri të ditur se ajo nuk e sjell kandidaturën e Dvoranit si qëndrim politik, por duke i lënë Kuvendit lirinë e zgjedhjes.
Edhe pse realisht ky qëndrim nuk përputhet me realitetin dhe mbështetjen e zyrtarëve të drejtësisë që u janë bërë mankth politikës. PS ka vënë një precedent që nuk ka ndodhur më përpara. Si PD-ja në mandatin e parë me Rustem Gjatën, ashtu edhe PS-ja më pas me Fehmi Abdiun, vërtetë sollën emra të njohur të jurisprudencës, por ata ishin pjesë e një prapranueshmërie nga opozita. Edi Rama, ka sakrifikuar Ardian Dvoranin i cili është një magjistrat nivelit të lartë cilësuar i tillë edhe nga SHBA për të dhënë një sinjal politik. Po a e ka perceptuar si e tillë opozita? Nga të dhënat e njerëzve pranë Berishës, shikohet se është parë si lojë, kur në fakt nuk ka qenë e tillë, por një sinjal politik, që po u kuptua në të kundërt atëherë nuk ka pse bëhet debat. Për herë të parë në këto 30 vjet, një mazhorancë tërhiqet për një institucion thelbësor, duke ofruar një precedent. Ku në radhën ë ardshëm të ofrohen kandidatura të pranueshme, por që nuk mund të kontenstohen…
TemA
serish Illi qe "shkruan" e s'di cfare thote....
mesazhi i. les hit nga i gjati
Illi i ka then te tera, moj Sara :::::: """"""Pasi mazhoranca nuk bëri betejë në Parlament për të mbrojtur dhëmbë për dhëmbë kandidaturën e Adrian Dvoranit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njerëz të mekanizmit mediatik të Berishës......""" !!! Nga Mazhoranca prej 80 votash, votuat vetm 14 vet pro Dvoranit.....ndersa ky lepiresi pi Dibre thot qe maxhoranca nuk luftoi dhemb per dhemb!!!!!!...@@@Maxhoranca Votoi Kunder Dvoranit, por ja la dobichin ne dere opozites@@@________________________.......Mesazhi i ketij votimi te turpeshem eshte i qart: Dvorani, nje gjyqtar me integritet, i mbeshtetur nga USA, urrehet njesoj si nga Opozita dhe nga Mazhoranca, sepse te dy palet jane Turpesisht te KORRUPTUARA.@--------------------Illi, pul pi Dibre, e di mir se c'thote, se pret Kocken ta lepij....Kocken e qenit qe ja hedh maxhuuurrranca PirdhuuuuuuuLindase
Burre me te mire se Dvorani nuk e ka atdheu , Korca dhe Dvorani dhe me vjen keq per moszgjedhjen e tij por mos u merzit o Patronazhist se ka 100 vende me te mira ku mund te futet Dvorani se Dvorani prodhon mollet me te mira ne Shqiperi Me behet qejfi per lajmin e bukur qe me dhe dhe te falenderoj Sa bukur e the :Nje gjyqtar me integritet i mbeshtetur nga USA " Te tille njerez i duhen Partise
Nuk eshte fare precedent,se Avokasti i Popullit eshte nje shtojce pa asnje vlere sa per te punesuar ca militante dhe per te bere propagande mashtruese se gjoja paskemi demokraci! Rama i ka marre te gjitha pushtetet si DIKTATOR PUSHTUES,prandaj nuk i behej vone se nuk pati nevoje per kete gjoja "Avokat"! Se po aq kot eshte edhe KLSH,per derisa denoncimet e tij per korrupsion asnjehere nuk ka PJERDHUR qeveria,pra nuk i ka marre parasysh! Jemi ne DIKTATURE dhe mjaft bete propagande!
Fisnik, diktature quhet kur partia e merr pushtetin me dhune dhe jo kur opozita ja jep vete pushtetin duke braktisur parlamentin dhe zgjedhjet. Te presim zgjedhjet e ardhshme qe te shohim sa vota do ti jape populli "diktatures".
Juristi me dinjitet profesionl dhe moral Ardian Dvorani ishte kandidatura me prefekte per President te Republikes, i cili do t'i jepte nje autoritet dhe perceptim te ri Pushtetit Gjyqesor ne Shqiperi.
Budapest le te shpresojme si mendon ti! Kenaqesi perkete vend, we gjerat po shkojne si duhet!
Akoma mereni me prokurorin komunist????
Ka mundesi te jete frika e mazhorances ndaj Dvoranit. Esshte turp te mos votohet Dvorani nga mazzhoranca socialiste. Te dy palet plehra te pandreqshem. Fatkeqesi e madhe te fitoje Rama per hete te kater.
Turpi i madh si per maxhorancen dhe E.Ramen I cili Edhe nje here tregoj paftyrsine e tije.Ka menduar se do ti vij rradha te gjykohet nga drejtesija dhe Dovrani nuk toleron.
Ky gazetar pa lidhje behet garant qe ska qene loje,iniziativa per Dvoranin ishte Nga Ish partia e Gjinushit me bekimin e te gjatit,me pase ju prishen linjat te gjitheve,kete ti gazetar cfar e quan???
Politika nuk do drejtesi. Do rrumpalle. Jemi rrace hajdutesh.
O Pata. Përderisa opozita deklaroi votën kundër Dvoranit për të plotësuar numurin e nevojshëm 84 vota, Dvorani ishte i djegur, sepse në këtë rast, sipas ligjit e fiton kandidati që ka marrë numurin më të madh të votave gjatë votimit në KLP, suç ndodhi realisht.