Presidenti Begaj firmos dekretin e lirimit te Bendos. Dilemë kreu i ri i SHISH

23 Dhjetor 2022, 15:20Politika TEMA

 

Presidenti Begaj firmos dekretin e lirimit te Bendos. Dilemë kreu i ri i

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është liruar nga detyra. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Bendo i cili ndodhet prej muajsh në SHBA për trajtim, është larguar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

Dekreti

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

Bendo u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. 

Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.

 

2 Komente

  1. P
    Piro

    Sa per kujtese: Zoti Bendo eshte edukuar ne Greqi dhe nga pervoja kombetare ne dime influencen e madhe te vendit ku ke studiuar ne simpatite personale dhe ne punen tende.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bora, shiu dhe Ramziu

      Aqif Piro e di shume mire, do jete cun Shupenze......

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje