Salianji shpjegon foton e kandidates së PD për Bashkinë e Korçës në praninë e Sotiraq Filos

23 Dhjetor 2022, 09:11Politika TEMA

Salianji shpjegon foton e kandidates së PD për Bashkinë e

Një foto e kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli, e cila fitoi primaret, shkaktoi habi në media dhe rrjetet sociale, pasi ajo shfaqej me një grup personazh, ku ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kundërshtari i saj.  Kjo solli edhe aludime se mes tyre mund të ketë miqësi dhe se primaret mund të jenë ndikuar nga socialistët. 

Ervin Salianji, deputet i PD në qarkun e Korçës, e ka hedhur poshtë këtë aludim, duke deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit", se zonja Aliolli ka qenë në një aktivitet me studentë, duke qenë se është pedagoge dhe se kryetari i Bashkisë ka qenë gjithashtu pjesë e të njëjtit event. 

Ervin Salianji: Një foto nuk tregon plotësisht të vërtetën. Ledina Aliolli është dekane e Fakultetit Ekonomik në Korçë. Për Ledinën, ka qenë deputete e PD, nënkryetare e PD, është njeri strukturash. Ka fituar primaret. Një foto, mund të jetë aktivitet studentor si dekane. Më duket sulm i padrejtë në këtë rast. Ka mundësi që ata që e kanë dërguar, rrinë me Peleshin.

Enton Abilekaj: E kanë dërguar të PD-së. Madje e publikuan në facebook dhe thanë nuk dimë për kë të votojmë.

Ervin Salianji: Kaq sa di unë po them se ka karrierë të gjatë në PD.

Enton Abilekaj: E di cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që ka patur shumë akuza në rrethe, se në primare kanë ndërhyre socialistët. Kjo foto krijon një lloj kompromentimi, është më mirë që sqarohet. Në këtë pushtet që korrupton dhe këtë opozitë që ka treguar se korruptohet, mbetet frika se ndërhyrja e pushtetit mund të bëhet edhe në bazë. Urojmë të mos ndodhë kjo dhe të mos jetë ky rasti. 

Ervin Salianji: PD e Korçës e ka patur një problem, ka patur dikur kontroll nga Niko Peleshi, por nuk është ky rasti. Ky është rast në ambient universitar.

4 Komente

  1. m
    mond

    Pd bashke me mediat qe ka nga pas e sheh cdo gje bardh e zi. Ku eshte problemi se jane ne nje aktivitet te dy palet???? Pse si duhet te jene, me helmeta ne koke dhe me armet gati per zjarr??? Hajde opinionista hajde!!! Vetem vrer dhe balte dine asnje argument serioz dhe korrekt. Vazhdoni se nje avaz dini, por pse shpresoni kot te mblidhni vota ? Ja bete kesmet Rames ate qe as ne endrat me te bukura nuk e kishte pare. Nje opozite si "mize pa koke"!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka pe Korçe.

      Ofendim i madh për demokratët e Korçës , kur një monsër fshati nga Moglica bën si garip , për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Kjo plehrë e degjeneruar , nuk duhet të afrohet fare në atë qytet të kulturës dhe urtësisë ,

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata xhaxhai i Mimi Kodhelit(Mrika Vata)

        Ua ku je more kopili i Sheges kurves me te madhe te Lozhanit, me baba shoferi e zisit te koop. Bujq.Lozhan , si kushri i pare i Rexhep Metes babajt te Like Floririt , fet na u be Kryetare Komune i Lozhanit mbolli 20 vjet Hashash dhe ja shiste Like Floriri.Korca o Lule ta mbuluan koken me cule e bajga si Salianji..turp per Korcen dhe Shqiperine qe perfaaqsohe nga kopila si ky monster...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nard Ndoka ishminiser shendetesie

          O korcare po nuk eshte turp qe BABLJA pe moglice te kete ne patonazh nje qytet si Korca , ai nga qafa e pocestes nuk duhet ti afrohet Korces se ben pis qytetarine . Zonjen ne fjale nuk e njoh fare po a i del ne mbrojtje babalja Ta gezoje edhe nje mandat P S ju t’u rroje babalja

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje