Përçarja në PD, Gjekmarkaj: Shkak interesat personale dhe egoizmi! Demokratët t’a kërkojnë fajin te Berisha dhe Basha

23 Dhjetor 2022, 18:14Politika TEMA

Përçarja në PD, Gjekmarkaj: Shkak interesat personale dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së teksa ka thënë se çështja e ndarjes mes palëve është për shkak të egoizmit dhe interesave personale.

Sipas tij demokratët duhet të kërkojnë fajin te deputetët por në fakt duhet ta drejtojnë gishtin te Sali Berisha dhe ish-kreu i partisë, Lulzim Basha.

“Është një nga arsyet që preferoj të hesht pasi mendimet e mia mund të enë në kundërshtim me shumicën, qëndrimet e mia janë mbështetur me fakte. Mund të them që ndarja e PD është një çështjes egoizmi dhe interesash personale dhe mbahet peng për interesa personale.

Demokratët e Shqipërisë mund të kërkojnë fajin te deputetët por duhet ta vënë gishtin te Berisha dhe Basha, janë burimi i fatkeqësive. Mund t’i kërkojnë te Basha por nuk mjafton, Berisha e ka sjellë atë dhe e ka mbajtur dhe kur Basha i doli kundër ai e hoqi. Kjo s’do të thotë që Berisha është një lider që nuk vlen, por e ka konsumuar kohën e vetë politike e historike.

Unë e kam dashur dhe e kam votuar shumë herë, për mua është e dhimbshme që kjo parti sot të kthehet në një parti lokale ku përfaqëson vetëm zonat rurale të vendit. Berisha tha që do ta hapë PD-në por ka ish-ministra dhe njerëz të përfolur. Kjo parti nuk është hapur, qasja që ka pasur me pjesën tjetër ka qenë asgjësuese, unë e shoh veten jashtë të dyja grupeve.

Unë e shoh veten te PD e votuesve, unë jam te PD sa mundem dhe sa di i shërbej opozitarizmit. Duhet të investohet për një lider të ri përbashkues. Liderin e prodhon vota por për të shkuar aty duhen disa vullnete, duhet vullnet i madh nga Berisha, edhe nga lideri i vogël Basha, që mos të bëjë llojin e rikthimit, nëse do kthehej do e bënte për interesat e veta. Druaj se fjalët e mia do vërtetohen shpejt.

PD-në mund ta bashkojë kushdo, ka njerëz shumë të zotë në vend. Nuk mund të kërkohet fitorja gjithmonë te Berisha", deklaroi Gjekmarkaj  i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24. 

7 Komente

  1. B
    Buda

    Gjekmarkaj thotë se Berisha është një lider që vlen, por e ka konsumuar kohën e vetë politike e historike. Po pervoja e Bajraktarit te Vicidolit, Kreu i Agjentures Serbo-Ruse ne Shqiperi, Kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha vlen si nje mesim historik per shqipatret qe te hapin syte per te mos zgjedhur ne krye te shtetit nje Monster tjeter si ai.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiuni Tropojes Xhevdet Mehmeti Krminel me damk

      Gjek Gjon Lesh Msrkaj bythlepires prej Vicifol akoma merreni me te Qente me psgese e Spiunat e Saliut. Demokraci = Arben Kraja ne burg atehere populli ka besim tek SPA-ku.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazimi

        Agron ! Si burre i shkolluar, ti dhe shume te tjere duhet te kuptoni nje gje shume te rendesishme ( pervec shume gjerave te tjera ): Sali Berisha ka qene, eshte dhe do te mbetet nje politikan falco. Ai eshte katandisur ne idhullin e katundareve, jo ne kuptimin e vendbanimit, por ne kuptimin e mentalitetit dhe kultures. Kaq per sot.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Gjekmarkaj! Si ti dhe shume si ti brenda PD, nuk jeni demokrate por interesaxhinj (si ata qe stigmatizon), per kariere dhe me pas per perfitime te tjera qe burojne. Nese nuk eshte keshtu, atehere behuni trima dhe te ndershem, me veten ne rradhe te pare. Si ka mundesi, qe te mos e keni kuptuar ju, jo para dhjete vitesh jo, se atehere ishit te verbuar nga Saliu, por te pakten sot. Nuk e shikoni se çfare po ben ai? Per te shpetuar veten dhe klyshte e tij, ia nxiu faqen PD, ju te gjitheve, por si ish president dhe ishkryeminister, edhe Shqiperise. Ju kenete keni qene edhe me pare, por siç thashe interesat u mbanin t'i rrinit ngjitur sa Berishes, po aq dhe Bashes, qe e dinit mire se ishte zgjatimi i tij. Si nuk iu kundervute nje here te vetme (jo kritika me pambuk, jo, por t'u kerkonit llogari deri ne largim pa kthim. Jo vetem ti, se nuk do sillte ndonje hajer, por shumedhe qe mendoni se jeni ca me ndryshe se sa mulet, paloket e vokshat. Ju shkartisi Amerika se, per militantet e PD dhe te verber te tjere qe u votojne, ju gjithmone do ta kishit zene ndonje vend ne parlament, vetem t'u vinte kryetari ne liste fituese. Dhe tani qe te kuptohemi ju edhe sot nuk i kunderviheni Berishes, sepse ai i ka ca mbrapa (i tille ke qene edhe ti, siç po e pohon dhe vete sot), dhe ju i druheni 'arrmiqesimit' me ta, ndaj dhe i frikeni Berishes. Mirpo keshtu, si zvaranike, nuk po ndihmoni askend, as PD, as veten dhe kuptojeni se jeni drejt nje fundi pa kthim. Harrojeni "liderin historik"!. Do t'i kaloje historise, si mbeturine e keqe, e tranzicionit postkomunist, pjese e atij regjimi qe ishte dhe monstra juaj.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Jame dakord. Perçarjen e PD-ke e solli Sali Berisha per shkak te egoizmit dhe interesave personale dhe pike. Nuk ngelet pa faj edhe Basha me Alibeun. Faj kane edhe deputete qe nuk kane krajo si Gjekmarkaj t'i thon Saliut troç,qe, perçaresi je ti.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tasim Spiuni juaj Mema

              Goni i Gjok Gjin Pashke Hile Ndec Ndue Gjokes Spiu i Saliut te Vicidolit. Shume komente i bllokoni perse o Tema.. ???!!@#

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tasim Spiuni juaj Mema

                Kam bere shume komente per kllire Gjon lesh Pallaska i Mirdites b.thlepirsi i Birishes se Vicidolit., Shab Tspia Spiun Xhevdet Mehmeti i Llugajve , Spiun Kriminel ..felliqsirat e Ramiz Alise dhe Xhelil Gjonit yyy farr e peshter ...p

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje