VIDEO/ Foltorja e PD, Berisha paralajmëron: Ky është viti i përmbysjes së diktaturave!

12 Janar 2026, 19:00Politika TEMA
VIDEO/ Foltorja e PD, Berisha paralajmëron: Ky është viti i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se viti 2026 është viti i përmbysjes së diktaturës në Shqipëri (term me të cilin ai cilëson qeverinë e kryeministrit Edi Rama).

Komentet Berisha i bëri nga ‘Foltorja’ e mbajtur nga PD para Kryeministrisë, ku tha se kryeministri Rama do të ketë fatin që meriton.

Berisha duke folur për situatën e protestave në Iran, hoqi një paralelizëm me Shqipërimë, duke thënë se asgjë nuk e ndalon popullin opozitar për të mbrojtur idealet e tij të lirisë.

"Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave.

Si viti kur popujt e autokracive arritën t’i përmbytin njëra pas tjetrës ato.

Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores.

Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë.

Asgjë nuk mund të ndalë vrullin e tyre, guximin e tyre, hovin e tyre, pa triumfuar.

Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim.

Sepse besojmë në idealet tona të drejta.

Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti.

Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.

Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve.

Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime.

Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.

Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit.

Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë.

Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju.

Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton", u shpreh Berisha.

14 Komente

  1. I
    I jepni ilacet rregullisht Saliut, iku u thartua k

    Hajde gomar hajde, Saliu nuk e di akoma se eshte i vdekur poripakallur per shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Non grata

      Te qenit non grata flet me shume se gjitheçka. Mos u lodhe kot , do vdesesh non grata .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Démence totale

        Ky eshte ne démence totale , qe ky ka vrare njerez si kujtohet fareeeeee Qe ky ka bere grusht shteti si kujtohet fareeeeee Qe eshte i shpallur non grata nga SHBA dhe Mbreteri e bashkuar se di fareeeeee

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ik gjyshi pjerdhur shko mer ilaçet

          I abandonuar si nje qen qe levize rrugeve te Tiranes.... turpe per femijet.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Femijet I ka si vetja ky kriminela hajduta gruja po ashtu baxhella serbise

            Përgjigjjuni
          2. Y
            Y

            Megjithe ndihmen e triumviratit berishist ne SPAK Dumani,Dado,Prenci Sali krimineli sa vjen dhe eshte me i vetmuar.

            Përgjigjjuni
            1. Nroqi

              Eh mer Sali qenefi,nuk po te bo lazem as nderhyrja e banditve te tu ne Spak me arrestimet per brek,sutjena e me the te thash,ne vend te bohesh me mire po shkon keq e per dreq.PSE? SEPSE keshtu do shkonte kur hetimet dhe arrestimet behen duke u bazuar te thashethemet e tua.

              Përgjigjjuni
              1. U
                U

                Mos u lodh kot Sali,diktaturen shqiptaret e permbysen ne 2013 me nje milion vota Tani po ha mut kot,megjithate te befte mire.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Ky eshte fjalimi mjeran I Vampirit 82vjecar ose Ajatullahut te Shqiperise Imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute duke pritur ti bien dashit bolet ne toke se me vote nuk e rrezon dot Edi Ramen as ne 2099.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sala

                    kur te ngrohet moti dil nga behari sali krimineli se sot ishte fresket

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E

                      Do vij dita qe Saliu do ngelet vetem me Nul Noken,ndoshta dhe mzati I Kamzes.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrati

                        Mire ata qe marrin nga 5000 euro ne muaj jane te detyruar te dalin ne kete te ftohte se Saliu i ve vizen e kuqe por disa militante hallexhinj cfare taksirati kane qe te plevitosen.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Replike to Demokrati

                          Ju hedh nga nje kocke saliu me siguri , se i duhen per numer ?

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Filoni

                          Ju kane bere syte si eskimez,tamam si Lili vet,me gjak mongoli te ardhur heret ne ballkan apo ne zonen qe sot quhet Serbi. Shko mer andej nga ke origjinen e nga ke ardh se shqiptar nuk je.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje