Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.
Në kallëzimin e PD thuhet se Peleshi ka ndërprerë “në mënyrë arbitrare” mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku diskutohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, “pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë”.
“Duke shfrytëzuar të drejtën që iu njeh neni 13, pika 6, e Rregullores së Kuvendit, 5 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, përkatësisht me kërkesat e datave 22 Dhjetor, 23 Dhjetor, 29 Dhjetor, 30 Dhjetor 2025 dhe 6 Janar 2026. Në përmbajtje të këtyre kërkesave, deputetët kanë arsyetuar se pasur parasysh precedentët e mëparshëm, koha ka qenë më se e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe përgatitur mbrojtjen, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Prokurorisë të shprehur me shkrim dhe me gojë gjatë mbledhjes së parë lidhur me natyrën e ngutshme të kësaj kërkese dhe prishjen e provave (intimidimin e dëshmitarëve) nga e pandehura Belinda Balluku, është e nevojshme që Këshilli të mblidhet sa më shpejt për vijimin e shqyrtimit të kërkesës, me qëllim që të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e hetimeve.
Megjithëse, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, referuar nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, kishte detyrimin për mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës, ai ka refuzuar kërkesat e përsëritura të pesë anëtarëve të Këshillit, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, duke cenuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të deputetëve për të thirrur mbledhjen e Këshillit, dhe si rezultat i zvarritjeve të pajustifikuara edhe mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Në këto kushte, është e qartë se shtetasi Niko Peleshi, me detyrë kryetar i Kuvendit, ka konsumuar katër elementët e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke refuzuar mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës (mosveprimi), në kundërshtim me nenin 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit (në kundërshtim me ligjin), duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit (funksioni publik), duke dëmtuar kështu të drejtën e deputetëve për mbledhjen e Këshillit dhe mbarëvajtjen e hetimeve penale (dëmtimi i interesave të shtetit dhe të shtetasve)”, thuhet në kërkesën e PD.
Injorancë 400 karatëshe. Sipas opozitës edhe jetën e Kuvendit do ta udhëheqë SPAK-u. Ja, ky është niveli i atyre që mëtojnë të marrin pushtetin e të kullandrisin vendin.
SPAK nuk ka asnjë të drejtë ligjore ndaj Kuvendit dhe vendimeve të brendshme që marrin funksionarët e zgjedhur.
Jane 16000 faqe akuze oj PD! Keto lloj faqesh nuk mund te lexosh deri 100 faqe ne dite! Kushdo qofshe! Aty ka fatin e nje njeriu kushdo qofte! Nuk lexohet vertikalishte alla Sal nongrata! Eshte gaf e Spakut ( respekt per SPAK) edhe ne raport me procesin e Gj.Kushtetuese! Atij SPAKU qe nongrata Sali dikur e ka quajtur " organizate kriminale".
çfar niveli mizerable politik, intelektual e juridik ? kta se njohin SPAK po duan qe dhe parlamentin ta drejtojne prokurorët ...mjerë ata që zgjedhin kta njerëz
E bukur kjo, tani Spak duhet edhe te drejtoje e kontrollojne parlamentino, sipas ketyre humbesve serial. Po mire more plehrat e Sali kriminelit, Skapit i Altin Troplinit nuk ishte i Rames? Ju, edhe per 2500 vjet nuk ju do me shqiptari, mbasi jeni plehrat e ketij vendi!
Bardhi I njeh shume mire ligjet dhe e ka te qarte se Niko Peleshi ka te drejten qe ta shtyje mbedhjen por kete justifikim e ka se ne qofte se GJK voton ne interesin e Ballukut te ngreje pretendimin qe ndikoi N.Peleshi.Eshte zgjuaresi prej budallai kjo qe e hane vetem budallejte.