Gazetari Brahim Shima tha për ‘Newsroom’ se Agron Shehaj ka më shumë gjasa të afrohet me PD-në sesa vetë Lapaj.
Ai vuri në dukje se Mundësia ka vënë dy kushte të paprekshme, përfshirë mbështetjen e PD-së për reformën zgjedhore dhe rikthimin e koalicioneve me vota të ndara.
Shima theksoi gjithashtu se diferencat me PD-në, veçanërisht qëndrimi ndaj drejtësisë dhe figurat brenda saj, e bëjnë të vështirë arritjen e një pikë bashkimi.
“Lapaj duket se po i tërhiq me një aksion personal, ku synon të rrisë kuotat e veta. Ai parashtron një qeveri teknike, ndërkohë që shoh një mundësi më të mirë që Shehaj të afrohet me PD-në, në mënyrë që të krijojë një koalicion. Mundësia ka vënë dy kushte të paprekshme: së pari kërkon mbështetje nga PD-ja sa i takon reformës zgjedhore. Përmes ndryshimeve në reformë, koalicionet mund të rikthehen, por me vota të ndara. Vetëm PD-ja është treguar e distancuar.
Mundësia nuk pranon dualitetin e PD-së ndaj drejtësisë, qëndrimin e Berishës ndaj SPAK-ut dhe figurat e tjera brenda PD-së. Këto janë pika ku Shehaj ndahen nga PD-ja. Nuk duket të ketë një pikë bashkimi; madje duket edhe më e distancuar. Strategjia e Mundësisë, duke qëndruar larg kasës së vjetër në PD, është për të krijuar bazën e saj në terren dhe për të siguruar votat nga rënia e mundshme e PD-së.”
Po Particka e Jenisherit me qese plastmasi ne koke duke shetitur me biciklete neper Shkoder ne dite shiu, particka e Sali Shehut me 3 antare, Salen, Sekretaren dhe rojen e zyres, particka e Adriatik ballistit me kofshe pule ne dore dhe faqore rakie ne doren tjeter, particka e Dukes se krimit, a do marrin pjese ne koalicionin e humbjes madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore.?!?!?!?!?!?!