Tabaku: Paqa fiskale në Kushtetuese. I hap rrugë formalizimit të pastrimit të parave

11 Janar 2026, 21:32Politika TEMA
Tabaku: Paqa fiskale në Kushtetuese. I hap rrugë formalizimit të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas miratimit në heshtje nga Presidenti i Republikës të ligjit për “paqen fiskale”.

Tabaku shprehet se ky ligj është i rezikshëm dhe ligjëron pastrimin e parave.

Ajo njofton se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon që të ndalohet zbatimi i këtij ligji.

“Sot hyn në fuqi fatkeqësisht në heshtje ligji i amnistrisë fiskale. Ky ligj është jashtëzakonisht problematic, sepse formalizon pastrimin e parave në ekonominë shqiptare. Ky ligj do të nxisë ekonominë informale dhe mospagimin e taksave.

Është shumë I padrejtë ndaj bizneseve që kanë paguar taksa për vite me radhë. Presidenti preferoi ta kalonte në heshtje këtë ligj. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta penguar zbatimin e këtij ligji.

Të bëjmë çdo gjë deri në dërgimin në Gjykatën Kushtetuese dhe denoncimin ndërkombëtar të tij. Nuk mund të jetë Shqipëria vendi i pastrimit të parave”, tha mes të tjerash Tabaku. 

4 Komente

  1. P
    Populli

    Kjo thote pse ta bejne pozita por ta bejme kur te vije ne ne pushtet.Prit gomar te mbije bare

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Po jo o injorant jo, ajo thote po lejon pastrimin e parave te krimineleve dhe politkaneve te korruptuar si dhe po shperblen fodullekun dhe maskarallekun qe skane paguar asnje detyrim dhe po demton te ndershmit qe i kane paguar nje me nje. Nese ti vertete do paqe kthejua leket atyre qe ti kane paguar taksat deri tani o shtet kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!.!!

        " Katunaria osht e pafojshme"............................................................... Qazim Mulleti , prefetto di Tirona...dora vete !!!

        Përgjigjjuni
    2. P
      Perse

      Berlusconi kurre se tregoi si e kishte avarritur 1 milioneshin e pare!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje