VIDEO/ Kur korrupsioni kthehet në alibi: Lea Ypi mbi rrezikun e depolitizimit të pabarazisë

11 Janar 2026, 19:02Politika TEMA
VIDEO/ Kur korrupsioni kthehet në alibi: Lea Ypi mbi rrezikun e

Në një intervistë ekskluzive për TemA dhe Apostrof Podcast, shkrimtarja dhe akademikia Lea Ypi ka ndarë një nga kritikat më provokuese – dhe më të artikuluara – të narrativës politikës dominuese në Shqipëri: prirja për të shpjeguar pabarazinë e thellë ekonomike vetëm përmes korrupsionit.

Ndërsa nuk e mohon realitetin e korrupsionit dhe rolin që ka luajtur në akumulimin e pasurisë, Ypi paralajmëron se përqendrimi vetëm të një shpjegim i tillë mund të shërbejë si një valvulë shkarkimi moral. Ajo e pozicionon këtë prirje brenda asaj që e përshkruan si diskurs hegjemonik liberal, ku korrupsioni shihet si historia kryesore, ndërsa marrëdhënia mes shtetit, tregut dhe kapitalit lihet e pa ekzaminuar.

“Përgjegjsia individuale është gjithmonë shumë e rëndësishme dhe të gjithë aktorët politikë kanë aftësinë të vënë kufij dhe të ndërtojnë struktura më të pastra. Është e rëndësishme që të ketë këto mekanizma që kërkojnë transparencë dhe që mundohen të ndërtojnë një sistem transparence. Por nga ana tjetër, në një shoqëri ku shteti varet nga ekonomia, varet nga tregu, varet nga kapitali, duhet edhe të jemi realistë për faktin që tendenca e kapitalit është që të blejë shtetin. Dhe kjo ndodh kudo, nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Sigurisht ndodh në forma më të theksuara në vende më të varfra ku ka kriza më të mëdha dhe ku institucionet demokratike, apo ndarja e pushteteve janë akoma në fëmijërinë e tyre dhe nuk arrijnë që t'i bëjnë ballë  këtij presioni të kapitalit.”

Sipas Ypit, përqendrimi vetëm tek politikanë dhe zyrtarë të korruptuar kthehet në një lloj debati ku dënohen vetëm aktorët e dukshëm, ndërkohë që injorohen kërkesat strukturore pas aktit të korrupsionit.

“Ne e kemi parë këtë dinamikë në shumë vende të Europës,  sidomos në prag të integrimit europian, ku është bërë një përpjekje për të krijuar institucione me transparencë dhe ku janë parë limitet e shtetit në marrëdhëniet me tregun. Dhe t’i kërkosh përgjegjësi vetëm politikanëve, pa i kërkuar asnjë përgjegjësi ngritjes së marrëdhënieve të ndryshme midis shtetit dhe tregut, që ta bëjnë sa më të pakorruptueshme politikën, për mendimin tim, ky është një naivitet.”

Konkluzioni i saj nuk është që korrupsioni duhet injoruar, por se ai nuk duhet parë i izoluar nga sistema që i mundëson të rishfaqet. Pa adresuar marrëdhëniet strukturore mes shtetit dhe tregut, diskursi antikorrupsion rrezikon të bëhet përsëritës, moralizues dhe mbi të gjitha joefikas, pasi trajton vetëm simptomat dhe jo shkakun.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal: Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar

 

4 Komente

  1. B
    Bravo Lea

    Lea ka te drejte! Eshte sistemi i kapitalist agresiv jo social i sajuar dhe i destinuar te vdese, sic edhe po ndodh. Korrupsioni eshte zemra e kapitalizmit, ai, korrupsioni, eshte moral, financiar, antivlere, kafsheria njerezore lakuriq, e cfare jo tjeter antinjerezore. 'Demokracia' eshte anarkia ku lulezon korrupsioni e popujt shndrohen ne skllever moderne ku liria muk ka me vlere! Me syte nga Perendimi shpejt do duket Lindja, atje ku korrupsioni vritet, vertet vritet!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Ashtu si shume vese , korupsioni ka lindur bashke me njerezimin, eshte bashkeudhetar me të. Në nje menyre ose nje tjeter eshte pjese e natyres se tij. Në kete kuptim, duke shkelur ligjin, te gjithe jemi te korruptuar, se duke patur diçka në dore, ta zeme se e bejme nje favor me qellim perfitimi etj. Po keto lloj sjelljesh edhe pse në thelb jane korruptive, a mund dhe duhen ndeshkuar te gjitha? Sigurisht që jo! Ato kane pas faturen e moralit dhe brerjes se ndergjegjes te gjithsecilit, po deri aty. Gjithsesi edhe pet to ka mekanizma kontrolli dhe kur vertetohen veprohet sipas rregullave administrative dhe jo penale. Eshte ndryshe kur korrupsioni eshte penal atehere ai meqe demton shtetin dhe shoqerine eshte i denueshem, dhe eshte i denueshem kudo. Jo në Lindje, thote komentusi/ja më siper!! Jo, perseri jo! Sepse qe ka edhe atje eshte e sigurt. Edhe atjekorrupsioni denohet, por duke qene shtete diktatoriale apo autokratike kane bere ligje drastike, te cilat shkojne deri në denim kapital. Si psh në Kine. Nga frika ekzistenciale keto masa drastike vertet e zvogelojne korrupsionin, por nuk e zhdukin atë. eshte shume me keqe kur korrupsioni kthehet në nje fenomen social, duke e perligjur me ate te personazhit Tano Karridi në filmin "La piovra", ku ai si prokuror i pergjithshem i korruptuar, i thoshte bashkebiseduesit; "Vertet vaji i motorit e ka eren e qelbur, po ama pa të ai nuk punon!'. etj, diskutime te tilla rreth korrupsionit qe nuk marrin dot fund. Lufta duhet bere ne dy fronte, lufte pakompromis ndaj atyre që e kryejne qofte ai pasiv apo aktiv dhe, sipas meje, edukim mbare shoqeror, ku ne luften dhe per luften ndaj tij, opinioni te kete rolin e vet te shendetshem, por kurresesi jo me slogane populiste, ku shpesh politika ka rolin e hedhjes se benzines: "Vjedhje, vjedhje, vjedhje, burg, burg, burg!" Keshtu asgje nuk zgjidhet. Do mbushen burgjet dhe aq. Mendoj se në kete kahje shkon dhe opinioni i Lea Ypit.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        bureto," Edhe atjekorrupsioni denohet, por duke qene shtete diktatoriale apo autokratike kane bere ligje drastike, te cilat shkojne deri në denim kapital. Si psh në Kine."edhe tti,por shumë më pak se ai që kritikon,prapë e quan"luftë kundër korrupsionit"mënyrën e veprimit "kundër tij" në vëndet diktatoriale!!vëndet diktatoriale,janë shtete,që në kuptimin e mirfilltë të fjalës,të korruptuara!!pa korrupsion nuk mbahet pushteti i përjetshëm!kështu që ai "korrupsion" që luftohet nuk është korrupsioni total,por korrupsioni ordiner dhe mbi të gjitha"korrupsioni" si mjet spastrimi të kundërshtarit!!të kujtohet spastrimi i korrupsionit në turqi të filluar nga erdogëni??pas një "suksesi të jashtëzakonshëm" ai ndryshoi tërë ligjet për të mos lëshuar fronin e tij??e njëjta me putën dhe Xi-në!të quash vëndet diktatoriale "luftues të korrupsionit",duhet të jesh pak si shumë i cekët në gjykim!!në diktatura nëse nuk KORRUPTON nuk mund të mbijetojë diktatura!pra korrupsioni është ushqimi i diktaturës!!e korrupsioni në diktaturë bëhet në mënyrat më të ndryshme të mundëshme!!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        Duke lexuar Lean mu kujtua një fabul: Në një shkollë në Angli në një orë në një orë mësimi trajtohej raportti 'i pasur-i varfër'. Në një moment një nxënës e pyet mësuesen: Pse mbreti ynë është aq i pasur? Zysha e kishte kollaj përgjigjen: Se e kishte të trashëguar nga babai. Po babai? Nga babai i tij, dmth nga gjyshi i mbretit dhe kështu vazhduan deri tek katragjyshi. Kur fëmija insistonte akoma, në këtë rast zysha gjeti një përgjigje më racionale: Atëhere, po të vazhdojmë gjatë kështu, shkojmë në kohën e brigantëve!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje