SHËNIM/ Nga mënyra se si Berisha dhe Rama polemizojnë me gazetarët, kuptohet niveli i ndryshëm i demokracisë dhe i qytetërimit që secili përfaqëson

10 Janar 2026, 22:30Politika TEMA
SHËNIM/ Nga mënyra se si Berisha dhe Rama polemizojnë me

Prej dy ditësh po zhvillohet një polemikë në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari të njohur, lidhur me akuzat që ky i fundit u ka drejtuar shtatë ministrave, duke pretenduar se disponon prova se ata kishin shkuar jashtë vendit për vizita private, pasi u kishin shpërndarë televizioneve video të regjistruara, duke lënë të kuptohej se ndodheshin në terren, në zonat e përmbytjeve. Rama e ka akuzuar gazetarin se gënjen, ndërsa ky i fundit ka këmbëngulur në versionin e tij dhe, edhe pse pa paraqitur provat për të cilat flet, e ka ftuar Ramën ta diskutojnë çështjen në studio.

Kjo polemikë dyditore mes Ramës dhe gazetarit imponon një krahasim me polemikën tridhjetëvjeçare mes Sali Berishës dhe Carlo Bollinos, sepse mënyra e ndryshme e polemizimit që dy liderët politikë aplikojnë ndaj dy gazetarëve, zbulon nivelin e ndryshëm të qytetërimit dhe të demokracisë që ata përfaqësojnë.

Në asnjërën prej dy përgjigjeve të publikuara në faqen e tij në Facebook nga Edi Rama kundër atij gazetari, nuk lexohen akuza, fyerje, shpifje apo kërcënime të çfarëdo lloji. Rama do të kishte mundur edhe t’i injoronte ato akuza, por duke vendosur të përgjigjet, ashtu siç i ka ndodhur shpesh edhe me gazetarë të tjerë me të cilët ka polemizuar, e ka bërë edhe këtë herë duke përdorur armën e sarkazmës dhe të ironisë. Etiketimet e vetme groteske që gjenden në gjuhën e tij kanë të bëjnë, në rastin më të keq, me gjithë botën e informacionit dhe jo me gazetarin e veçantë: nga “kazani” i famshëm te “tenxherja” më e fundit. Megjithatë, edhe këto etiketimë kanë mjaftuar për të ngritur reagime të indinjuara nga sindikatat e gazetarëve, të cilat e kanë stigmatizuar me shume te drejte këtë gjuhë të përdorur ndaj informacionit, ndaj të cilit kryeministri nuk tregon respektin e duhur. Përdorimi i fjalës “kazan” ka përfunduar madje edhe në rreshtat e disa raporteve ndërkombëtare.

Edi Rama, megjithatë, nuk ka nxitur kurrë kundër gazetarit “objektiv” të polemikave të tij as partinë e vet, as grupin parlamentar, duke organizuar konferenca shtypi të posaçme; as mediat pranë tij, duke urdhëruar dhjetëra “hetime” të rreme shpifëse dhe debate televizive kundër atij gazetari; as nuk ka mobilizuar, siç ka bërë Berisha, një departament çakejsh dixhitalë të paguar për të organizuar fushata urrejtjeje në rrjetet sociale (shitstorms); dhe as nuk i ka urdhëruar zyrat ligjore të Partisë Socialiste të depozitojnë pesë kallëzime penale të rreme kundër një gazetari të vetëm, madje duke kërkuar edhe arrestimin e tij.

Të gjitha këto gjëra, përkundrazi, i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Sali Berisha, i cili e ka nisur këtë praktikë 30 vjet më parë, kur si President i Republikës në detyrë nuk hezitoi të dëbonte si person non grata gazetarin Carlo Bollino, me të cilin “polemizonte”. Tridhjetë vjet më parë, Sali Berisha arrestoi gazetarët e Koha Jonë, i vuri flakën redaksisë së tyre, torturoi një koleg që flinte në ato zyra duke e lënë të gjymtuar për gjithë jetën, rrahu të tjerë në shesh, urdhëroi që të qëllohej kundër tyre nga Garda, i spiunoi, i torturoi, i shpifi dhe i terrorizoi.

Mendohet se ishin kohë të tjera, por egërsia e Berishës ndaj shtypit të lirë ka ndryshuar vetëm mjetet, jo intensitetin dhe urrejtjen që ai ushqen. Sot, që nuk ka pushtetin për t’i arrestuar, ai linçon mediatikisht këdo që guxon ta kritikojë. Ndaj Carlo Bollinos, megjithatë, ai aplikon një “metodë speciale”, një përndjekje unike dhe kriminale që, përveç përdorimit sistematik të shpifjes, fyerjes dhe kallëzimeve të rreme, prej kohësh bazohet edhe në nxitjen e urrejtjes për shkak të origjinës së tij italiane. Ka urdhëruar që kjo të bëhet madje edhe ditën e Krishtlindjes.

Fatmirësia është se sot Sali Berisha nuk ka në dorë tjetër pushtet veçse shpifjen, sepse nëse qoftë edhe për një ditë të vetme do të kthehej në qeveri, atëherë të gjithë analistët dhe shoqatat që sot simpatizojnë me Berishën dhe solidarizohen me “viktimat” e sarkazmës së Edi Ramës (ndoshta e shëmtuar, por e padëmshme), ndërsa heshtin në mënyrë të turpshme, edhe pse s'marrin pjesë, në linçimin sistematik me bazë shpifjet që ushtrohet kundër Carlo Bollinos, do ta kuptonin një ditë se çfarë do të thotë për një gazetar të ketë përballë një kryeministër vërtet iliberal.

Nëse sot tremben nga pena kaustike e ironisë, do të zbulonin sa shumë dëm mund të bëjë shpata e tërbimit (dhe racizmit) të një shpellari. Pikërisht sepse shumë shqiptarë e dinë këtë, për sa kohë do të mbetet peng i Sali Berishës, pavarësisht nga fajet e qeverisë, Partia Demokratike është e dënuar të qëndrojë në opozitë.(Shqiptarja.com)

14 Komente

  1. E
    E verteta dhemb............

    Eshte e thjesht.....diversi madhor mes tolerances dhe kultures kristiane nga njera ane (edhe pse citjoneziu eshte i tredhur/atheos) dhe erresires,cnjerzores apo extremit Arab Berisha nga ana tjere..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !.!

      E pse i ngaterron politiken me fene ?? Ti po na thua se jane besimtare keta te dy ?? Por meqe po permend fene , po them nja dy gjera qe kam vene re ne bisedat e tyre me gazetaret. Berisha ka ca kohe qe ne deklaratat qe ben ne konferencat e shtypit , permend veprime apo rite satanike te kundershtarit !! ( nuk dihet po studion fene apo satanizmin !!! ). Kurse Rama sa here shkon tek Fevziu ( apo edhe diku tjeter ) , permend gjyshen e tij qe i ka thene per ballafaqimin me Shen Pjetrin kur te nderroje jete. Vetem se , mos kujtoje Rama se Shen Pjetri eshte si Fevziu.... eh nese e beson gjyshen e tij , Rama duhet te besoje se do jape llogari per cdo gje qe ka bere ( edhe Saliu po ashtu pavaresisht se beson apo jo )

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits .!.

        Po pse e ngaterron politiken me fene ? Ti po thua qe jane besimtare keta te dy ???!!! Por meqe permend fene , po them nja 2 gjera qe kam vene re ne bisedat e ketyre me gazetaret. Berisha ka ca kohe qe permend veprime apo rite satanike te kundershtareve te tij ( ka rrezik ka ngaterruar librat e fese me librat satanike !!! ) Kurse Rama kam vene re kohet e fundit , sa here del te Fevziu ( apo ndoshta edhe diku tjeter ) permend gjithmone gjyshen e tij qe i fliste per ballafaqimin me Shen Pjetrin kur te nderroje jete.Por kujdes se Shen Pjetri nuk eshte Fevziu....dhe nese ky i beson ato qe i thoshte gjyshja , duhet te besoje se kur te nderroje jete do jape llogari per gjithcka ka bere ( si te gjithe , perfshire edhe Saliun , pavaresisht nese beson apo jo ).

        Përgjigjjuni
      2. G
        Goni

        Po cfare tolerance ka Rama o patronazhist, a di se Rama ka fur ne burg 38 mije vete vetem per nje vit, ka shembur mbi 10mije banesa, ka perzene mbi nje milion shqiptare, ka fut ne burg kundershtaret politike, e ti thua tolerant.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Rama eshte kamunist bastardhos (atheos) por kurresesi vrases.....

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nastradini

          Rama eshte hajdut, Sala eshte vrases.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb.............

            Nese citjoneziu do te qe sunit or shiit do ti kishte te dyja....hajdut dhe vrases,kshq perseri eshte me pak i demshem per te vuajturit shqipfoles m'Albaniston. Kujtoj ketu sunitin Metin.....killer,hajdut,i pafe,i pabese,antinacional , I paftir.... thjesht nje zobi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nji mut i ndare ne mes jane Rama/Saliu

              Tamam Nastradin!

              Përgjigjjuni
            2. 0
              0

              Fisnikëria me shpellarin

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bredhi

                Qytetaria eshte kulture sjelje,kulture ngrenje,kulture artisrike,kulture leximi kulture sportive kulture ne arsyetim,kulture llogjike.Qytetaria eshte familje e shkolluare brez pas brezi. Te behesh qytetar duhet te nderrosh 7_te lekure(7 breza te shkolluare). Une jam larguare qysh ne 1970dhe ai shoku S b kemi akoma lekuren e fshatit. Jemi shume larg.

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Pa dashur te fyej asnje .Rama eshte qytetar,Saliu fshatar.Kur ka hapur syte Rama dhe ka filluar te kuptoje ka pare rafte me libra te huaj.Saliu kur ka hapur syte ka pare dhine ne qoshe te dhomes.Shikoni dallimin e te folures se Rames ne gjuhe te huaj dhe dalloeni me te folmen e Saliut.Te verteten thash pavaresisht qe e dua Ramen apo jo

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shoku

                    Po PERSE FITON RAMA GJITHMON?!!! NUK ESHTE PERFEKT, gabime ne ç'do drejtim, korrupsioni i me te besuarve( akoma per tu provuar) ne nivel shume posht.. Tahiri, Ahmetaj. Veliaj. Balluku. Gjithesesi, Rama dominon me sy mbyllur Sali Berishen!! Komunikoj ne nje frekuence qe e bashkon me njerezit e thiesht. Karizma, fjalor, diplomaci, i eger kur duhet, qingj kur duhet.. Te vardhes se bardhe, te zezes te zez.. Lavire bulevardi, Kimete paguar nga Rama, Lubi Balluku, Duman Mafiozi, gjyqtarja Mashtruse...... Salianji i blere???????? PROVINCIALI ESHTE NJE PERSON QE NUK KA INTELEKTIN E RAMES, POR ARRIN NJE NIVEL MENDOR GATI 200% me te larte se Berisha. MUE, qye, bashibuzuk, lul brava, vasali i beogradit, sorosit... Mul Noka krahu i djathte, Vokshi si paterica e majte. Lyp koalicione si lyps, e fal 4 karrige te cmuara te PD's Mediut, Xhixhos, Mediut.... Njeri me i mbytur se tjetri.. Koalicin me 20 Parti, PD merr shume me pak vota sa mori PDja e 2021... Turp i Zotit.. Rama Saliun e ha sic hanin Tironsit farat e lulediellit ne bulevard.. Me dhomb hapshin faren, dhe me nji te peshtyme qitshin lekurat e zeza.. per me pak se 1 sekonde...

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      llazi usa

                      Saliu me tryezen qe beri me partite, e ka te fituar zgjedhjet, se kishte ne krah Xhenifriri Nardin dhe te madhi Florin

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        katundari

                        Ndersa Berisha eshte nje person me kulture primitive , Rama eshte me nje kulture fshataro-intelektuale qe i shkon per shtat nje kryetari koperative te kohes PPSH... Te dy jane fatkeqesi kombetare.....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje