Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon Salianjin: Është protestues i Ramës që e përdor kundër opozitës

10 Janar 2026, 21:22Politika TEMA
Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon

Pasi ka mbushur sallën me demokratë në takimin e tij të radhës në Korçë këtë të shtunë, Ervin Salianji është sulmuar nga portali i familjes Berisha.

Në një shënim fill pas takimit të Korçës, Salianji etiketohet si i përdorur nga Rama kundër opozitës. Kaq mjafton për të kuptuar se sa të sinqertë e ka Berisha kur i bën thirrje partive të tjera për t'u bashkuar me të.

Më poshtë shkrimi i plotë i portalit syri.net:
Nëse ndonjëri nga studiuesit më të njohur të çështjes së opozitës së opozitës do gjente kohë dhe mundësi të studionte rastin e Ervin Salianjit, do zbulonte lehtësisht se 'identikiti' i tij i përputhet çdo pike të manualit të tyre.

Një nga më të njohurit, Andreas Schedler thotë se shpesh autokratët elektoralë përdorin elementë të opozitës jo për të sfiduar pushtetin, por për të përçarë opozitën e vërtetë dhe për ta diskredituar atë.

Autokratët elektoral shpresojnë të 'vrasin dy zogj me një gur'. Edhe dobësojnë opozitën, edhe fitojnë legjitimitet në kohë të vështirë.

Prej kohësh, veprimtaria publike e Ervin Salianjit ngre më shumë pikëpyetje sesa shpresë për opozitën. Në vend që energjia e tij politike të drejtohet kundër qeverisë, ajo kanalizohet ekskluzivisht kundër Partisë Demokratike.

Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës mbetet jashtë shënjestrës.

Nuk është aspak habi që mediat më të ndyra kundër opozitës e kanë kryelajm dhe i kanë hapur dyert më shumë se çdo aktori tjetër politik.

Salianji nuk ka organizuar asnjë protestë kundër qeverisë, asnjë tubim përballë kryeministrisë apo ministrive. Nuk ka asnjë aksion qytetar që të sfidojë pushtetin aktual. Kjo ngre pyetjen më të thjeshtë politike: pse nuk e provon një protestë kundër qeverisë, për të parë realisht sa mbështetje ka në shoqëri?

Ah, po, e vetmja protestë që ka bërë është ajo me shko bejsbolli kundër demokratëve pasi kishte thirrur më herët policinë e Ramës për t'i mbytur opozitarët me gaz lotsjellës.

Nëse pretendon se përfaqëson zemërimin qytetar, vendi për ta matur atë nuk është brenda PD-së, por përballë pushtetit.

Edhe më domethënëse është heshtja e plotë për emra dhe afera që sot janë simbol i lidhjeve të errëta të qeverisë me krimin. Asnjë fjalë nga Salianji për Suel Çelën, asnjë për Ergys Agasin. Asnjë distancim, asnjë denoncim, asnjë qëndrim publik. Një opozitar që zgjedh të heshtë për këto emra, por flet pa pushim kundër opozitës, objektivisht i shërben pushtetit.

Takimet e Salianjit në salla të mbyllura, kundër PD-së, të kujtojnë antimitingjet e organizuara nga vullnetarët e Enver Hoxhës në vitin 1991, kur sistemi po binte dhe regjimi përpiqej të krijonte iluzionin e një ‘kundërshtimi popullor’ ndaj opozitës së re. Historia nuk përsëritet identikisht, por mekanizmat janë të njohur: sulmo opozitën nga brenda, për ta dobësuar dhe për t’i dhënë frymëmarrje pushtetit.

Nuk është sekret se kushdo që del të organizojë takime kundër PD-së, gjen një gatishmëri të menjëhershme nga Rama dhe administrata për t’ia mbushur sallat. Autobusë, presion, lista, ‘ftesa’ nga drejtorë e shefa. Pyetja është e thjeshtë: sa prej atyre që shfaqen në sallat dhe ‘dhomat’ e Salianjit janë punonjës të administratës publike? Sa prej tyre janë aty nga bindja dhe sa nga frika për vendin e punës?

Po aq domethënëse është edhe mënyra se si media të caktuara e trajtojnë këtë fenomen. Televizione që censurojnë ose minimizojnë aferat e rënda të denoncuara nga Arben Ahmetaj kundër Edi Ramës, i hapin ekranet dhe i japin promovim të plotë antimitingjeve të Salianjit. Kjo nuk është rastësi, por linjë editoriale në funksion të një qëllimi politik: mbrojtja e qeverisë përmes përçarjes së opozitës.

Në fund të ditës, pyetja nuk është nëse Salianji e kupton apo jo këtë rol. Pyetja është: kujt i shërben realisht ajo që po bën? Dhe përgjigjja politike është e qartë. Kur godet vetëm opozitën, hesht për pushtetin dhe promovohesh nga mediat proqeveritare, je bërë pjesë e lojës së Edi Ramës.

Akoma më keq, po përpiqet të legjitimojë një narkoregjim dhe një narkodiktator pak pasi doli nga burgu.

Rrallë ka koincidenca të tilla në politikë!

16 Komente

  1. G
    Grupe armiqsor

    Shkruar nga dora vet i Qimi Pekes.... Grupe armiqsor brenda PPSH.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Eshte metode e kahersheme e Sali Berishes dhe e ithetareve te tij qe,kur e shikojne veten ngushte ja ngarkojne fajin tjetrit pavaresishe se fajtor eshte Sali Berisha. Ne kete rast Saliu dhe portalet e tij ja faturojne Salianjit si bashkepunetor i Edi Rames. Po ata njerez qe mblodhi ne Korçe Salianji ishin te Edi Rames apo te PD-ke dhe te Sali Berishes.? Kishte ndonje socialist ne ate mbledhje? Mjer ti o Sali per mendjen qe te ka lene.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        kjo eshte parapergaditja e opinionit publik taman si kur u arrestua ministri I. famshem Kadri Hazbiu qe 3 muaj para qarkullonin llafe se kishte gisht ne ardhjen e Xhevdet Mustafes ne Divjake. Dhe tani po pergaditet situata ne popull per mbledhjen.se shpejti te plenumit te Komitetit Qendror te Partise komuniste revolucionare marksiste-leniniste titiste staliniste revisioniste kastriste hoxhiste lesheliste antiimperialiste haxhiqamiliste te Foltores se vicidolit per perjashtimin e antarit te byrose politike te Komitetit Qendror z. Salianji nga radhet e byrose politike dhe zevendesimi I tij me kryebanditin e molotovit ne deren e qeverise dhe te bashkise Kol bushkolen nga kurbini.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zboni Ramen me tam tame

          Turp te kete PS qe nuk zbon Ed Ramen. Na ka mbetur te zgjedhim Salianj Babalen KK. Ku je o Fatmir Xhafa, popozoi socialisteve te zbojne Ramen dhe te zgjedhin Veliajn KM. Mos pirdhni per BE, Amerika asht me na popullin.

          Përgjigjjuni
        2. d
          demokrati i vërtetë

          Artikulli i mësipërm, leksion i servilve të Saliut për pjesën e demokratëve injorantë, idiotë të trashë dhe hundëleshë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Vazhdon loja.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Begaj pordha e Ramës

              Më shumë se gjysma e sallës janë patronazhistë, një pjesë kanë ardhë nga Tirana dhe rrethet..

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                Më mirë patronazhiste, se sa koqe kandari si puna jote tek foltorja e Saliut. Por ata nuk janë patronazhiste të Ramës. Patronazhist je ti, por nuk e di je i Saliut, apo mercenar i Ramës. Të dy, si Rama si Saliu nuk kane interes të reformohet PD-ja. Saliu shporret, ndersa Rama Ka frikë SE humbet zgjedhjet po të iki Saliu dhe të reformohet PD-ja. Kush është patronazhist, ti që je kokërr legeni, apo ata demokrate të ndershëm që duan të reformojne PD-në. Sa per çeshtjen Babale, ajo ishte vërtet gafë e Salianjit, por ai e pagoi atë. Ju i keni falur Saliut Gerdecin dhe 21 Janarin, dhe u keni falur edge Ramës edhe Saliut korrupsionin gjigand. Ndersa Salianji? Jo. Salianji duhet ta vuaje Babalen gjithë jetën, persa kohë të kemi të paprekur Saliun dhe Ramën. Fanatikët e Ramës jane hipokritë. Ndersa t'u thuash hipokritë rrumpallisteve të Saliut është mburrje, sepse nuk e njohin si koncept. Janë thjesht rrumpalla dumbabiste pa tru, që presin nga Saliu vende pune, disa punë bazike si roje spitali, dhe disa te tjere duan një vend pune diku në bashki apo hipotekë që të vjedhin. Ndersa demokratet e ndershëm që duan shtet nuk presin gjë nga Saliu. Ti po. Ti pret.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kodra mbas Bregut

                Kush e beson kete Askush

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yt

                  Sali gojkerma

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    " Salinjani nuk ka organizuar asnje proteste kunder qeverise ..." thote Qim Peka. Ore fyell pse individet organizojne protesta? Apo ju ka frymezuar akti heroik i Tikut. Po pse Baci, Bozdo, Paloqja, etj, etj., kane organizuar individualisht ndonje proteste?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Ju dhëmb shumë ndaj reagojnë kështu. S'ka gjë, rëndësi ka që demokratët po lëvizin dhe po lëvizin jo si "opozitë e opozitës", refren që tashmë është bërë qesharak, por si një kërkesë e domosdoshme kundër Sa-leh Berishës, i cili realisht jo vetëm që është 'paterica' e Ramës, por është dhe e keqja më e madhe e vetë PD. Edhe nga aty brenda, përjashtuar jeniçerët e "non gratës", janë shumë ata, që e thonë këtë nëpër dhëmbë, por shumë shpejt do t'i bashkohen jo Salianjit si individ, por përpjekjeve për reformimin radikal të PD, ose përndryshe do pranojnë asgjësimin e saj. Gjithsesi duhet pritur deii në Prill, kur do mbajmë dhe kongresin zgjedhor. Nëse do mbajnë ende gërdallën në krye, aferim! Ama, kësaj here fundi i saj do jetë shumë më i shpej dhe më i dhembshëm. Nuk po llogaris këtu rolin e SPAK-GJKKO, që ndaj "lexhendës" do kenë impaktin e vet të pashmangshëm në këtë proces ndryshimi. Opozicioni shqiptar ka dekada që nuk pranon të përfaqësohet nga Berisha, berishizmi dhe PD si pronë e tij.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mesuesi

                        Stoicizmi prej krimineli frikacak , ne dhunim te te drejtave dhe lirive opozitare , te Sali Berishes , natyrshem do te karikoje antidodin e rezistences dhe perballjes me kete dhunues . Violina e pare , ne skenen e kesaj kundershtie , ka dale Salianji . Edhe pse ne shqiptaret , si te gjithe Njerezit e kesaj Bote , jemi skeptik , nuk " ngrohemi " e frymezohemi kollaj , sepse aty , ne balle , duhet te shikojme veteveten ...! Sido qe te jete dhe ciladoqofshin premisat qe e Kane " Shtyre" Salianjen ne kete skene , hija e revoltes dhe rezistences , duken . Kjo duhet vleresuar . Ne shqiptaret jemi te cuditshem . Ne vleresojme dhe bejme tifozllek per DUKJEN dhe Jo THELBIN . Ne kete linje , 5 vjet me pare , ishte edhe Lulezim Basha . Ai me gjuhen dhe argumentin e nje djali me formim Perendimor , na kumtoi se KY estabilshment ( Trekendeshi I Bermudes ) duhej cmontuar . Dhe ne skeptiket , ne idhujtaret e idhujve te rreme qe regjistrojme me fanatizem cdo gomarllek te idhujve tane iu turren ketij gjumashi qe guxoi te na prekte atje ku na dhembe me shume , Tek shpirti I skllavit .... Dhe ate , LB , pa e mbaruar fjalen tamam , ne e vrame ...! ( Dhe vazhdojme , edhe pas kaq vitesh , te shprazim plumba mbi te . Me vjen te kujtoj I. Vokshin , nje djale I shkelqyer , qe ende qellom mbi Bashen ) . Per sa kohe do te vleresojme DUKJEN dhe Jo THELBIN , te lehten dhe Jo te veshtiren , do te sillemi verdalle si gardiane te se keqjes sone .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Purja

                          Hahaha IQIM PEKA ka te drejte Serjani bashkepuntor i Rames, ne takim jane dhene udhezime e paisur me cadra e thika pistolete qe turma ne proteste te deshtoje se bashku me liderin dhe malleshtorin Salih Berishqen, nga Edi ca nuk mund te presesh Bahuni burra e yxhym pas Berishes per fitore fitore fitore

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nata

                            Na mbyten fshataret karierist qe duan te behen protagonist per te fituar pushtet katundaresk! Po ndodh e njejta histori: ne votojme Ramen si te keqen me te vogel, ata mblidhen rreth nje burgaxhiu mashtrues se ju duket me i mire se Berisha gjakatar! O Shqiperi, ç’te te qaj me parë, iken nje malok, e vjen nje katundar!

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zylyfi

                              Po ku i hyn ne qese Saliani Rames ai te mbledhe ca njerez te forcoje Salen se po i dalin syte dhe vazhdon ta drejtoje PD .I mblodhi Saliani me zor se ata sishin nga Korca i ka sjele nga fshati i tij i veshi me kostum dhe kollare dhe i vuri si kuklla te bukura cte beje i gjori dashurovi po i mbeti dhe hala ne gryke se dhe ate pune zdi ta beja gacu ..

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje