Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fuqizim i rolit të diasporës në zhvillimin e vendit, në prill mbahet Samiti i IV-t i Diasporës

10 Janar 2026, 20:39Politika TEMA
Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fuqizim i rolit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.

Spiropali shkruan se në takim u fol për tre çështje konkrete, Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, si dhe përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës.

Ministrja e Jashtme njoftoi se samiti i IV-t i Diasporës do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill.

Postimi i plotë:

E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë, për bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.

Bashkëndamë idetë tona për tre çështje kryesore: ????

Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, që e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej kufijve.

Risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, përfshirë krijimin e Qendrave të Kulturës shqiptare në botë, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe shtimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe  15 prill, si një platformë konkrete e bashkëpunimit.

 

6 Komente

  1. D
    Doktoresha

    Elisa paska shpik nje takim online qe te tregoje modelin e flokeve dhe freskimin e botoksit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diaspora pret te leshoni RTSh ......

      Diaspora nuk eshte me Ramen, diaspora eshte me PS dhe me RTSh-ne qe vetem Gellci mundet ta leshoje ne Internet.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pupupu

      Ca lajmi ????

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben M

        Hahahaha kjo ben 2 faqe postim per cdo telefonate e mbledhje qe ben online. Cfare bibe

        Përgjigjjuni
        1. k
          katundari

          Nuk behet politika kombetare me sllogane dhe show por me veprime konkrete ku diaspora te perfshihet ne jeten ekonomiko-politike atje ku eshte e mundur jo vetm te mbeten thjeshte ne reklama per aktivitetet e qeverise ndaj diaspores....!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latifi

            Diaspora eshte e njejte si klasa politike ne shqiperi ku te perfitojne, mbushur me patronazhista. Hajde bibe se ti dhe tao tao do ta rregulloni diasporen. Brezi i ri i diaspores jane integruar ne vendet perkatese ndersa patronazhistet vazhdojne ti lepihen politikaneve te Tiranes..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje