VIDEO/ Kriza e të majtës, Lea Ypi: Shoqëritë tona e shndërrojnë pabarazinë në faj personal

10 Janar 2026, 15:35Politika TEMA
VIDEO/ Kriza e të majtës, Lea Ypi: Shoqëritë tona e

Shkrimtarja dhe akademikia Lea Ypi, në një intervistë ekskluzive për TemA dhe Apostrof Podcast, ofroi ndër të tjera edhe një diagnozë të mprehtë të një prej ideologjive dominuese që po ka formësuar shumicën e shoqërive bashkëkohore, përfshi edhe atë shqiptare dhe që lidhet me moralizimin e suksesit dhe të dështimit.

Sipas Ypit, shoqëritë moderne e gjithnjë e më shpesh e shohin pasurinë dhe suksesin si arritje individuale, ndërsa varfëria dhe përjashtimi shoqëror trajtohen si dështime personale.

“Ne kemi një shoqëri që ai që arrin dhe bëhet i pasur, bëhet i suksesshëm, merr gjithë meritat për këtë dhe thuhet dhe triumfon pikërisht si individ shembull i kësaj sipërmarrjeje të suksesshme. Dhe nga ana e kundërt, anasjelltas, ai që nuk arrin shihet si viktimë e pamundësisë, paftësisë, pazotësisë së tij.”

Ypi argumenton se një kornizë e tillë shkon përtej deformimit të realitetit, pasi bllokon çdo mundësi për veprim politik kolektiv. Në momentin kur merita dhe faji individualizohen, përgjegjësitë strukturore zhduken nga debati publik.

Ndërsa kjo logjikë është mjaft e dukshme në shoqërinë shqiptare, Ypi thekson se nuk është një fenomen unik për ne. Përkundrazi, ai reflekton një narrativë më të gjerë neoliberale, e cila ka riformësuar imagjinatat politike përtej kufijve. Në këtë kuptim, Ypi e përshkruan krizën aktuale të së majtës si një krizë narrative se sa thjesht si një krizë idesh. Pavarësisht dështimeve ekonomike, politike dhe demokratike në rritje, interpretimet progresiste e kanë të vështirë të triumfojnë përballë shpjegimeve të së djathtës, e cila redukton konflikte komplekse në çështë kulturore dhe emigracioni.

“Është një nga arsyet, mendoj, që e majta në botë është në krizë… Fakti që një lexim i majtë i këtyre konflikteve nuk arrin që të triumfojë nga ana e narrativës, në krahasim me një lexim të djathtë që redukton çdo konflikt…”

Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00

Nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal: Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar

19 Komente

  1. C
    Cika

    une kesaj shkrimtareje nuk i besoj kur merret me politiken; ajo nuk e ka idene e dinamikes politike te popullit shqiptar dhe vjen te jape mend per zhvillime ideologjike; lea eshte e indoktrinuat nga rrymat politike britanike, te cilat jane shterpe, pa debat te mirefillte - kjo kuptohet per nga vete statusi politik i britanise. lea duket e porositur te krijoje zhurme per te percare forcen qeverisese; po te ishte ndryshe, terreni per vizion te ri ne spektrin e djathte eshte i vrigjer - nje saliserb plak qe ka rrembyer kauzen e djathte. me nje fjale, lea eshte nje fllucke sapuni. erdhi, nuk i dhane gje, iku me terrci-verrci

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patatja rritet në tokë - e zbuloi Lea Ypi

      Lea Ypi - Ku ishte? Asgjekundi. Çfarë bëre? Asgjë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberti

        Merruni me vërtetësinë ose pavërtetësinë e thënies: “...ai që arrin dhe bëhet i pasur, bëhet i suksesshëm, merr gjithë meritat për këtë dhe thuhet dhe triumfon pikërisht si individ shembull i kësaj sipërmarrjeje të suksesshme. Kurse ai që nuk arrin shihet si viktimë e pamundësisë, paaftësisë, pazotësisë së tij...” Keni argumente kundër këtij artikulimi të drejtë – sillini këtu. Mos u merrni me paragjykime. Lea Ypi nuk është jo ajo që thonë shumica këtu, pasi ajo identifikohet: si intelekt, dituri dhe pozicionim ideo-politik me këtë që thotë më sipër.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Replike to Roberti

          Roberti : Shume kollaj rezohet teoria e Lea Ypit , nuk mund te quhet i sukseshem nje qe pasurohet nepermjet KORUPSIONIT dhe ti japesh merita apo medalje , Shembull i gjall sali berisha per kete qe pas 90-tes kaloj nga i majte fukara brenda nates u be i djathte dhe u pasurua ??? Cfar merite i jep Lea ketij te djathti kur thot e majta eshte ne krize , e ka fjalen per popullin e thjeshte dhe te ndershem human , kjo eshte pjesa e shoqerise e varfer pa ofiqe por qe perben pjesen dermuse te shoqerise dhe pa kete klase ata te pasur nuk mund te arijne asgje sado ta mbajne te shtypur ? Po te iku fuqia puntore nga vendi ai shtet eshte i falimentuar ..!!!! Lea ne teorine qe mbron duhet te ndaje shapin nga sheqeri thot populli , eshte shume konfuze ne te folur nuk ka baze shkrimi i saj apo ndonje gje interesante qe ta ndryshoje kete shoqeri te koruptuar ajo flet me klauzola ???? Lea i perket rrethit te biznesit si te pasurohet per vehte dhe jo per shtresat ne nevoje , ketu mbaron dhe filmi i Leas ????

          Përgjigjjuni
      2. H
        Hetemi

        Ik e vizitoju oj cik.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Futja kot

          E majte e djathte mbas renies se mûrit te Berlinit nuk egzistone , sot nuk kemi dy kampe.... Sot ka qeveri qe qeverisin fitonecai qe qeverisin me mire

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beta

            Lea Ypi si ka mundesi pinjolle e nje familje te persekutuar nga diktatura komuniste Hoxhiste..te te jete Marksiste - Leniniste...????????????????????????????????!! Po te shtosh dhe Sorosiane....vaj medet fundi i botes...o Lea Ypi.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gama

              Beta , ben mire te studiosh e te pasurosh boten tende ,qe te mund te japesh nje mendim te denje e bindes, per ate qe thua dhe nuk e mendon gjate.Ke nje perceptim te gabuar dhe e sa duket te mjafton nje shabllon stereotip i kohes . Nuk je e afte as te besh analize dhe as te dalesh ne perfundime te pergjegjshme. Respekt per Lean , e cila arrin , fale punes intelektuale e skrificave e saj, te na krijoje nje vizion te qarte, me argumente logjike te fuqishme ne vleresimin e fenomeneve te tashme dhe te kaluara, konstatimet, dhenien e konkluzioneve, ne kerkim te zgjidhjeve te epokes ne te cilen jetojme, pa ngarkesa paragjykuese, ne nje nivel qe rrallehere kam pasur rastin te ndjek. I uroj suksese, na ben krenare kjo vajze.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Delta

                Edhe ti Gama ia ke fut kot fare.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ypsilon

                  Delta - Respekte. Gama paska lexuar, por nuk e di nga vjen Lea Ypi. Me një prejardhje të djathte, mbesa e Xhafer Ypit, të vrarë nga komunistet, Lea bëhet marksiste. Në fakt, këtu nuk ka asnje problem. Çdo njeri është i lire. Por pse vjen ne Shqioeri dhe shitet e djathte duke share Enverin, kurse në Britani është e majtë sepse keshtu mbijetohet në qarqet akademike të majta në universitetet e Britanise

                  Përgjigjjuni
            2. F
              Fieraku

              Nuk mendoj se Shqiperise i duhet nje vision i majte apo i djathte per te qeverisur me sukses vendin. Shoqeria jone nuk ka pasur asnjehere mundesin te studjoje rrymat perkatese e t'i implementoje ato. Jemi nje popull shume i vogel Shqiperise i duhen njerez, individe, shume e shume individe qe e duan vendin, token, ku pasurine e shkrijne per te miren e pergjithshme. Duhen patriote, te zellshem, me energji e vision, ku interesi per te miren e Shqiperise te jete e para. Per fat te keqe, rruga qe kane zgjedhur shqiptaret (me deshire, apo Jo), menyra se si e konceptojne jeten (natyrisht jo te gjithe) nuk është ajo e duhura. Njerezit atje vuajne, secili ne menyren e vet, ku shenjat jane; trishtimi, pasiguria, humbja e besimit, mungesa e shpreses dhe e vullnetit per ndryshim, deshira per tu pasuruar me cdo mjet dhe deshira e shumices se te rinjeve per t'u larguar.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qofsh mire.

                Lea,kanë te drejtë komentuesit.Leri sofizmat e dogmat.E Majta e mbi te gjitha ajo Europiane nuk ka qene kurr ne pozita te shendosha.Pra në mbrojtje te krahut te punës,por në sherbim te borgjezise.Kjo ështe qe sot orientimi ështe djathtas se popujt kanë humbur toruan.Dhe ju në ketë ulli po kerkoni qe te rrjedhin ujrat.Po dhe mundet,por dhe si dihet.Ja një argument.Siç ju permenda e majta predikonte ardhjen në pushtet me anen e votës.Pra ne në kohen tonë i quanim revisioniste,te shitura te borgjezia.Ato thonin qe ne jemi komuniste,por jo si ju.Më thuaj në cilin vend Europian fituan me vota? Askund jo se shoqeria ishte e parealizueshme,por u tradhetua dhe u diversua nga borgjezia.Një shembull Ne Itali.Kur ne një moment ndodhi per te ber Kompromis-Historik ç'far i bene Aldo Moros.E vrau borgjezia,paçka se fajin ja hodhen brigatave Rosse(Se keshtu kan ber gjithmonë)Keshtu erdhi në pushtet dhe Hitleri.Etj.etj.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Prapë kjo me fjalët e saja pa asnjë kuptim dhe të thëna në tym. Asnjë thellim në shkaqe, vetëm blablablaaa. E majta e djeshme ishte e majta e punëtorit, e majta e sotme është e majta e hashashit, e trapllëqeve pas tymosjes së tij. Fantazira leshi. Deri dje mbrojti dhe fitoi të drejtën e punës dhe shpërblimit, sot duke kërkuar shpërblim të "barabartë për të gjithë", i hoqi nga dora punëtorit vendin e punës. Bëri që vendet e punës të shkonin nëpër botë e larg tij. E djathta nuk ka ndryshuar fare, ka mbetu ajo që ka qënë. Fashistoide, më të mënçurit e tyre janë maskuar si centristë. Humbja e drejtimit të së majtës fillom me Woodstock dhe Hippies.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kriza per faj te ndergjegjes do ta quaja une

                    Znj. Lea Ypi : Ne asnje rjesht nuk e lexova fjalen KORUPSION apo shoqeri te koruptuara ???? Cfar kerkon te maskosh duke dhene llustra me emra shoqeri te pasura qe arijne majat dhe shoqeri te varfera qe nuk kane aftesi per te aritur Majat qe te drejtojne ? Pse nuk thua se udhehiqemi si majtas apo djathtas nga njeres te koruptuar dhe i ndereshmi nuk ka vend ne kete shoqeri , hap rruge ? Kjo eshte thenia me e thjeshte dhe e drejte , nuk ka nevoje per fjale te medhaja !!! Jemi ne nje situate degjenerimi te shoqerise ? Kjo eshte situate coroditese ne gjithe boten , Shqiperia pas 90-tes e filloj nuk ja mbush mendjen dot ketij populli qe i ka kaluar gjithe etapat perfshi edhe kohen e gjyshit tend kryeminister te zogut ? Po ajo periudhe cfar emri ka , Shqiperia 85% analfabet dhe mocalishte ???

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U ktheve Lea , te pelqen biznesi me siguri

                      Po kjo sikur iku na tha mirupafshim , na la llacin shpifjet e te tjera ? Cna duhen teorite e nje njeriu qe na perbuz , gjasme mbron socializmin moral “

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Njeanshmeria

                        Zonja Lea, nese eshte ne krize dhe pa identitet, eshte e djathta, perderisa ne spektrin e saj politik ka hyre dhe madje po sundon e lumturuar e djathta ekstreme, dmth. naziste. E majta nuk ka ndonje parti komuniste ekstremiste ne spektrin e saj politik. Filozofirat apo narrativat sic iu thoni ju, jane pr podkaste.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lil Toronto

                          Lea thotë: Se 5% i shqipëtarëve (loligarkët) janë të pasur kështu që janë të suksesshëm. Kurse pjesa tjetër e popullsisë jo. Kush e ka fajin për këtë mosbarazi? Kjo vlen të diskutohet. Gjithë shqiptarët dolën të gjithë të barabartë për nga pas 1990. Si është e mindur pastaj? Kollaj po t’i kontrollosh pasurinë siç duhet per te gjithë ata më lart, me përfitimin e padrejtë të pasurisë shtetërore. Kush mundi t’a marrë padrejtësisht? Ata që ishin në pushtet majtas e djathtas duke pëefitiar % për vehte. Kështo fhe politikanët dhe ologarkët u pasuruan. Populli?! Populli ha bar Lea don të na tregojë ne popullit, se taksimi është i padrejtë, shpërndarja e pasurisë kombëtare po ashtu. Kush e rregullon këtë punë? DREJTËSIA (SPAK) Revolta masive popullore.

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gono

                            Propaganda (mouthpiece) Sorosiane ne levizje 360 grade. Fajin ketu nuk eshte i tyre qe jane paguar per ta "pompuar" apo i Leanes (emri i saj i vertet). Faji eshte i yni si shoqeri qe harxhojm kohen dhe energjine tone mbi njerez apo tema te tille. Dhe Gazeta Tema eshte paguar qe i ben reklam zonjes. Pjese e te njejtin grup apo regjim e kastes se projektuar dhe jo te fituar me voten e lire.

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vv

                              LOLI Lea e fillove si me shaka por pas 9 vitesh e sigurte qwe do jesh kryeministre.... Atehere ke mbushur dhe moshen .....

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje