Tabaku: Natyra s’është alibi për përmbytjet, vetëm 1% e buxhetit për kanalizime

10 Janar 2026, 14:25Politika TEMA
Tabaku: Natyra s’është alibi për përmbytjet,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për situatën e përmbytjeve në vend, ndërsa u shpreh se “natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje.

Sipas Tabakut, “fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh.

“Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: ‘natyra e pabesë’. Shqipëria ose shkrumbohet, ose përmbytet. Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë ‘adetin'”, u shpreh Tabaku.

Duke iu referuar të dhënave të Emergjencave Civile, Tabaku theksoi se “dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve”.

“Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar. Skenat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar, nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji”, u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se sot janë mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë të shkatërruara. “Nesër do të jenë sërish. Sepse ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj”, shtoi ajo.

4 Komente

  1. S
    Skraparliu

    Po kur ishe vete ne pushtet pse nuk e zbatove nje perqindshin per permbytjet ke qene kater vjete nenkryetare e Bashkise sa here binte shi permbytej Tirana e sidomos Lapraka e Bregu Lumit per te dhen mende e per propogande eshte kollaj jep nje here llogari se cfare ke bere vete pastaj dile e jep mende te tjereve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Pu pu puu kush flet e jep mend

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti Angoni

        Kjo zonja deputete ka plotsisht te drejte kur kritikon per permbytjet. Vertet ne kohen kur partia e saj PD dhe kryeministri isaj zoti Sali Berisha u pwrmbyten dhe sidomos Shkodra, dhe shkuan atje zoti Kryeminister Sali dhe zonja Jozefina Çobo Topalli si kryetare Parlamenti, u premtuan fermereve se do te shperblehen qindarke per qindarke. Por ta dini - u tha zoti Sali dhe e perkrahur 100 % nga zonja Jozefine, se kjo permbutje nuk erdhi per faj te qeverise , por per fajin e HENES BLU" Po,po -tha Saliu - ua them une : Ishte per faj te Henes BLU edhe pse ajo kishte ngjyrenn tone. Tashme edhe pse po permbytet bota dhe u dogj bota mbare, fajin ketu e ka qeveria dhe sidomos Edi Rama , i cili u eshte bere hije ....

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cika

          nje kukuvajke e vertete - e neveritshme kjo bashke me prurjen e re - nje me nder alimutmeti ne do te rregullosh problemin e permbytjeve, duhet ndershmeri: permbytja vjen nga ndertimet pa leje, papergjegjshmeria, korrupsion dhe pastaj vijne investimet e reja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje