Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Opozita në qendër të akuzave të saj për përmbytjet ka përdorur hidorovorin, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë në punë. Por, kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në rrjetet sociale thotë se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale. Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë.
“Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale”, shkruan Sako.
Edhe drejtori i ndërmarrjes Rruga, Alion Hysko, që ka në administrim hidrovorët e Porto Romanos, thotë se të dy punojnë me kapacitet të plotë.
“Ka 9 pompa në punë. Prurjet dhe intensiteti ka qenë i lartë. Pompat janë në punë dhe në funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet të plotë ka pasur bllokime nga mbetjet që vijnë në hidrovor dhe janë pastruar. Këtu jemi tek hodrovori i vjetër janë 7 pompa 6 janë në funksion dhe një e kemi për raste emergjente’, tha ai.
Akuzave të opozitës se përmbytjet në vend u shkaktuan pasi hidrovorët nuk kanë qenë në punë, iu përgjigj një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile ku deklaroi se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguruar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta.
Përmbytjet në Durrës dyshohet se shkaktuan edhe një viktimë, ndërsa Prokuroria ka nisur edhe një hetim për shkakun për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
E po gjithe ajo permbytje e ka nje domethenie ? Nuk nisem nga fjalet e opizites por nga realiteti qe ndodhi? Znj Sako duhet te nxirni mesim nga pesimet ? Nuk eshte normale gjithe ajo prmbytje kur te gjitha paskan qene ne rregull sipas jush ? Jam nga Berati , Mesa mbaj mend ne vitin 1963 pati goxha rreshje sa lumi Osum doli nga shtrati mendo tek Ura e Gorices dhe vershoj ne rruge , nga Babe-Duda deri ne lagjen Murat-Celepi , por ama brenda 24 oreve cdo gje u Normalizua . Mendo te zgjaste uji cdo ndodhte me lagje Gorice rrugen kryesore qe quhej bulevardi si dhe lagja Murat-Celepi u bene te pa kalushme ? Nuk ariti uji te bente deme me perjashtim la Baltra por jo mbeturina ? Edhe atehere natyra ka qene goxha e Eger , fshatrat malore mbuloheshin me debore por ama sa vinte vjeshta fillonin pregatitjet per ti dale se keqes perpara deri ke ushqimi i bagetive qe kujdeseshin si per femijet e tyre e plus zajret e dimrit , keto ishin rregullat themelore per ate shtet si dhe per cdo familje ? Sot jane prishur ekujlibrat te natures si dhe tek njerzit prandaj ndodhin keto lloj katastrofa ne nje kohe kur shkenca nuk eshte ajo e vitit 1963 , vetem ndergjegja ka qene , ku sot mungon i ka mare mend korupsioni te ndertojne pa kriter ?
Dil nje here ne kembe ne qytet dhe shihi gjendjen e pusetave tek l12. qe tek ish .Fabrik e bukes prane koshave jane te bllokur dhe ne vere plot me uje dhe tani ne dimer nuk sherbejne. Puntoret e kanizimeve bejne sikur pastrojne dhe gjithe uji.l ecen mbi rruge . Dil shih dhe gjendjen e trotuareve gjithe pllaka te thyera perballe pallatit te sportit, qe nuk.ka asnje vit qe eshte perfunduar, turp per nje qytet turistik me ato pllaka te thyera ne hyrje te qytetit turistik. Po tek ura dajlanit dy gropat e kanalit te plazhit qe kalon aty ishin te bllokuara komplet nga shishet plastike. Me cfare merret drejtori kanalizimeve gjate veres apo ben senior. Po kanalet e ujit ne katund te Ri pa u pastruar prej 5 vitesh por u kujtuan kur erdhi uji nga Erzeni. Kanali kryesor I ujrave kullues ishte 5 vjet pa pastruar dhe para nje muaji e partuan duke mbuluar gjysmen e rruges me mbeturina. Kjo eshte vetem 1% e problemeve qe ka Durresi. Po nenkryetaret e Bashkise me cfare merren.gjithe diten pse nuk.ndjekin problemet e kullimit ne fshat apo dhe ne pikat kritike ne Durres.?
Vazhdo e puno por opordhiten ske pse e degjo