“Tryeza nuk dha zgjidhje”- gazetari pranë PD: Ja pse e kundërshtova Berishën

9 Janar 2026, 22:10Politika TEMA
“Tryeza nuk dha zgjidhje”- gazetari pranë PD: Ja pse e

Analisti Shpend Gashi, drejtues i emisionit “Oponencë” tregoi arsyet pse shkoi sot në forumin e takimit të thirrur nga PD dhe Sali Berisha me opozitën shqiptare.

Ai u shpreh se kishte aq shumë arsye për të mos shkuar në atë tavolinë, sa për të shkruar një libër, teksa vuri në dukje mangësitë e opozitës, kryesisht me estabilishmentin e krijuar, duke larguar qytetarët dhe boshatisur çdo ditë e më shumë sheshet.

Ai propozoi vetëm grevën radikale si zgjidhje dhe ajo të niste nga përfaqësuesit e lartë të PD-së, duke dhënë të parët shembullin dhe më pas t’i bashkoheshin ai vetë dhe qytetarët.

“Kur më ka ardhur ftesa kam vërejtur të njëjtën gjë që ka parë edhe zoti Lubonja, nga ana e Berishës, në këtë forum ku u tha tavolinë e rrumbullakët edhe pse ishte katrore dhe doli me cepa, por kjo nuk ka rëndësi. Unë kam vajtur atje për të dëgjuar, por kam pasur arsye sa për një roman përse nuk duhet të shkoja atje. Këto janë trampolina, por a doja të ishte ndryshe politika, sikurse në Danimarkë, që jam admirues i madh i saj. Me Edi Ramën është kryq i madh”, u shpreh ai për “News 24”.

Por si u ndje në atë takim dhe pse foli kundër Berishës dhe opozitës?

“Unë u ndjeva si Shpend, vajta dëgjova dhe kundërshtova Sali Berishën. Ne nuk jemi paterica të Ramës, edhe pse bëjmë opozitë ndaj opozitës, ky është këndvështrimi i jonë. Opozita më e madhe, a ke bërë sa duhet të mbledhësh njerëz? Jo. Pse? Sepse ke estabilishment aty brenda dhe ai estabilishment nuk ka sjellë asgjë. Aty nuk u dha asnjë zgjidhje dhe nuk kisha pritshmëri për zgjidhje atje”, vijoi Gashi.

Në fund ai tha se vetëm një grevë radikale dhe rezistenca mund ta rrëzonin qeverinë, duke dhënë shembull të parët vetë deputetët e PD dhe opozitës.

“Unë jam për grevë radikale urie dhe jo grevë ata qytetarët apo ne këtu, por ne do sakrifikojmë pasi të sakrifikojnë ata zengjinët atje. Të futen atje dhe të bëjnë rezistencë, rezistenca ndaj ramës nuk ka nevojë për kokë po për rezistencë. Politikisht Rama me partinë e tij janë vite larg në organizim, ndaj them se kërkohet vetëm përballje radikale. Por aty në fund zgjidhje nuk u dha! Duhet të kishin folur edhe figura të tjera, duhet të bahskohen sa më shumë, unë nuk jam berishist, i përkas brezit të ri”, nënvizoi analisti.

Në lidhje me qeverinë teknike apo tranzitore ai u shpreh se:

“Qeveria tranzitore e kemi parë në 2017. Ndryshuan gjë këta ? Pra nëse do të krijosh frymë ajo krijohet duke e bërë tjetrin të ndjehet i dobishëm dhe ta gjejë veten tek dy. Me organizonin dhe lidershipin e PD nuk ka frymë, sepse nuk afrohen njerëzit. Në fund të ditës, njerëzit e njohin publik. Perceptim publik për klasën drejtuese të PD, është që këta nuk janë në vendin e duhur apo që nuk sjellin ndryshimin në rastin më të mirë. Pra nëse do të krijosh frymën hape shtëpinë tënde njëherë. Flori dhe unë kishim kaq kohë donin të flisnim”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë më tej dhe a solli zgjidhje kjo tryezë? Gashi mendon se jo, por janë të dënuar që të bashkëpunojnë për të rrëzuar Ramën.

“Zgjidhje nuk u dha sepse me një lule nuk vjen pranvera. Gjë pozitive është, por a do sjellë diçka? Kjo mbetet për t’u parë. Unë mendoj që ne jemi të dënuar për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të rrëzuar Ramën”.

13 Komente

  1. S
    Shpendi Sorre

    Haaa idiot funksionel , qe nuk njeh bazen e demokracise, rrespekt i vullnetit te shumices. PS ka mazhorancen parlamentare dhe e ka votuar shumica , te kerkoshe te fitoshe zgjedhjet eshte me se normale por te kerkoshe me forma extrême te rrezosh shumicen qe relativisht eshte shumices dhe nje Sorre si ty nuk e rrezone dot , do te thote qe je nul. Me e bukura eshte se ky qenka dhe banalist nje kazane haaaa çfare niveli ka média ne Shqiperi. Sot ne France ngelen pa energji elektrike 320 mije familje po nuk i degjuar asnje krritike nga opozita. Kur ka permbytje naturore shkohet per te ndihmuar dhe jo te shfrytezoshe nje fatkeqesi per perfitime politike , qe réalisht humbet elektorat . Shume budallenje kishte ne ate mbeshtjellje qe kishte organizuar sekretari i PPSH shoku Berrisha por me ra ne sy mungesa e Pilinçit e Tiku zhapiku dhe disa figura te tjera si Tosi karragjozi , duheshin edhe keta qe réunioni te merte formen e plote te nje spitali psiqiatrik.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Politikisht Rama me partinë e tij janë vite larg në organizim, ndaj them se kërkohet vetëm përballje radikale - DMTH nuk i mundim dot, se jane te organizuar, ndaj hajde ti rrahim. Keta jane e ardhmja e moderuar a PD. Nuk thone te organizohemi me mire se kundeshtari, jo, dajak, radikalizim etj. Dhe pastaj habiten pse nuk fitojne, a thua se populli nuk i sheh keto gjera

      Përgjigjjuni
      1. Kutuzovi

        Do bejme greve urie radikale thot zotenia per te rrezuar Edi Ramen. Pse u dashka kaq sakrifice e madhe per nje gje te kot qe nuk ekziston? Pse duhet rrezuar Edi Rama? Per teket e Saliut qe kerkonte vije ne pushtet padrejtsisht. Edi Rama eshte kryeministri me i votuar. Mori 83 mandate. Kjo tregon se populli e do. Kjo tregon se ai po punon mire. Sali Berishen dhe PD-ke nuk e votuan. KJO TREGON SE SALIN NUK E DO POPULLI. AI NUK SILLET MIRE,ESHTE NON GRATA,KA SHKATERRUAR PARTINE. Prandaj nuk ka asnje arsye te rrezohet Edi Rama. Ai duhet lene i qet te punoi.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisnik

          Shume i sakte! I nderuar! Shpend!

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1

          O i ri me mendesi plaku.Mendo per nje moment qe behen zgjedhje,fiton PD dhe deputetet e PS futen ne grev urie per te bere prap zgjedhje dhe futemi ne nje cikel nga ku nuk dalim dot.Zgjedhjet provokohen kur ne shesh dalin qindra mijra vete dhe detyrojne qeverine te dorehiqet.Ti je kolopuc e se di po ne vitin e larget 96 u ngrit populli dhe Saliu u nuk pranonte nderimin e Meksit ,biles njerezit po vriteshin rrugeve dhe ai u rizgjodh president.Gazetaruc nuk zgjidhen gjerat me grev urie duke lidhur shirita te kuq ne koke ,por me ligj ,E fundit vajte te nje komunist qe ka si kryetar partie qekur ti skishe lindur akoma,dhe thot do qendroj deri sa te me mari zoti

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boston

            Komenti juaj “1” eshte me llogjike te ftohte dhe shume e kuptueshme per ata qe duan te mesojne…… sa per ata qe nuk duan te kuptojne te verteten lerini te vdesin budallenj.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Edi

            PO SIKUR TE BEHEN ZGJEDJE TE REJA E TE FITOJ PERSERI PS(E PA DISKUTUESHME) ÇDO THOTE PD QE U VODHEN PRAP???AVAZI MUKES

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Qenka dhe gazetar ky fluturaku. Po si mund të kërkohet rrëzimi i qeverisë me greva urie për të marrë pushtetin pesë vetë të krimbur në krime, të cilët populli nuk i do? Pushteti nuk merret, po të jepet nga votuesi që e ke bindur me ndershmërinë tënde dhe me programin tënd më të mirë se i atij që ka pushtetin. Këta nuk janë analistë, por anarkistë kundër demokracisë, këta, po të marrin pushtetin kalojnë në fashizëm, sepse radikalizmi është prirje më shumë se sa zgjedhje sa për të hedhur lumin.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti

                Ky Shpendi qenka bërë shpend fluturak me atë mëndje pa tru në kokë por vetëm me flokë. O debil në këtë gjendje që është opozita (i thënçin) me në krye një komunist fanatik, fshatar i pagdhendur me origjinë familjare injorantë dhe të pa shkollë, një njeri shpirtzi dhe vrasës njerëzish dhe kundërshtarësh të tij, 82 vjeçar, në vënd që ta kapni për leckash këtë lëtyrë të mbetur nga e kaluara, kërkoni forma për të ndryshuar të pandryshueshmen qeverisje. Si mund të ndryshosh qeverisjen me zgjedhje të bëra 6 muaj më parë, me një rezultat spektakolar sepse jeni të mërzitur në opozitë, të pa aftë të organizoheni për të fituar zgjedhjet. O Shpend fluturaku me njerëz si puna jote, idiotë të pashpresë jo në grevë urie të futeni, por dhe vezë të arta të bëni, aty do të rrini se jeni debilë dhe idiotë dhe nuk gjeni dot zgjidhjen e duhur.

                Përgjigjjuni
                1. Çika mal

                  Të marësh kazma lopata e të shkosh të rregullosh stallat e kooprativës kur shtëpia jote është bërë çatallë kjo nuk është normale Por të kërkosh qëtë ftuarit dhe dasmorët të vijë në dasëm kur dihet që dhëndërri është eunuk edhe kjo nuk ka kuptim Prandaj mirë e ke pretendimin z Gashi që kjo ska sy për qabe . Por kjo opozitë duhet të rregullijë shtëpinë e saj pra PD sepse është bërë si një kazan i çpuar në të gjitha anët dhe nuk di çfarë të bëjëUstain që keni zgjedhur për të rregulluar shtëpinë që pikon në të katër anët nuk e keni zgjedhur mirë . Tek Saliu që i kin varur shpresat për të ardhë në pushtet me rrugë radikale nuk keni asnjë shans që të bëni përmbysje me dhunë Hiqeni këtë mëndje se nuk të çon gjëkundi .Opinioni i gjërë i popullit intelektual analist( një pjesë) me arsyetim organizmat ndërkombëtare trupi diplomatik Strukturat madhore Evropiane monitoruese ju kanë bërë të qartë se opozita duhet të rregullojë në radhë të parë shtëpinë e saj pastaj po deshi populli për 24 orë e rrëzon Ramën pse jo dhe me bekimin e nderkombëtarëve Ama me këtë derexhe që ësht opozita e aq më tepër me radikalizëm kjo dtrategji nuk a pa tur dhe nuk do të ketë mbështetje as nga faktori i brëndshëm dhe as nga faktori jashtëm .Situata gjeostrategjike e evropës Ballkanit dhe më gjërë kërkon njëanalizë serioze dhe stabilitet dhe faktorin ndërkombëtar nuk e shqetëson më shumë korrupsion në Shqipëri ,më shumë se sa domosdoshmëria e sigurisë gjeostrategjike e rajonitdhe stabiliteti në të gjitha fushat. Dhe jo se nuk ka plane Evropa për ta luftuar korrupsionin në Shqipëri por ajo nuk e djeg jorganin për një plesht .Kështu që opozita duhet ta fillojë luftën kunder faktorit të saj të brëndshëm që është degradimi i saj se sa të pretendojë të rrëzojë pushtetin qe e ka votuar populli duke i dhënë 83 deputet me rrugë të pa aprovuara e të provuara në rajon . Mirë e ke thënë o Gashi por me fjalë të tjera unë e them ""tyt laro të hëngërt tënja se e ke të ligën brënda""

                  Përgjigjjuni
                  1. @
                    @.

                    Nje gazetar kok trash megaloman anal që perserit fjalet e tutorit te tij. Nje i ri që vrapon mbas nje kufome kaq esht asgje me shum. E mjera Shqiperi ku esht katandisur.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Si një thirrje me një 'profetike' dëgjuar, për herë të parë djaloshi Shpend kumtoi: "Ne jemi të dënuar të bashkëpunojmë për të rrëzuar Ramën!". I bashkohem, po po duhet! Po si bëhet kjo askush nga aspirantët, të rinj e të vjetër, të vegjël e të mëdjenj (si parti) nuk e thotë dot. Të bashkohemi, fjalë e përgjithshme. Ja u bashkuat e pastaj? Aha, epo të bashkuar do mbushni sheshet, do futeni në grevë, do bëni e ç'nuk do bëni? Po përsëri pyetje, e pastaj?! Përgjigjen ja po e jap unë. Nën këtë trysni të hatashme, Ramaduro s'ka nga ia mban, largohet! Po përsëri pyetja vazhdon. E pastaj? Po qeveria e maxhorancës parlamentare e dalë me 83 mandate nga zgjedhjet e 11 majit, a do largohet pas Ramaduros?! Përgjigjen e dinë dhe aspirantët vetë, nuk ka pse! E para se nuk ka kush ta zëvendësojë dhe e dyta zëvendësimi të paktën në Shqipëri nuk ka ndodhur që të bëhet jashtë kuadrit kushtetues përnes zgjedhjeve politike. Jo, jo ato nuk i duam, të pajtën tani jo, e dimë që nuk i fitojmë, por duam 'qeveri teknike' dhe pastaj zgjedhje se me Ramaduron zgjedhjet ishin dhe do jenë farsë?! Thoni ju, por maxhoranca thotë se ishin legjitime, të njohura si nga KQZ, OSBE-OHDIR dhe BE. Ndaj u thonë : "Nuk krijojmë qeveri teknike, por do krijojmë një qeveri tonën, të re dhe pa Ramën kryeministër. Si parti në këtë mënyrë kemi goxha eksperiencë. Gjatë mandatit 1997-2005 ndërruam tre kryeministra Nano, Majko-Meta, me nga dy herë secili dhe po aq riformatime qeverish, bile edhe pse në 1998, sa kishim filluar qeverisjen (si tani) dhe ju bëtë një "grusht shteti"! Përzutë kryeminustrin Nano nga zyra, po përsëri mbetëm po ne në qeverisje. Ikëm vërtet, pir vetëm me zgjedhje në 2005, edhe atëhere sepse u përçamë mes vedi. Sot kjo nuk mund të ndidhë më, sepse me vullnet popullor, jemi maxhorancë solide. Nëse vërtet doni qeveri tuajën, kjo do ndodhë në 2029. Deri atëhere përgatituni të na mundni dhe bujrum, qeverisni ju". Po kujdes, se me xha Saliun dhe ronxhobonxhot e tij as atëhere.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lumi

                        Po të respektoj snqerisht o zBureto !për këtë koment sa objektiv por dhe bindës në arsyetimin dhe veç në se nuk do ta pranosh një gjykim të tillë. Mirëpo z Bureto në kopenë e Saliut ka rënë ujku dhe kopeja është apërda nëpër pyll që ska çoban që i mbledh.Sidoqoftë ju i kini thënë të gjitha dhe e kini parashikuar se 2029 mundet të fitoj opozita në se...!! në se.....??.!!!!.Por kjo ëndërr është ca si larg .Deri atëhere Saliut dhe ne që po i afrohemi 80 tave na mbaron vaji i kandilit . Me gjithëatë më e mira u bëftë për popullin dhe brezin e ri që deri tani po e shikojnë me pesimizëm të ardhmen . Mbledhjet zbritjet thirjet protestat ulërimat shkatërrimet ankesat në Evropë të Saliut kanë kohë të bëhen dhe të japin rezultat por larg qoftë mos kthehen në bumerang për vet këtë parti politike të dalë nga binarët si dekovili i serës së Selenicës në vitet 1935- 90 të shekullit të kaluar..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje