“Kisha një ftesë nga Berisha, por nuk shkova në tryezë”- Lubonja: Nuk dua të më ftojë ai!

9 Janar 2026, 21:27Politika TEMA
“Kisha një ftesë nga Berisha, por nuk shkova në

Analisti Fatos Lubonja zbuloi sot në Kjo Javë se kishte një ftesë për te tryeza e Berishës me partitë e vogla opozitare dhe shoqërinë civile, por nuk mori pjesë.

Lubonja theksoi se nuk shkoi aty pasi vetë ftesa ishte nga Berisha.

Sipas tij, opozita duhet të largohet nga kultura e vjetër e njëshit, por të ngrihet një komision me sa më shumë të rinj dhe të tregojnë një kulturë të re.

Lubonja: Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam kundër kësaj qasje. Vërtet duhet bashkim. Edhe Lapaj thotë hajdeni këtu.

Unë jam për një bashkim që eliminon personalizimin, Skënderbeun. Fut sa më shumë një lëvizje njerëzish të rinj që futen në këtë lojë. Është një kulturë e vjetër, aq më tepër kur bashkimin ta kërkon Sali Berisha. Berisha, Rama Fatos Nano apo dhe Meta, janë njerëz që thonë bashkohu rreth meje dhe vijnë në pushtet dhe bëjnë të kundërtën që kanë thënë.

Dua garanci kur jap mbështetje është si të hipi në anije dhe shkojmë në një drejtim bashkë. Jo kush do të iki majtas pastaj e hedh nga anija. Duhet që bashkimi të vijë rreth shumë figurave. E kam dhe një histori, në vitin 97, u formua një forum për demokraci ku ishin dhe shumë parti, shoqata që nuk kishte një figurë të madhe. nuk dua të më ftojë Sali Berisha. Dua të lind një komision që këta e krijojnë dhe të më ftojë ky komisioni, atëherë dhe mund të vij.

10 Komente

  1. M
    Mungonte Latifi

    Mos sa keq. ......ne fakte krah teje duhet te ishte Pilinçi Kujtim Gjiza Vrenozi Tiku Qukapiku Jenisheri Nard Ndoka Agron Duka ..........me fantastike ishte Akili i religionit dhe nje shpellar qe kishte sene jashte shtetit ishte i moderne nje tip nga Dukagjini. Jeni shtuar shume .........

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ja, se krijon Saliu një komision me Nul Nokën, Palokën, dhe Vokshin, dhe do e ftojne pastaj Lubonjën. Dhe Lubonja do thotë: "Shkova se më ftoi një komision me të rinj premtues si Nul Noka.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Meti

      Je kujtuar tashi gjithmon ke qen pro sales je nje lajke i pa burr pro komunistit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Jo, mo jo! Tosi asnjëherë nuk ka qenë pro Sa-lehut. Ai, thjesht urren Ramën. Dikur kanë qenë miq, dhe nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje! Ndoshta përligjet me thënien e Faik bej Konicës që: "Shqiptari një gjë nuk e fal, suksesin e tjetrit!".

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xxx

        Që kur kështu gjarpëri syshtrembër, deri tani Saliut i ke shërbyer, apo e pe që s'ka ngelur njëri pas tij

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bake

          Na ke merzitur shume qe nuk more pjese............... C'fare jane gjithe keta zvarranike......

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            Zagar do mbetesh.

            Përgjigjjuni
            1. p
              penicillina

              po kthehet nga korca ky idioti

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ringjallja pellazge

                I jepni nje garanci ketij kokrjepurit. Medemek ky do jete Aleksandhrosi, ai megalua. Nuk ja fut dot njeri ketij gojdhjerit. Ka mbi 30vjet qe vjell vrer. Di se c'kerkon. Asnjeher nuk ha kot ky spiuni sllavo-grek. Nuk e kupton bagetia qe eshte bisht qëni.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tosi

                  PO KY VET QE 50 VJET SHIKON MAJTAS DJATHTAS TANI DO TE SHIKOJ DREJTE HAHAHA

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje