Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e "Terminal" nga Aurora Sulçe, në A2CNN, se në tryezën me të gjithë faktorët opozitarë ekzistonte një “frymë mosbesimi ekstreme”.
“Unë ulem te ajo tryezë dhe ka një frymë mosbesimi ekstreme. Ia thashë edhe zotit Berisha ballë për ballë. Ia përsërita prapë. E keqja e opozitës nuk janë partitë e vogla. Fryma e mosbesimit është shumë e madhe në raport me PD-në se kjo parti, në kulmin e protestave dhe mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve, shkoi u ul dhe miratoi dy komisione. Dhe bomba tjetër e zotit Berisha ishte se PD-ja nuk do merrte pjesë as në ato dy komisione sepse Partia Socialiste e ka “dredhur”. Atëherë, kur ke një kryeministër që manipulon, pikë të fortë duhet të kesh përfaqësimin. Ne kemi marrë 30 mijë vota dhe nuk jemi të përfaqësuar në Parlament. Nuk kërkojmë lëmoshë. Nëse Berisha do të tregohej parimor, edhe në 2019 bëheshim koalicion, nuk kishte nevojë për një parti të majtë”, tha Ndoka.
“Tryeza ishte formale. Ishte ftesë si në dasmë, por pa nuse, pa dhëndërr. Nuk po them që nuk ka efekt, nuk e barazoj dot me zero, por nuk prodhoi gjë, pasi ishte edhe takim i parë. Ishin 70 vetë dhe nuk merrnin dot as fjalën. Ishte takim i vështirë, sepse nuk ishte as politik, ishte miks. Kishte që flisnin për sigurinë ushqimore. Për fat të keq, nuk pati diskutim politik të mirëfilltë”, shtoi Ndoka.
Sipas tij, “kur ke një tryezë të atij dimensioni, duhet të kesh një draft dhe të shpërndahet një deklaratë në fund”.
O Nardo po vertet mendoni se mund te fitoni ne zgjedhje me Jenisherin me qese plastmasi ne koke duke shetitur me biciklete neper Shkoder ne dite shiu duke mbrojtur floket e lyer, apo me Sali Shehun me particken me 3 antare , Saliu, Roja I zyres dhe sekretarja, apo Adriatik ballistin me nje kofshe pule ne dore dhe nje faqore ne doren tjeter , apo me pinjollin e nazisteve qe beri thirrje publike popullit shqiptar nga foltorja e vicidolit se do tu hame te gjalle Ludoviku, Tumor Alizorra kaptinleshkarafeli bubuzheli I Beratit.
Kurt flet edhe ky i pa shkolli famililje komunistash perfaqeson demokristianet haha servil i keq kercen deg me deg imagjinoni kush ban politike