Kryekëshilltari mediatik i Berishës sulmon intelektualët që refuzuan tryezën e opozitës: Përveç Lubonjës, të tjerët janë alogjikë dhe prole të fjalës...

11 Janar 2026, 15:15Politika TEMA
Kryekëshilltari mediatik i Berishës sulmon intelektualët që

Debati për tryezën e opozitës ka irrituar Alfred Lelën, i cili ka sulmuar të gjithë ata që e mbajnë veten intelektual dhe nuk iu bashkuan tryezës së opozitës.
Kryekëshilltari mediatik i Sali Berishës ka sulmuar ashpër intelektualët që refuzuan ftesën, duke i etiketuar shumicën si “prole të fjalës” dhe duke kursyer vetëm Fatos Lubonjën. Në një shkrim ironik Lela vë në diskutim jo vetëm bojkotin e tryezës, por edhe vetë statusin e intelektualit publik në Shqipëri.

Shkrimi i plotë:

Tryeza e opozitës dhe trapezat kontestatorë

Nga Alfred Lela

Që Shqipëria është plot me ‘intelektualë’, të cilët mbahen të tillë, edhe pse librin e fundit e kanë lexuar kur kanë qenë në universitet-dhe ka qenë tekst shkollor- kjo dihet. Apo se, këtu te ne, ‘intelektual’ quhet kushdo ka një diplomë universiteti-edhe pse këto janë bërë si injeksionet botox të cilat tashmë i ofrojnë edhe dentistët- dihet gjithashtu.

Cka nuk dihet, dhe as dallohet, është se një intelektual (publik) është i tillë mbi tri premisa: i lidhur me veprimtari krijuese (dhe e ushtron këtë në shtyp, arte apo universitet); ka një zë publik, pra nuk është mendimtar ‘i kullës së fildishtë’ dhe, së treti, e përputh idealin e fjalës me të veprimit.


Tani nga maja e teorisë zbresim në fushën e praktikës, te tryeza e dialogut, thirrur nga udhëheqesi i opozitës, Sali Berisha, dhe te reagimi i ‘intelektualëve’ përkundër saj. Fjalën intelektual do ta përdor në thonjëza, sepse të gjithë reaguesit, përjashto Lubonjën, i klasifikoj (mos m’a falni paragjykimin!) si prole të fjalës, një farë që e ka mbjellë interneti me gjithësinë, paanësinë dhe rrjetësinë (world wide web). Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Përsërisin të njëjtat klishe, të njëjtat imazhe, të njëjtën butafori të mendjes dhe veprimit. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit.

Pse, këta ‘intelektualët’, e kapën me tryezën e opozitës, secili nga këndi i vet i fandaksjes? Sepse ata i presin krizat si shpëtimtare për rolin e tyre, shpresojnë se nëpër trazirat e tyre to do kalojnë nga margjinat në qendër. Instinktin e kanë të saktë: vetëm krizat mund t’i shpëtojnë ekstremistët, në momente qetësie ata nuk janë më shumë se një lëmsh psikologjik që kërkon të çtirret diku. Duke e perceptuar opozitën në krizë, ata hutohen kur nuk i thërrasin me emër të përveçëm, publikisht, që të begenisin tryezën, jo si të barabartë, jo si veprimtarë, por si shpëtimtarë. Në kokën e kokolepsur kanë ravijëzuar një aula magna ku, edhe në mos qofshin në krye, rrumbullakësia e tryezës u krijon iluzionin se janë. Është ëndrra e gomerëve që e dinë veten për kalorës, rrjedhimisht në tryezën primus inter pares me Mbretin Artur.


Po t’i vije re reagimet e tyre, alogjike siç janë ekstremitetet, përvijonin një ankesë sipas së cilës në tryezë i ftoka Sali Berisha dhe kjo i ftohka! Ou?! Pse, kush duhet t’i ftonte? Pëllumbi, recepsionisti i Partisë Demokratike? Fryma e shenjtë? Donald Trump d.v?

Nuk është ftesa dhe forma e saj që i shqetëson, është nevoja për të krijuar dhe luftuar një betejë imagjinare, për të pasur mullinj që fryjnë erë për balonat e iluzioneve të tyre. Ashtu të trandur, fantazojnë për horizontet ku duhet të shkojë trupa e madhe opozitare, dhe vertikalet që duhet të bëjë për të mbërritur aty.


Njëri thotë: më ftuan, por nuk shkova. Tjetri, më ftuan, shkova, por nuk më pëlqeu, se tryeza ishte drejtkëndëshe, jo si e Mbretit Artur, ku mua, ngado të më kthesh, do të isha në qendër. Dhe këtu vijmë të dallimi mes njerëzve aksidente publike dhe intelektualëve, raporti i tyre me qendrën. Të parët, ngaqë nuk e përballojnë dot vetminë dhe inkoherencën, me qendër kuptojnë veten dhe fanepsjet e tyre. Të dytët, duan të çojnë në qendër idetë, por janë mirë edhe kur qendra rrotullohet idesh të tjera. Fanepsjet e tyre nuk i shohin si ide për të gjithë, por si pjesë e procesit krijues të brendshëm. Nëse nuk pranohen, vijojnë me gjëra të tjera.

Nuk kërkoj që shija ime për këta ‘intelektualë’ t’u thotë gjë. Por kontrasti i tyre me të tjerë në tryezë duhet t’u shpjegojë diçka. Nder të munguarit e njëqind e një tekave, të blerët e një mijë e një llogarive, spurdhjakët e një million e një ‘do dalim ku të vija e mbrothët koha’, media antiopozitare solli në qendër të fandaksurit në kërkim të qendrës. Në tryezë qenë dhjetra njerëz të proceseve krijuese, secili në lamijen e vet, artistë, autorë, gazetarë, sipërmarrës, aktivistë, klerikë etj.

Asnjë nuk u theksua, sepse mediat e qeverisë vunë, si përherë, në pasqyrat e tyre fytyrat e gaztorëve, Olios e Stelios. Fakti që mediat u ndihmuan në ngritjen e këtij perceptimi edhe nga këta ‘intelektualët e hurit dhe të litarit’, dëshmon se alenaca e banalitetit triumfon më lehtë në epokën e internetit.

Mund të mos e ndalim, por të paktën mund ta shpjegojmë dhe ironizojmë.

26 Komente

  1. L
    Lela ....dua bicikleten , me rrahen policet hiiiii

    Lubonja qenka i falur sipas Leles...... O Lela a ka te drejte morale nje i shpallur non grata nga SHBA dhe Mbreteri e bashkuar njehosisht i pandehur nga drejtesia per korrupsion galopant........ Lela e gjete bicikleten se kishe blere shtrenjte.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erikson

      E si mos bashkohesh me intelektualë kalibri si Kujtimi, Selamiu, Nardi i Ndokajve, Agron Qoftexhiu, Dash Gjiza, e ca koka madhore të politikbëries botërore??? Eh more Lela, akoma mbahesh tek brekët e ulura në fund të këmbëve dhe studimet mbi llapaqenërinë e Sal koqefishkurit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SANTA MARIA

        Dy gjera jane thelbesore te kuptohen ne kete rast: 1. Autori i shkrimit eshte nje katundar pa kulture dhe pa integritet moral, dhe kaq mjafton te shumezohet me zero. Edhe L. Basha e pati pasur " keshilltar " dhe u " rrah " si gamori ne duhan ne zgjedhjet e 2021. 2. Ai qe pretendon se eshte intelektual i vertete ( sepse tani lexojme gjithfare rrumpallhanesh qe veteshpallen intelektuale, apo qe quhen te tille nga nje tufe gomeresh katundesh, pra intelektuali i vertete nuk mund te shkoje ne nje tryeze i thirrur nga nje individ pa nder e moral, madje kriminel i njohur si sali berisha, i shpallur Non-grada nga SHBA dhe Britania e Madhe si " minues i demokracise dhe favorizues i korrupsionit gjigant " i marre i pandehur nga drejtesia shqiptare per korrupsion. Si mundet tani, nje njeri me integritet moral te shkoje ne tryeze ku " shpetimin dhe luften kunder korrupsionit " dashka ta udheheqe ky plaku i mesiperm 82 vjecar, plotesisht i diskredituar ne Shqiperi dhe ne bote ?!

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Nuk mund të ofendohet njeri ,nga sharjet e një fshatari servil të kryetarit të koprativës, për një vend pune si magazinjer SMTje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lela asht figura me groteske ne politike

          Lelo, ha ha sa qesharak piciruk pabuks i Saliut.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Doda

          Ky u be I njohur sapo uli pantallonat ne nje studio te tv

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na ruajt zoti

            Keshilltar i nje killeri te demokracise,shqiptareve opozitare,hajn me pasuri te ndyre,shtypes i mendimit Të lire… Sharrje dhe fyerje per nje force qe me votim mbarepopullor ka bere e po ben me Të miren … Nga ai ka poshtersira si SUDJA,sulmi ndaj jugut,djegie redaksish,drejtesi me plepiste qe ta mbronin kete e familjen Ndaj do urrehet

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetari

              S i guxon ky felliqesire te hedhi balte mbi intelektualet shqiptare dhe sipas tij i vetmi qe "nga ATA" qe meriton te falet...! Kush eshte ky mbeturine e kombit shqiptar qe "ka te drejte" te beje klasifikime te tilla... Do te thosha qe ne fund te fundit, jo cdo njeri ka te drejte te nxjeri M..T nga goja per ta shijuar te tjeret. Nuk do te ishte censure ne se ky shkrim nuk do te lejohej te publikohej per arsye thjesht te etikes!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lexus

                Next level! Mbas jashtqitjeve cfarë?

                Përgjigjjuni
              2. p
                penicilina

                o lelo, i gjati ka the nje shprehje gjigande, kur te kuptoni pse humbni,atehere do fitoni, thoja vicidiolit se ai e kupton

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ?!!!

                  Qe te gjykosh per te te qenurit intelektuale te dikujt, duhet te jesh superintelektual, mendoj une! Une nuk jam i tille por lexoj dhe artikullshkruesin e kam fiksuar ne momentin kur ai u shfaq lakuriq diku andej nga veriu dhe jo per ndonje kontribut te tij ne ndonje fushe. Ndoshta dhe gaboj ??!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kiri

                    Nje qelbesir nuk mund te ofendoi intelektualet e vendit tim

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Ceni

                      Edhe ky kerkon te dali pa breke ne foto si Edi Rama. Kujton se mund te behet kryeminister.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PD

                        Nuk kuptoj këto "intelektuale" në qoftë se non grata i Ka thirrur në tryezë si intelektual pra janë intelektuale por po të mos jenë në një mendje me non graten nuk janë intelektuale sa i komplikuar ky bole intelektuale si ky bythelepiresi i Saliut

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sajmiri

                          Nuk dij kur do ta kuptoj Lela se sa kohe do te jete ai dhe Sali Berisha aty,nuk do te afrohen intelektualet ne ato takime.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                            Sipas Leles : I gjithe llumi i shqiptareve qe ndjekin me besnikeri te verber nje shpellar mesjetar , armik i betuar e i sterprovuar si antikombetar , vandal , kriminel vrases gjakftohte e masakrues i protestuesve paqesore , hajn i felliqur e pa burreri , qe te vret naten e te qan diten , qe lepin ne mengjes ate qe ka permjerre ne darke , vetem keta jane intelektuale te vertete , pjesa tjeter qe votojne mazhorancen apo nuk marrin pjese fare ne votime qenkan njerez koti ! Me keto qe thua zoti Leli ke prekur fundin , llumin e gjirizave shqiptare ! Kjo eshte zgjedhja e vetflijimi i nje te semuri mendor qe e mban veten si dishepull i Jezusit ! VAFSH NE FERR o copa e budallait !

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrat I vjetër

                              Këshilltari mediatik i Berishës , një qeros i rritur në pyll me bagëti dhe në luftë me ujqit , kërkon tu japë mend intelektualëve të Tiranës që ti mbajnë pishën Berishës , për të luftuar me njerëzit që të marrë pushtet . Mortja që nuk e ha këtë karikaturë , që nuk kupton se me "dekoratën e lartë non grata" , që i ka akorduar USA , patrioti i tij i bjeshkëve Berisha , ka marrë fund si politikan . Ai ka rreth vetes ca çyrykë si puna e këtij kaçurrelit që mbajnë me shpresë dhe gënjejnë demokratët se do ti sjellë më pushtet.

                              Përgjigjjuni
                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                Opozita ka nevojë për energji të mjaftueshme, për të çuar përpara karvanin e pjesmarrësve intelektual. Kali që është në krye dhe që ka thirrur takimin,e zhvillon atë për interesat familjare. Në këtë moment është mirë të fokusohet në gjetjen e vendit për në banesën e fundit si dhe pjesmarrësit që nuk do t'ja kursejnë elozhet. Aksionet politike janë po ato, por me pjesëmarrjen e personave që janë thirrur si intelektual. Protesta ka marrë dimensione madhështore, deri në Surel, drejtuar nga Balliu që nuk ka fuqi të drejtoj as protestën në fshatin e të atit, në Slabinjë! Aleati i fundit,moti, i ka tradhtuar, nuk mori pjesë në tryezën e intelektualve. Dëmi është më i madh se përmbytjet!

                                Përgjigjjuni
                                1. Çika mal

                                  Dy"" supre intelektual ""do të mbahen mënd në opinionin shqipëtar ::njëri Alfred Lela që i ranë poturet në studion e tv dhe tjetëri po kaq ""virtuoz""në media Faro Pordha . Të dy këta ""intelektual"" langaraq janë simbioz i njëri tjetrit dhe kandar matës të një takëmi që e mbajnë veten për intelektual dhe përfaqësues të opozitës . Unë nuk e di se kush tjetër është ftuar dhe ska ardhë në këtë takim për veç Lubonjës , Por të marësh në takim për tu kërkuar ndihmë në rrëzimin e Ramës ca figurave që skanë as elektorat as nivel as personalitet as peshë autoriteti në opinion veç si gazëtor etj ( spo përmënd emëra ) kjo më duket se ka qënë një zgjedhje jo vetëm e tyre si e drejtë por dhe mirë kanë bërë për të mos u nepërkëmbur në një çorbë qënësh .që e gatuan Saliu sa herë i teket për të treguar se ai është në majën e piramidës së opozitës. Në se intelektualët e PD apo dhe të fushave të tjera nuk kanë marë pjesë për të mos u bërë lolo midis lolove të ardhur në këtë sallhane stan ,mirë kanë bërë ,se Salitut i mjaftojnë ca figura klloun dhe figurant në filmin me tirazh të gjatë të opozitës .Por mos vallë kjo mos pjesëmarje e disa intelektualëve ka një domethënie më më të thellë ? Mos është një risi reflektimi për të mos u bërë lojë e një politikani pa din e iman që i ka shfrytëzuar vazhdimisht për hesap të vet Saliu . Mbase kjo është një shënjë reflektimi për një qasje tjetër ndaj opozitës . Sidoqoftë trajtimi i bërë nga Lelua pa poture i disa intelektualëve jo vetëm që nuk është moral ,politik ,por as etik edukativ dhe mbitë gjitha mendoj se gjuha e përdorur për ti injoruar këta intelektual ""pa emër"" jo që nuk është dashamirëse por fyese denigruese dhe dyfytyrësi e Saliut ,që propogandon se e ka situatën në favor ,por se ç janë ca ""palo"" intelektual që po i dalin nga rreshti .O sali o mavri ,po tu lëshosh zagarët e rrugës të tipit Lela jo këta që stë erdhën ,por prit, prit të shikosh ku e ke fundin .Prandaj lidhi Lelos poturet dhe vuri nje copë litarë në qafë ( jo zinxhir) se këtë jua vënë qënëve të stanit jo zagarëve të rrugëve që jo që stë hanë ,por nuk trëmbin as pulat e fshatit. Nuk e di reagimin e këtyre intelektualëve që janë lakuar në të gjitha rasat duke i ofenduar por do të doja një reagim të fortë jo për Lelon por për këtë takim i thënshin që mësimin ta marrë Saliu dhe të zgjojë intelektualët e PD që nuk janë pak.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lëroi

                                    Mendoni o njërëz çfar ka mbledhur parta e ëndrave. Dikur Ky është për të qar ,dhe për të qeshur Mir e tha ai shoku o Sali ……. Puthna njëher ketej nga mbrapa

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Next level

                                      Mos u lodhni kot me Lelën, nuk ha më pyka. Nuk është djalë budalla, por i dobët që duke u konvertuar në sektin e debilizmit berishist, nuk kontrollon dot më asnjë neuron, mjafton që në jashtëqitjet e berishizmit ka gjetur ushqim për mizerjen e egzistencës së tij.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lexus

                                        Next level! Mbas jashtqitjeve cfarë?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Demokrati

                                        Ishte tryeze me perfaqesues te shoqerise civile apo me intelektuale? Se disa qe pame aty nuk besoj se plotesojne standartin e intelektualit. Si mund te marre pjese nje intelektual ne nje tryeze qe thirret per organizimin e nje proteste per te rrezuar qeverine e zgjedhur me vote nga shqiptaret dhe te udhehequr nga nje njeri qe mbledh 100 veta ne proteste dhe u ka mbyllur deren intelektualeve ne PD.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lela me brek haa

                                          Nje parti qe nuk rrezone dot liderin e saj pasi ka humbur zgjedhjet dhe shkel statusin e vete , kerkone te rrezoje mazhorancen......eshte sa per te qeshur e per te qarr

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luxuriante

                                            Ç'pozë! I pa shkoqur ultimi urdheror në pagopaqagallishte. Si nuk i ka duk o po si pallua! Pozita q'i është. I papagallgjuhun t'u ngulitesh. Udhërrëfyes. Kundronte. A s'u hiqesh udhës!? S'ka peshë. Ra. Tokmak! U hoqi udhët e kalëroi në lisharës. T'i ka me nejt./ Ç'porzë!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejte fundit ..me dinjitet

                                              Mire e ke Lela! Sulmo, Lelo, sulmo! PD eshte plote me intelektual! Ata po "qelbine" PD.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje