“Nuk hyra në politikë për gjëra të lehta”, Rama zbardh takimin me ministrin francez: Kemi drejtësi të pavarur, por jo të paanshme apo cilësore

11 Janar 2026, 09:50Politika TEMA
“Nuk hyra në politikë për gjëra të lehta”,

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” detaje nga takimi me ministrin e Drejtësisë së Francës.


“Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë.

Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish.

Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, tha ai.

14 Komente

  1. P
    Pooooo

    Po kemi drejtesi perfect , denohet kryetar bashkie per nje rruge dhe lihet lire Bufi kenetes se ka vrare vjedhur djegur shkateruar. Franca ka drejtesi per dy kostume dhe nje ore dhurat nga dikush u denua ish premier ministre Fillion......

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina

      Hyre per te bere miliarda o hajdut!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits .!..!

        Per keta "te korruptuarit e pafajshem te politikes shqiptare" duhet zbatuar ligji kinez : Ministri i bujqesise u akuzua per korrupsion , doli fajtor dhe u denua me VDEKJE !!! Kurse keta tanet nuk e rruajne fare , se i fusin nje gjykim te shkurtuar , edhe nje rikualifikim te vepres penale , dhe perfundojne te denuar me kohen e paraburgimit , ose me 300 ore pune ne komunitet. Ballukut po i shkaterrohen te gjitha rruget qe ka bere bashke me Ramen , dhe me del qete qete ne TV dhe flet per masat e marra per permbytjet , me nje qetesi "te pafajshme", a thua se akuzohet per ndonje qindarke xhepi. Hajde o Enver nja 2-3 muaj dhe jepi zgjidhje ketyre puneve te drejtesise !!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits..!..

          Per keta "te korruptuarit e pafajshem te politikes shqiptare" duhet zbatuar ligji kinez : Ministri i bujqesise u akuzua per korrupsion , doli fajtor dhe u denua me VDEKJE !!! Kurse keta tanet nuk e rruajne fare , se i fusin nje gjykim te shkurtuar , edhe nje rikualifikim te vepres penale , dhe perfundojne te denuar me kohen e paraburgimit , ose me 300 ore pune ne komunitet. Ballukut po i shkaterrohen te gjitha rruget qe ka bere bashke me Ramen , dhe me del qete qete ne TV dhe flet per masat e marra per permbytjet , me nje qetesi "te pafajshme", a thua se akuzohet per ndonje qindarke xhepi. Hajde o Enver nja 2-3 muaj dhe jepi zgjidhje ketyre puneve te drejtesise !!!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E shkoaterrove shtetin o Ed Rama

            Vetem drejtesi te pavarur nuk ka ne Shqiperi, ka vetem padrejtesi te varur nga nje familje e erryer per shqiptaret. Familja e dyte e urryer eshte ajo e jotja o Ed Rama ortaku i Saliut.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taku

              Pooooo.Bufi eshte shoku Rames. Jane te dy dora e Ramiz Alise. Te dy te veshur me pardysy te bardha ne vitet 1990.

              Përgjigjjuni
            2. U
              Uncle Sam

              Gahahahahhahhaha. Cfare birboje! Ule koken o maskara hajdut, o shoku ordiner i Belinda Ballukut! Ule koken para Uncle Sam! Rrofte SHBA, rrofte SPAK!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Uncle Bufi

                Idiot ç'lidhje ka SHBA me Shqiperin. Balluku eshte ministre o loqe , eshte drejtesia qe mer verdiktin e fajesis apo pafajesis ooo loqe komunist

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trump eshte me psikopat nga saliu

                  O te dhj... uncle sam dhe kete koqen me floke te kalbura qe po e ben boten corap

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Maro

                  Mos e prek spak. Eshte shpresa e vetme momentalisht per Shqiptaret e vjedhur.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nastradini

                    Hajdut familjarisht !

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Titi

                      Kriminel hajdut imoral te gjitha i ke O MOSTER

                      Përgjigjjuni
                      1. 4
                        4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                        He se do rregullohet sa te vij vampiri sali me dumdumet e gjin gjonet

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pensionisti.

                          Rama dhe Berisha jane dy funderinat e ketij vendi.Kane hyr ne politike vetem per te vjdhur.Por nuk do ti gezojne pasurite e vjedhura.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje