Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam ndërhyrë për t'i bashkuar!

11 Janar 2026, 22:00Politika TEMA
Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berishën, në mënyrë që ky i fundit ‘të shkrijë akullin’ me Ervin Salianjin.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, teksa u pyet për bisedimet e tij me Berishën nga gazetari Flogert Muça.

Alimehmeti tha se ka bërë përherë rolin e negociatorit mes Berishës dhe Salianjit, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pas akuzave të ndërsjellta që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu, Alimehmeti shtoi se këtë rol të negociatorit e ka bërë me çdo faktor opozitar, me qëllim gjetjen e një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Kujtojmë se pasi Ervin Salianji nisi ‘foltoret’ me qytetarët, ka pasur një përplasje të vazhdueshme mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga bideda në studio:

Muça: Nëse mund të na thuash, a keni komunikuar me doktorin që ta relaksoni këtë situatë që të mos përjashtohen njerëz si Salianji që në finale mbledh njerës dhe demokratë?

Alimehmeti: Po, pajetër. Ky është qëndrimi im dhe ky do jetë gjithmonë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht, nuk është diçka që ndodhi sot. Në mënyrë të vazhdueshme unë këtë punë kam bërë. Kjo është detyra ime, që gjithkënd që mundem ta afroj brenda një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e Edi Ramës një orë e më parë.

12 Komente

  1. K
    K O R C A

    Nuk je per kete pune ti . Merru me profesionin e mjekut , se te jesh politikan , duhet te jesh me teper se maskara dhe kriminel . Profesioni i mjekut eshte shume larg nga ai i politikanit . Je ne kohe per te mos u felliqur me tej . Me mvone , do te jesh i zhytur ne ate llum ku po noton sot S.Berisha , Tritan Preshi e nje mori mjekesh !

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveri

      Ky do bashkoje e butta te mire, po jep nje kontribut kombetar, ah ah ah ... Si ka mundesi qe pas kriminelit mblidhen gjithe debilat?

      Përgjigjjuni
      1. b
        black jack

        ????????

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kola

          Hahaha. Lepuri do bashkojë ujkun me çakallin.Mos i kërkoni të heqë dorë nga politika, se ai mbetet thatë në diell se mjek nuk është. Është zero me xhufka. Endokrinolog në specializim, punon si mjek i sëmundjeve profesionale, flet si epidemiolog. Totalisht out. Lëreni mbase fiton ndonjë lek si politiqen.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kapterri

          Hahaha, ky semundja e bute.Sa i bertiti pak Sala u mçef ky,e la Babalen.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk ka mundesi te kete mbaruar per mjekesi ky bole

            Ky Alimehmeti vertet qe qenka i trashe nga trute! Cfare te presesh me shume nga nje tirons berishist, turp sanuk behet, tirons nga Vicidoli, Zot na ruj.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ari

              Shume pa karakter ky Ali Mehmeti! Frikacaku nuk behet kurre burre!

              Përgjigjjuni
              1. p
                penicilina

                po keto qe po shikojme lepirje te vicidolit, o alimemeti i bie qe sduhesh te jesh dhe doktor i mire, kjo eshte pershtupja ime

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sadiu

                  Ky është nevojtorja e Saliut, aty shkarkohet ai. Ky ka pabesi ndaj shokve.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shelegura

                    Populli ketyre u thote fende e ftohte.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vllaznia

                      Zbato porosine e Xhorxh Graboves!

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xon Berxulli

                        Alimehmeti do bënte mire te hapte ndonje dyqan e te shiste boze se per ndermjetës nuk ka këllqe ti afrohet Berishës e jo me ti sugjeroja rsi ti rregulloje marredhenjet me Babalen. Shkurt eshte "hallve e ftohte" thone ka nahia jone.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje