“Forcë politike që i mbijetoi kohës” - Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

1 Nëntor 2025, 15:27Politika TEMA
“Forcë politike që i mbijetoi kohës” - Braçe

Socialisti Erion Braçe ka folur për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste. Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.

Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.

“Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri.

Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe në një intervistë për Top Channel.

1 Komente

  1. X
    Xx

    Ik koqe ...si ky QE shkoi si ky QE eshte si ai Shkau QE Hala grrithet per pushtet jeni njejten...e urreni kombin e sidomos shqiptaret e Dardanise....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje