Në bashkëbisedimin e sotëm më qytetarët, Sali Berisha iu rikthye sulmeve ndaj Lulzim Bashës, duke përfshirë në të njëjtin grup Ervin Salianjin dhe Dash Sulën.
Por nëse për Sulën, e ka një ‘argument’, se i iku me Ramën, për Salianjin e ka ‘argumentin’ edhe më të madh, se do t’i zërë vendin dhe po u tregon demokratëve se sa i ‘plakur’ është Berisha, me Bashën shumë kanë pyetur se pse i kthehet sulmeve ndaj tij, ndërkohë që ai nuk është ‘prezent’ asgjëkundi.
Pikërisht këtë përgjigje, duket se e ka dhënë ditën e sotme në mënyrë të pavetëdijshme, ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i cili ka ndarë një foto në profilin e tij në X, ku në tavolinën qendrore të drekës në Mynih nuk është as më shumë dhe as më pak vetëm se Lulzim Basha, i siluruar ditën e sotme nga Sali Berisha.
Nuk është hera e parë që Berisha i kthehet sulmeve ndaj Bashës. Ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë aktivitet politik në Shqipëri, sa herë që ka ndonjë takim ndërkombëtar, qoftë në SHBA, qoftë në Evropë, Basha duket se është prezent gjithandej.
Është pikërisht hija e tij që nuk e lë të qetë Berishën dhe e mundon sa herë ka një takim apo zhvillim ndërkombëtar./ TemA
Gjynah sinqerisht , gjyshi pjerdhur vazhdon tregone perallat........ Gjyshi protest madheshtore nderkombetare. Kete rradhe gjeje femije poshte moshes 10 vjeç . Salpleh je lango rrugesh njeri frikacak , do vdesesh non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar.
Ketij Idioti i pengon edhe hija e vete, pasi i afrohet fundi si ai biologjik dhe ai politik, pasi i ka dale boja me per ligesite e tija. Basha, Salianji dhe te gjithe ata que e njohin mire bejne gabim qe si dalin deshmitare drejtesise dhe tia numerojne deri me nje te gjitha bemat e tija, mbase jane te perlyer edhe ata duke ngrene corben e prishur, te gatuar nga SA- LESHI.
Basha me nderkombetaret?! O tempora, o mores!
Po Basha nuk kishte mbështetje kur ishte kryetar jo tani që e kan haruar dhe njërzit e vet kësaj i thonë sajo se diçka do ngelet E morët më qaf salihanin duke i bër qejfin dhe ai mendoji se të gjith zoqtë që fluturojnë haen Tani le të bredh mbas zogut të Mulit