Plagosje në Kamëz! I lënduari dërgohet në spital, policia del me njoftim zyrtar

14 Shkurt 2026, 15:40Kronika TEMA
Plagosje në Kamëz! I lënduari dërgohet në spital,

Një plagosje raportohet të ketë ndodhur në Kamëz, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacionit fillestar, spitali i Traumës është njoftuar për rastin e ndodhur megjithatë, mësohet se i plagosuri ka shkuar në një spital privat për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.

Lini një Përgjigje