Kishte plumb në shpatull, detaje nga plagosja e 18-vjeçares në Sauk: Ishte në dhomë me nipin e Vladimir Gjutës, dyshime mbi rrethanat e ngjarjes

14 Shkurt 2026, 08:10Kronika TEMA
Kishte plumb në shpatull, detaje nga plagosja e 18-vjeçares në

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë.

Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është plagosur me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat ata janë ngjitur në dhomë dhe kanë gjetur 18-vjecaren e plagosur.

Nëna e 22-vjeçarit dhe nipi i bashkëshortit të saj e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar.

Ajo i është nënshtruar një operacioni gjatë natës dhe tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet në kuadër të dyshimeve, nëse ka pasur një tentativë për vetëvrasje, arsyet që e kanë shtyrë të renë për të ndërmarrë këtë akt ekstrem, janë ende të paqarta ashtu si dhe rrethanat e ngjarjes apo dhe roli i personave të përfshirë.

Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta (babë e bir), kanë dëgjuar të shtënat. Kanë hyrë në dhomë, kanë parë vajzën e vetëplagosur dhe më pas kanë lajmëruar dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në këto momente ata kanë fshehur armën, kanë larë gjakun ndërsa Mirvete dhe Elvin Gjuta e kanë dërguar 18-vjeçaren me makinën personale në spital.

Mirteve dhe Elvin Gjuta kishin vetëm një porosi të qartë: Deklaroni që vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut. Policia nisi hetimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e hotel Gjuta.

Të arrestuar për këtë ngjarje  janë Mirvete Gjuta dhe xhaxhai i 22-vjeçarit Vladimir Gjuta. Në kërkim janë shpallur Erisjaldo Gjuta 22 vjeç (i dashuri i 18-vjeçares), babai i tij Sajmir Gjuta, Elvir Gjuta (kushëriri i 22-vjeçarit).

Të marrë në pyetje personat e arrestuar, kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t'u faturohej atyre autorësia.

Të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe ato të arrestuar akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë Vladimir Gjuta, rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më 20 shkurt 2020, psi u kap me armë me vete pranë selisë së PS, kohë kur i pranishëm aty ishte dhe kryeministri Edi Rama. Vladimir Gjuta rezulton i njohur dhe për konfliktin me babain e ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilit për ta kërcënuar i vendosi eksploziv në farmacinë në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

7 Komente

  1. D
    Dyli

    Shpellar! Fis me Ariun!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Fle me qentë, zgjohesh me pleshta.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        Punë malokësh, gjellë qensh..

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Rrace e poshtwr njerez primitive

          Përgjigjjuni
          1. y
            yony

            Rrace kriminelesh shpellkaresh te lindur por dhe drejtesia super e korretuar me krimin ok se krimineli vladimir arrestuar dhe liruar disa here dmth drejtesia e dhierë. Merrini keto kafshe shpellash dhe hapni prap burgun e qaf barit dhe mbyllni aty ne majê të malit ku kane lindur dhe aty te kalben se shpellkari don shpellen dhe pyllin okk

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gita.

              Gjuta pastrues $ te familjes berisha. Flamur gjymyshka anxhelo te muskati banka O braho i skapit.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haku

                Arrestoni edhe ata qe nuk e kalben ne burg dhe e lane te liire. Per mua ky gjutua ska faj, ai ka bere ate cfar din te beje me mire. Vk

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje