Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

13 Shkurt 2026, 19:20Kronika TEMA
Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e

Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” më 22 nëntor 2024.

Të dy të arrestuarit janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin (IEVP Peqin), një institucion penitenciar që aplikon regjim të posaçëm dhe kontroll të rreptë, duke strehuar persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se nga kjo e premte janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në Peqin, me forca të përforcuara dhe kontrolle të shtuara, pikërisht për shkak të izolimit të elementëve me rrezikshmërinë më të lartë në këtë institucion.

Sa i përket Mario Çelës, më herët një vendim i Gjykata e Veronës kishte revokuar masën e sekuestrimit të pasurive të tij në Itali, duke argumentuar se fondet dhe investimet rezultonin nga burime të ligjshme dhe të justifikuara, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë.

Tashmë, me vendimin e autoriteteve shqiptare për izolimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pritet që procedurat hetimore dhe gjyqësore të vijojnë nën masa të rrepta sigurie, në një institucion që konsiderohet si një nga më të sigurtit në vend.

1 Komente

  1. D
    Dhom, tv,tualet,tre vakte ushqim dhe njē dritare

    Burgu siguris sē lartē nē Peqin ēshtē i ngjashēm me atē tē Hagēs ku ndodhet Thaçi apo 41 bis ku ndodhet Shullazi.Qē prej vrasjes sē Gazmend Muçēs, u lind nevoja qē shteti tē marri masa pasi banda Zani Çaushit ishte aktive, dhe shteti kishte prioritet ekonomin nē atē kohē dhe jo rendin.Sot situata ēshtē nēn kontroll , ka disa raste tek tuk qē pērbējn problem siq janē dhuna nē familje, sher i çastit pēr motive tē dobēta ose gjakmarrja te zonat e thella malore, por nē pērgjithsi, sejcili merr zgjidhje nēse kēmbngul.Sot burgjet duhet ti mbushim me tē huaj ( Italian, Grek, Gjerman, Belgj, apo Anglez) siq bējnē ata me ne, por le tē fillojm tē pērqendrohemi te Turqit, Afganēt, Sirianēt, muxhajdinēt Iranian,Bangladashasit, Ohilipinasit ose Arabēt e ndryshēm,pasi ēsht prioritet rregulli dhe puna pēr tē gjithē qytetarēt, ndaj kushedi kush futet, ēsht futur apo do futet nē vēndin tonē nga kjo kategori tē huajsh.Vrasēs, pērdhunues,pedokriminel,trafikues,hajdut,mashtrues., terrorist, ndaj SHIK, doganier, polici e shtetit, Interpol Tirana, tē bējn sytē katēr gjatē sezonit turistik dhe jo vetēm, kush hyri, kush largohet, aktiviteti, kush qendron, pērse fshihet te ne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje