U ekstraduan nga Belgjika, GJKKO lë në burg vëllai i Suel Çelës dhe Sergej Hasanpapaj

13 Shkurt 2026, 16:20Kronika TEMA
U ekstraduan nga Belgjika, GJKKO lë në burg vëllai i Suel

GJKKO ka marrë vendimin dhe ka lënë në burg vëllain e Suel Çelës, Mario Çela. Gjithashtu ka lënë burg edhe Sergej Hasanpapajn. Ata u ekstraduan nga Belgjika.

Mbrëmjen e së enjtes u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri i Mario Çelës, kreut të organizatës kriminale në Elbasan. 37-vjeçari Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe krim të organizuar dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22 nëntor 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

1 Komente

  1. A
    Arrdhje vajtje

    Njē agjent flamand ishte vitin e kaluar nē Tiran, u takova nē air Albania, nē njē ndeshje me Andorēn pēr kualifikim botērori.kishte prer biletēn nē tribunēn vip.Se di se cili ishte misioni belgjikēs nē vēndin tonē.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje