FOTO/ Marrëveshjet e Berishës me Putinin: Kur Topalli u dekorua nga rusët!

5 Mars 2023, 17:10Politika TEMA

FOTO/ Marrëveshjet e Berishës me Putinin: Kur Topalli u dekorua nga

Nga Tano Delvina

3 mars 2023. Jozefina Topalli: Vendimi i zi i gjykatës, mund të çojë në përplasje të pakontrolluar të njerëzve

Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga sot kryetarët e partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij.

Sipas saj, ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

2011. Topalli, pas “shpullës” evropiane - medalje ruse

- E përjavshmja “Investigim” ka zbuluar se më 9 qershor 2010, me urdhër të kryeparlamentares Jozefina Topallit, kryetari i komisionit të jashtëm Fatos Beja, i ka dhënë OK qeverisë ruse për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara mes një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi joanëtar

- Vizita e nënkryetares së PDSH-së në “Romën e Tretë” është paraqitur si veprimtari partiake në organin zyrtar të partisë “Rusia e Bashkuar”. Pas institucionalizimit të bashkëpunimit mes PDSH-së dhe Partisë Komuniste së Kinës, tani e tutje demokratët shqiptarë mund të jenë edhe kuqeverdhë komunistë edhe “arinj” bardheblu konservatorë

 

FOTO/ Marrëveshjet e Berishës me Putinin: Kur Topalli u dekorua nga

- Më 23 nëntor 2010, kur Topalli i kërkonte Moskës shtrirjen e “South Stream”-it në Shqipëri, KE-ja nuk miratoi marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Rusisë për projektin “Rryma jugore”

- Nga “gropa” ku e futi KE-ja, Topalli fluturon në qiellin e shtatë të Rusisë. Edhe pse e urren ngjyrën e kuqe, pikërisht në “Sallën e Kuqe” të Shën Peterburgut, iu dorëzua Medalja e Nderit, dekoratë që u jepet vetëm personaliteteve me kontribut të shquar në politikë (më 10 mars 1948, në selinë e legatës sovjetike në Tiranë, Enver Hoxhës iu dorëzua “Urdhri Suvorov kl. I”).

Pa kaluar as dy javë qëkurse KE-ja kritikoi me emër kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli për arrogancë, rusët nxitojnë ta dekorojnë ditët e fundit gjatë një vizite në vendin e tyre. E përjavshmja “Investigim” ka zbuluar se në qershor të këtij viti, me urdhër të Topallit, kryetari i komisionit të jashtëm Fatos Beja, ka biseduar me qeverinë ruse rreth shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara mes një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi joanëtar. Në nëntor spikerja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli sajdiset në vendin e stepave, pasi u prit nga njerëz të rëndësishëm, që kanë vlerësuar “konceptin e ri të qeverisë Berisha për politikën e jashtme”. Nuk është e rastit që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkoi në Federatën Ruse, në një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Kryetarit të Dumës Shtetërore, Boris Grizllov, politikan rus nga më të rëndësishmit në Moskë, kryetar i këshillit suprem të partisë në pushtet, forcë politike konservatore e qendrës së djathtë, “Rusia e Bashkuar” nga viti 2002. Ajo që bie në sy, vizitën e nënkryetares së PDSH-së në “Romën e Tretë” pushtetarët e Kremlinit e paraqitën si veprimtari partiake në organin zyrtar “Rusia e Bashkuar”. Pas institucionalizimit të bashkëpunimit mes PDSH-së dhe Partisë Komuniste së Kinës, tani e tutje demokratët shqiptarë mund të jenë edhe kuqeverdhë komunistë edhe “arinj” bardheblu konservatorë.

 

FOTO/ Marrëveshjet e Berishës me Putinin: Kur Topalli u dekorua nga

RIDIMENSIONIM

Pa u mbushur dy javë nga raporti i KE-së më vlerësime negative për Shqipërinë dhe posaçërisht për kryeparlamentaren, një delgacion i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Jozefina Topalli, zhvilloi më 22 dhe 23 nëntor një vizitë dyditore në Federatën Ruse. Vizita u bë më ftesë të kryetarit të Dumës Shtetërore (Dhoma e Ulët e parlamentit rus), Boris Grizllov. Që nga vizita e kreut të Parlamentit shqiptar [është fjala për të ndjerin Pjetër Arbnori (1935-2006), të cilit zyra e shtypit e Topallit nuk ia përmend emrin në njoftimin zyrtar] në vitin 1995, kjo është vizita e nivelit më të lartë në dialogun politik dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, bën të ditur njoftimi i Kuvendit. Topalli i ka thënë Grizllovit se “është momenti të ridimensionojme dialogun politik dhe bashkëpunimin në fushat me interes reciprok”. Duke theksuar se Shqipëria dhe Rusia kanë njohur lidhje historike sidomos ato pas Luftës së Dytë Botërore të iniciuar nga Enver Hoxha dhe Stalini, të dy homologët vlerësuan se është momenti për një kapitull të ri bashkëpunimi dhe se kjo vizitë nxit bashkëpunimin ndërparlamentar, por edhe inkurajon hapa konkretë në marrëdhëniet në tërësi midis dy vendeve.

GAZSJELLËSI

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se Topalli e konsideron si diçka të kryer “përfshirjen e Shqipërisë, si degëzim në projektet e gazsjellësve të mëdhenj, si ‘Rryma e Jugut’ (South Stream)”. Por në njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Dumës Ruse nuk përmendet fare ajo që thotë zyra e Kuvendit të Shqipërisë se “Kryetari i Dumës tha se Rusia, si eksportuese e naftës dhe e gazit, sheh me interes edhe ngritjen e industrisë përpunuese në Shqipëri”. Ndërkaq kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Dumën ruse, Konstantin Kozaçov, i tha televizionit publik shqiptar se “nuk e di nëse Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse ose jo në projektet e South Stream-it”. Është e çuditshme që politikani i lartë rus që kryeson komitetin e politikës së jashtme të Dumës nuk e di se ç’plane ka qeveria e tij, por këtë e dinë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe spikerja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ndonëse as njëri as tjetra nuk janë takuar me Presidentin Dmitri Medvedev apo me kryeministrin Vladimir Putin.

MESAZH

Por Kozaçovi dha një mesazh kuptimplotë: “Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, kemi nevojë për dialog të mirë dhe, nëse do të kemi mirëkuptim më të mirë politik me njeri-tjetrin, do të kemi nevojë për bashkëpunim thelbësor në sektorin ekonomik. Aktualisht, ai është në një nivel të pakënaqshëm... Mendoj se është e rëndësishme të kemi bashkëpunim të thellë për integrimin e ekonomive të të dy vendeve, si dhe, në veçanti, bashkëpunim me interes reciprok, përsa i përket sektorit energjetik... Në rast se Shqipëria është vërtetë e interesuar, kam bindjen se në këtë kuadër bashkëpunimi nuk do të ketë asnjë pengesë politike” për gazsjellësin rus në Shqipëri. 

PUTINI

Më 25 qershor 2007, ish-Presidenti, aktualisht kryeministër Vladimir Putin, duke folur në samitin energjetik të Ballkanit deklaroi: “Rusia interesohet për vazhdimin e negociatave për shitjet e gazit, shfrytëzimin e mëtejshëm të mundësive tranzituese të rajonit, si dhe për ndërtimin e depozitave të nëndheshme të gazit në një sërë shtetesh ballkanike. Kjo, padyshim, do të përmirësojë jo vetëm furnizimin energjetik të rajonit, por dhe do ta bëjë më atraktiv, më të rëndësishëm nga pikëpamja e zgjidhjes së problemeve energjetike në krejt Evropën. Paraqet interes gazifikimi i territorit të Maqedonisë duke zgjeruar rrjetin e gazsjellësve në Shqipëri, Serbinë Jugore, Kosovë”. 

Por është fakt se, më 23 nëntor, kur Topalli i kërkonte Moskës shtrirjen e “South Stream”-it në Shqipëri, KE-ja nuk miratoi marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Rusisë për projektin “Rryma jugore”. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin evropian. Shkaku konkret për reagimin e Brukselit u bë marrëveshja e nënshkruar mes Rusisë dhe Bullgarisë për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit, e nënshkruar më 13 nëntor 2010 në Sofje, në prani të Putinit.

SPY STORY

Personalisht, Topalli ka urdhëruar shkëmbimin e informacioneve sekrete midis SHISH-it dhe Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse (FSB). Më 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse Konstantin Kosaçov vizitoi Moskën një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se delegacioni i kryesuar nga kryetari i komisionit të Jashtëm Fatos Beja, u takua në komisionin e Jashtëm të Dumës ruse me drejtues të tij, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Vladimir Titov. Ka ngjallur shqetësim në strukturat e NATO-s informacioni se në takimin e Bejës me Titovin “u shkëmbyen mendime edhe për bashkërendimin e politikave dhe eksperiencave dypalëshe në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, trafiqeve të paligjshme etj.”. Të njëjtën gjë ka pohuar në dhjetor 2009 dhe shkurt 2010 ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka (“një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”). Gjoka ka pohuar se në Shqipëri është krijuar traditë e mirë për të dërguar diplomatët e ardhshëm për studime në universitetin MGIMO pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, të diplomuarit e të cilit janë disa nga ambasadorët e tanishëm shqiptarë në vende të ndryshme.

E përjavshmja “Investigim” është informuar se të paktën dy shqiptarë, të trajnuar në strukturat e të diplomacisë ruse, aktualisht punojnë në përfaqësinë e Moskës.

TROJKA ENVERISTE-STALINISTE-MAOISTE

Vizitën e spikeres së parlamentit, nënkryetare e PDSH-së Jozefina Topalli në “Romën e Tretë” “arinjtë” e reklamuan si veprimtari partiake në organin zyrtar “Rusia e Bashkuar”. Logoja e “Rusisë së Bashkuar” ka një ari në ngjyrë bardhe e blu dhe mbi të flamuri kombëtar. Anëtarët e “Rusisë së Bashkuar” e quajnë veten dhe “arinj”. Pas institucionalizimit të bashkëpunimit mes PDSH-së dhe Partisë Komuniste së Kinës, tani e tutje demokratët shqiptarë mund të jenë edhe kuqeverdhë komunistë edhe “arinj” bardheblu konservatorë. Me sa duket, më rëndësi kanë gjigantët euro-aziatikë se sa BE dhe SHBA. Fill pas refuzimit të statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE, Topalli kërkoi shtrirje drejt Adriatikut të gazsjellësit “South Stream”, rival i “Nabucco-s” evropian dhe AMBO-s amerikane. Në komentin e gazetës ER [inicialet për “Edinaja Rossija” – “Rusia e Bashkuar”, partia e Putinit] të 22 nëntorit, përfaqësuesja e kësaj partie dhe njëkohësisht nënkryetare e Dumës Shtetërore Nadezhda Gerasimova tha mes të tjerave: “Vitet e fundit kontaktet parlamentare ruse-shqiptare janë karakterizuar nga njëfarë ndërprerjeje relative. Por pas adaptimit të një konceptimi të ri të politikës së jashtme nga ana e qeverisë Berisha dhe vizitës më 6-9 qershor 2010 të delegacionit të komisionit për punët e jashtme të parlamentit të Shqipërisë të kryesuar nga kryetari i komisionit [Fatos] Beja pala shqiptare filloi të demonstrojë interes në rritje për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me Rusinë, ndër të tjera dhe në sferën parlamentare”. Gazeta e partisë në pushtet ER shkruan se “miratimi pak kohë më parë nga parlamenti shqiptar i projektligjit për mbrojtjen e investimevc të huaja synon nxitjen e zhvillimit të të lidhjeve me interes reciprok dhe krijimin e kushteve të favorshme për bashkëpunim midis biznesit rus dhe atij shqiptar”. Boris Grizllov, kryetar i Dumës Shtetërore është dhe kryetar i këshillit suprem të partisë në pushtet, forcë politike konservatore e qendrës së djathtë, “Rusia e Bashkuar” nga viti 2002.

SALLA E KUQE

Nga “gropa” ku e futi KE-ja, Topalli fluturon në qiellin e shtatë të Rusisë. Edhe pse e urren ngjyrën e kuqe, pikërisht në “Krasnij Zall (Salla e Kuqe)” të Pallatit Marijinskij të Shën Peterburgut, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli iu rezervua një pritje e veçantë.  Këtu kryetari i Asamblesë Legjislative i bashkisë së “kryeqytetit” të dytë të Rusisë Vadim Tjulpanov i dorëzoi Topallit Medaljen e Nderit, dekoratë që u jepet vetëm personaliteteve me kontribut të shquar në politikë (mbi 62 vjet më parë, më 10 mars 1948, në selinë e legatës sovjetike në Tiranë, shefit të regjimit komunist Enver Hoxha iu dorëzua “Urdhri Suvorov kl. I” akorduar nga ish-Presidiumi i Sovjetit Suprem të BRSS. Pastaj, pas prishjes me Titon, Hoxha u bë stalinist i thekur). Tjulpanov dhe përfaqësuesi i Asamblesë Legjislative për marrëdhëniet ndërkombëtare Vatanjar Jagia diskutuan me delegacionin e kryesuar nga Topalli për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shën Peterburgut dhe Shqipërisë, hapjen e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Peterburg. Jozefina Topalli e quajti plotësisht të arsyeshme marrëveshjen e bashkëpunimit midis Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shën Peterburgut dhe Tiranës.

Kronika

Korrik 1991. Me ftesë të ish-Sovjetit Suprem të BRSS, bëri vizitë zyrtare në Moskë delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikeri K. Islami.

16 tetor 1992. Vizitë zyrtare në Shqipëri e delegacionit të ish-Sovjetit Suprem të Federatës Ruse i kryesuar nga K. Haspullatov.

22- 27 janar 1995. Vizitë zyrtare në Moskë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikeri P. Arbnori.

Vjeshtë 1995. Shkëmbim vizitash të komisioneve parlamentare të jashtme dhe te energjetikës, industrisё, ndërtimit.

Mars 1999. Vizitë zyrtare në Tiranë e delegacionit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, i kryesuar nga zëvendëskryetari S. Baburin. 

14- 16 tetor 2002. Një delegacion i Dumës Shetërore i kryesuar nga zëvendëskryetari V. Zhirinovski, mori pjesë në konferencën ndërparlamentare nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore në Tiranë.

23- 24 mars 2005. Vizitë zyrtare në Tiranë e një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore, i kryesuar nga K. Kosaçov.

8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse, Konstantin Kosaçov, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Fatos Beja, vizitoi Moskën.

22-23 nëntor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga spikerja Jozefina Topalli.

Dhjetor 2010. Vizitë zyrtare e delegacionit të Dumës Shtetërore Ruse në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Jashtëm, K. Kosaçov.

Skena dhe prapaskena

“Arkitektë” të kontakteve ruse - mbarëshqiptare

Edhe me faktorët e Prishtinës edhe me aktorët e Tiranës, kështu dy politikanë dhe diplomatë me peshë të Dumës dhe Qeverisë ruse, kanë projektuar dhe realizuar kursin e marrëdhënieve ruse-mbarëshqiptare, deri dhe shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara mes shërbimeve të fshehta, përkatësisht SHISH dhe FSB. Kryetari i komitetit parlamentar të politikës së jashtme në Dhomën e ulët të parlamentit Konstantin Kosaçov dhe zëvendësministri i Jashtëm Vladimir Titov janë figurat kyçe që synojnë të shtrijnë ndikimin e Moskës në trevat ku banojnë shqiptarët nëpërmjet një politike realiste dhe pragmatiste. Nuk është e rastit që edhe delegacionin e fundit të kryesuar nga Topalli e kuruan ata të dy. Plot një muaj më parë, nr. 2 i diplomacisë ruse, Titov vizitoi Tiranën ku u takua dhe me Topallin, që e ftoi në Rusi në emër të homologut të saj Grizllov.

Në qershor të këtij viti, Kosaçovi priti në Moskë delegacionin e kryesuar nga homologu shqiptar, Fatos Beja. Ky i fundit, në kundërshtim me kuadrin e rregullave të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në takimin me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Titov shkëmbeu mendime për bashkërendimin e politikave dhe eksperiencave dypalëshe në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, trafiqeve të paligjshme, duke legalizuar kështu bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete.

Kasaçovi do të rivizitojë Tiranën në dhjetor, 5 vjet e gjysmë nga ardhja e tij e parë në Shqipëri. Po ashtu, në vitin 2009, fletorja zyrtare e qeverisë ruse “Rossijskaja Gazeta” bëri të ditur episodin e fshehur nga një ngjarje e njohur zyrtare e 30 nëntorit 2006. Ish-kryeministri i Kosovës ende të pashpallur shtet i pavarur, dikur komandanti i UÇK-së, u ftua, për të vizituar Moskën. Ftesa që ngjalli zemërim në qarqet ultranacionaliste poroserbe u bë nga zëvendësministri i Jashtëm Vladimir Titov dhe kryetari i komitetit për çështjet ndërkombëtare i dhomës së ulët të parlamentit rus, Konstantin Kosaçov. Çeku u prit dhe nga disa deputetë. Titovi e konsideroi vizitë jozyrtare, në linjën e kontakteve parlamentare. Kjo ishte ana e njohur dhe në mediet botërore. Por “Rossijskaja Gazeta” e vitit 2009, përmendi “një fakt për të cilin, ndoshta, pak kush ka dijeni. Gjatë vizitës që bëri në vitin 2006 kryeministri i atëhershëm i Kosovës Agim Çeku në Moskë, komunikoi mjaft gjatë dhe miqësisht në korridoret dhe kthinat e parlamentit tonë [Duma e shtetit – “Investigim”] me delegacionin nga Abhazia dhe Osetia Jugore. Kreu i qeverisë së Kosovës, që ende nuk ishte njohur në atë moment, gjeti shpejt gjuhën e përbashkët me bashkëbiseduesit, u uroi sukses, pasi u tha se i mirëkupton ata”. Rusia atëherë nxitonte të kërkonte miratimin e Prishtinës për pavarësinë e dy republikave të vogla pro-ruse, për t’i vënë në një plan me Kosovën. Por ky plan a kurth nuk funksionoi.

Diplomacia energjetike

Bllokimi i ndërtimit të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) nuk është në interes të BE-së, paralajmëronte më 23 nëntor radioja “Zëri i Rusisë” (Gollos Rossi). Në emisionin e saj në gjuhën shqipe kjo radio jepte dhe dy lajme për vizitën e delegacionit të parlamentit shqiptar në Moskë dhe Shën Peterburg. Ndërsa spikerja Topalli, sipas zyrës së saj të shtypit, e bënte fakt të kryer “përfshirjen e Shqipërisë, si degëzim në projektet e gazsjellësve të mëdhenj, si Rryma e Jugut”, Duma dhe mediat, përfshi gazetën e partisë ‘Rusia e Bashkuar”, kanë heshtur plotësisht. 

Rusia tashmë përfundoi marrëveshjet ndërqeveritare për realizimin e projektit “South Stream” (“Rryma Jugore”) me Bullgarinë, Hungarinë, Serbinë, Greqinë, Slloveninë, Austrinë dhe Kroacinë. “BE-ja është e detyruar të pranojë de-facto hopin e arritur nga diplomacia energjetike e Rusisë”, mburret zëvendëskryetari i bordit drejtues të “Gazprom-it” Aleksandër Medvediev:

“Gazsjellësi “South Stream” i ka të gjitha shanset për t’u shndërruar në projekt të përgjithshëm evropian”.  Ndërkaq radioja “Zëri i Rusisë” në komentin e vet “‘South Stream’, mollë sherri apo fryt i dialogut të Rusisë dhe BE” pranon se është e vërtetë që në Bruksel shprehja më e preferuar dhe më e përdorur nga përfaqësuesit e tij është diversifikimi i furnizimeve të burimeve të energjisë. Domethënë, minimizimi i varësisë nga Rusia. Sipas Ministrit të Energjetikës së Rusisë, Sergei Shmatko, Moska po lufton që “herët e vonë, de jure,  gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) t’i jepet statusi i rrjetit prioritar transportues evropian nga ana e Bashkimit Evropian”.

Nga ana tjetër, në komentin e radios Bullgaria “Sofja mes Moskës dhe Brukselit për gazsjellësin ‘Rryma Jugore’”, thuhet se KE-ja nuk miratoi marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Rusisë për projektin “Rryma jugore”. Marrëveshja ndërqeveritare mes Bullgarisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” e shkurtit të vitit 2008 duhet të ndryshohet, kështu që kompani të treta të kenë akses në gazsjellës, njoftonte Radio Sofja. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin evropian. Shkaku konkret për reagimin e Brukselit u bë marrëveshja e nënshkruar mes Rusisë dhe Bullgarisë për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit, e nënshkruar më 13 nëntor 2010 në Sofje. Kryeministri rus Vladimir Putin personalisht erdhi në kryeqytetin bullgar.

“Rusia s’ka kohë – ajo është shqetësuar nga konkurrenca e fortë e terminaleve për gaz të lëngëzuar – komentoi për Radio Bullgarinë eksperti vendës profesor Atanas Tasev. – Përveç kësaj Evropa përpiqet të ngushtojë tregun e gazit dhe kjo e vë projektin “Nabucco” në një mjedis shumë konkurrues. E kuptoj nervozizmin e Rusisë, ai njihej edhe gjatë bisedimeve”.

34 Komente

  1. M
    MIRI

    MOI SPIUNE KRUVE DHE AGENTE SI NE KOHEN E ENVER HOXHES DHE TE DEMOKRACIS. TE KANE SHKERDHYERE SPIUNET E ENVER HOXHE DHE TE PUTINIT , SE KE PUNUARE ME ZELL DHE ATE MIKUN POSHTE ME DEVOTSHMERI , SI PUNA E LIRI BELSHOVES QE U BE DASHNORJA E TULLACIT BARKEMADH QE TI I KE SHEBYERE MOI KARAKURVE , JA SI PO TE DALIN VEPRIMTARITE TENDE MOI INJORANTE , SE TI MERITON TE JESH PERGJEGJESE PER NONJE TUFE DERRASH DHE JO PER POLITIKE. SHKOFSH NE FERR,

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Këta degjenerata punojnë kundër kombit vetëm për interesa personale. Kara-putana kërkon të na sjellë vrasësin e kombit në pushtet për të vjedhur vetë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rusia me kinen ruajne ekuilibrat se do ishim si ne

        Po mos te ishte Rusia dhe Kina ti do shkruaje per xhibutin dhe kongon o baze, po rri e ha buk e kos sa seshte prish

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Eshte interesante. Keto i din edhe partite e djathta evropiane se Sali Brishe me partine e tij gjoja demokratike,pse nuk e perjshtojn nga radhet e tyre? Ata duhete te marin masa te rrepta ndaj PDSH,se ata jane me Rusin dhe jo me evropen. Pse Evropa mashtrohet nga Sali Berisha? Ai predikon me keq se nje prift,kure thot se neve jemi pro evropian,pro amerikan,kure ne te vertet eshte me rusin,me Putinin.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shtjefen palushi

          shqiptari .....eshte si ushtari... rrote kari... 14 komente qe vetem shajne, dhe asnje koment te na tregoje ku e shikon te keqen nje IDIOT qe ashtu si Merkel, Berluskoni, hungarezet, ukrahinasit e shume te tjere ne rradhe, te merrnim dhe ne gaz, 4 here me te lire se e shet USA sot evropes dhe po ja qin nenen ekonimise se saj.... te gjithe te lartpermendurit jane idiote? dhe keta te 14 analistet e qeverise jane te sakte? e dhjeve gazeten o Mero. apo nuk merresh me me te? i je vene biznesit?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardania

            o palush, sa te shemtuara jane kto veprime te spikeres Topalli. Deshen ta rigusin Shqiptarine nen sgeren rusosllave. Po ti o kopuk nuk arrin ta kuptosh apo bene budallain. Legenat e Saliut an5ishqipyar te perbetuar.

            Përgjigjjuni
        2. k
          ku je moj Putane Antishqiptare moj Zhelemute

          Zhelemutja e shpellarit , qeka palluar nga Ruset para e pas lol o robt ku ti keni ,se paskeni qen Armiqte e ktij Kombi . Ja pra se kush kan qen kto putanat e Shpellarit PD parti Anti Shqiptare krijuar per te vetmin qellim ,me pengu zhvillimin e nji Shteti te zhvilluar Shqiptare dhe degradimin e tij , duke e tradhetuar ne gjithcka ,pasi Shaterruan me industri Ekonomi Ushtri e gjithcka . Kta duhet ti reshtosh para Toges se Pushkatimit si Banda e Tradhetise qe nen Masken e Patrise Demokratike shkaterronte e tradhetonte Shqiperine . _____-Spak muti ku je ?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Mos i vini fal spiunes se dyfishte te UDB-se dhe Sigurimit te Shtetit, sepse ishte e detyruar te bashkepunote dhe do t'i qendroje besnike deri ne burg Kryetarit te Agjentures Serbo-Ruse ne Shqiperi, Sali Sheqere Vuk Berishes. Ramiz Alia e njihet mire bajraktarin e Vicidolit, prandaj e coi te merret kryesine eLevizjes Studentore dhe me pas te Partise Demokratike.

            Përgjigjjuni
          2. U
            U S A

            Te nderuar komentues pd dhe Sali qenit dhe kesaj putanes ( kurves plake ) ju lejohej qe te benin gjithcka dhe e kane bere e c’fare s’kane bere ndersa tjeter kujt as ta mendoje nuk i lejohet , keta jane si puna e asaj kurves qe e pjell kopilin e ta le ne dere me rrace e poshter mos kerkoni .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lilo

              Karabushi hibrid, 35 cm, do t'i jete gjithmone borxhli Jozit! Ne fund te fundit e ka krijuar e rritur me duart e veta.

              Përgjigjjuni
              1. s
                spata

                Keto e shume te tjera, qe kane ndodhur me kete klase politke, me bene te dyshoje e te mendoje ndryshe .Politika shqiptare sikur ngjane me ate si dikur te Titos e ish Federates Jugosllave . Ulerinin e bertisnin per Perendimin dhe nga ana tjeter putheshin e ndukeshin me Lindjen . Ndoshta ky ka qene dhe eshte karakteri i vendeve Ballkanike qe sot eshte rajoni me problematike i Kontinentit Evropjane .Nuk bie shume ne sy mbasi ka nje popullsi te vogel pa peshe ekonomike por strategjike per te tre Superfuqite . Kur analizon politken shqiptare ,te ndjekur nga kjo klase politke ,sa me SH.B.A e qe aderojme ta shohim vendin ne BE dhe nga ana tjeter lidhje dashurije me Ruset ,me kujtohen shenimet e Princ Vidit, ku nenvizonte se nuk duhen shpenzime per informacjonin sekrete, se keta i japin falas cndodh midis tyre .Kjo me ligeshton dhe zhbene ato tradita e vyrtyte qe i njohim popullit tone . Duhej te ndodhte ndryshe nga SH.B.A dhe Evropa kur dalin ne shesh te tilla skandale te sigurise se perbashket Perendimore .Ndeshkim dhe keputja e cdo lidhje e dyshimte nga perfaqsuesit shqiptare bashkpuntore me Putinin.Keto jane ceshtje te brendshme te Aleatve tane per ti korigjuar e futur Shqiperine ne ato shina te perbashketa bashkpunimi . Nuk eshte vetem Xhozelfina por ka shume nga krahu i Djathte PD ,LSI e ndoshta nga bishtat e tjere te politkes qe kane qene te lidhur me politkat e Putinit .Zbardhja e skandalit te koheve te fundit, te ish kreut te FBI ,ku perflitet dhe K/M ine Rama i Rilindjes socjaliste ,do nxjerri ne shesh enigmat e spiunllekut shqiptare .Jane bere me deshiren e tyre apo kane patur detyra te vecanta te luajne kete rol . Dale ne kete konkluzjon se as PD e Berishes ,LSI e Metes dhe tani Rilindja socjaliste e Rames nuk jane ndeshkuar per lidhjet Ruse . Do me vije turp, qe ky teater spiunesh, te jete luajtur per interesa te spiunazhit te huaj. Pune te tilla e shperfillin nje kombe dhe e mbajne ne trysnine e luftrave konspirative.Vendi humbet prespektivat e botes se lire e jetes moderrne .Mbetet vasali i padronve qe e perdorin dhe e kthejne popullin pa krenari kombetare .Sic thone te paret tane :Spiun te peshtire brez pas brezi .Dal kjo thenje nga historija e dhimshme nen sundimin Otoman. Shqiptare qe haen si qente me njeri tjetrin duannte ekspozohen se kush e kush te jete spiuni me i devotshem per te tjeret . Pse eshte terbuar Saliu e Meta sot .Kuptojne qe vlerat e tyre , ne krahesim me Ramen, jane te panevojshme per Aleatet tane .Ata e din se nuk kane per tu ndeshkuar ,se do ishtin tashme te tille ,por mendon se ne cfare raporte ndeshkimi do jene me skandalet e kryera ne kurizin e popoullit .SN.B.A dhe BE si ndeshkon por ai qe i shkul dhembet e dhemballet do te jete populli ne se do zgjohet nje dite.Kjo dhe per ,Lulin , Ramen e kedo qe ka duar te lyera me gjakun e popoullit. Sa gezuan Zogu e Hoxha do gezojne dhe keta te sotcmit .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pukjani

                  Po ZHugli qe dha vendimin pro Berishes militanti i kujt ishte o Zhele femer?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PUCI

                    Zonja hekurt Putiniane

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luluvulu

                      Shum karakurv pidh thare decqi njeri jo

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taravica

                        Mos u lodhni kot , ju kan pergju amerikant cdo second , edhe ngjyren e mutit ne nevitore e din si e bajne tan politika shqiptare , ju kan spijunu deri ne intimitet , mos e harroni kurr !

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drini

                          Sa e kuptoi luiz trapi qe zhozi ishte spiune, ndaloi se palluari te bijen e zhozit, natyrisht mbas shume vjetesh si "konsull" ne France.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koli

                            Pse nuk shkruan ndonje nga Trimat e Saliut nga Kosova Martire.Dihet kush eshte mbas Serbise,Ruset e Qelbet:Por nga ky shkrim shoh:Zero kontakte Qeveri Shqiptare -Rusi e Putinit,ne kohen e Edi Rames,dhe kulmi i Shkerdhatokracise midis PD se Sali Kurves dhe Putinit.Ne ne Shqipni i dime te gjitha per Sali dhe Zhozefine,ka ndonje nga Bota Sot e Kosoves(gazete anti shqiptare qe punon Nate e Dite per Anti Shqiptarin Sali),ti pergjigjet ketij Artikulli:Kush eshte Pro Rus:Sali Kerrma apo Edi?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Kta jane te gjithe klyshat e agjenturave te huja greke ruse sllave .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kristi

                                ....dhe ka vazhduar lidhja ruse,..me pagesa etj,kunder interesave te vendit...

                                Përgjigjjuni
                                1. w
                                  wmigranti

                                  fiks

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Po

                                    Është politikania(politikane i thënçin) më e fëlliqur më e pa skrupullt, gënjeshtre e mashtruse ,inatçore e lig në shpirt

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ardes

                                      ...kam besuar qe ne fillim pas vrasjes se G. Pashkos...se pd...eshte komuniste e veshur demokrate...ka shume gjera qe populli i merr vesh i fundit...fuck bastardeve dhe putaneskave Shqiptare!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sigurimi i shtetit

                                        O Kryeminister ose dhe ti je kokrra e agjentit Serbo Rus ose je kokrra e idiotit qe vazhdon e mban ne kembe akoma nje sherbim sekret si shajku shqiptar ku shumica e drejtuseve kane qene e mbeten agjente te Rusit dhe Serbit,nuk po flas per nje pjese jo te vogel qe jane felliqesira te Grekut dhe po aq Turkut.O Shqioperi te kam dhjere ste kam kuptuar asnjehere.Motrat grate femijet dhe macen e shtepise ku ta kene keta mutesiora qe tradhetojne kombin e tyre njelloj sic grate e veta u shkerdhehen me keto qe ja lyp.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          shoferi

                                          Kjo me ka bere gojore ne makine, ishte e terbuar ne kar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lugu gjat

                                            A moj prostitute e zeze. Po si mundet te jete ne krye te parliamentit nje e tille? Ah e mjera shqiperi. Por seshte vetem nje, por e tille ka qene e gjithe ajo bordello e quajtur PD. Ndjese paste ne flaket e ferit. Ptuu fare e ndyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Trebeshina

                                              Saliu dhe soj sorollopi i tij,si kjo zhozefina,jane gati ti lepijne bythen kujdo qe i ndihmon te rrine ne pushtet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                shtjefen palushi

                                                shqiptari .....eshte si ushtari... rrote kari... 14 komente qe vetem shajne, dhe asnje koment te na tregoje ku e shikon te keqen nje IDIOT qe ashtu si Merkel, Berluskoni, hungarezet, ukrahinasit e shume te tjere ne rradhe, te merrnim dhe ne gaz, 4 here me te lire se e shet USA sot evropes dhe po ja qin nenen ekonimise se saj.... te gjithe te lartpermendurit jane idiote? dhe keta te 14 analistet e qeverise jane te sakte? e dhjeve gazeten o Mero. apo nuk merresh me me te? i je vene biznesit?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sali gerdeci

                                                  Ta lexojne dhe ata koqevaret qe thon sali birisha lexhenda e shqiperise dhe kosoves,,,ta kuptojne gomeret qe si albini dhe saliu Kan punuar dhe po' punojne kunder shqiperise dhe kosoves,

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    DINJIZATORJA

                                                    Kjo duhet varur ne litar ne mes te sheshit. Tmerohem kur mendoj se cfare ka duruar i shkreti popull, kurva pas kurvash, spiune e kriminele, hajdute e imoral. Mbi te gjitha injorante dhe kane bere ligjin. Pergjegjesi te madhe historikisht ka populli, qe per cdo rast ti kishte treguar vendin, mos me e lane te trashet puna si keto 32 vjet. Po ja marin frymen te shkretit popull. O popull ke shume per te bere. Organizohu dhe krijo njesitet guerile te cilat vepronin ne kohen e luftes e jo sot qe populli eshte me i ditur dhe mjete me shume komunikimi. Keto shushunja qe nuk u ben pershtypje qe ja kane pire gjakun popullit duhet te pergjigjen deri me nje. Akoma fler kjo rrugacja qe vodhi sa mundi, kurveroj sa deshi, dhe kryesorja ja nxiu faqen Shqiperise si injorante e pa shkolle. Palaco grua.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      LULI

                                                      ZHELEMANJA KURVE E PUTINIT SI LIRI BELISHOVA E KRUSHOVIT PO AJO KA QENE E ZGJUARE KJO ZHELE ESHTE INORANTE KJO KATUNDARE E HUMBUR , NUK THOTE POLITIKE POR PULITIKE KJO ESHTE TE RUAJE NGA NE TUF ME PULA NGA ATO TE LUSHNJES . YYYYYYYYY RRACE E PESHTIRE MBYLL TELEVIZORIN KUR E SHOF NE EKRANE KETE KARAPUTANE SI E RE DHE E VJETER DHE FEMIJET I KANE NGJARE KESAI PUTANE , LERE NJE DHE ZER MJE TJETER YYYYYYYY RRACE KURVASH DHE DEGJENERATASH, LULI

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pisha

                                                        Në qfs do ta përshkruaj Topallin vetëm me një emër do ta quaja....Debile.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. k
                                                          kjo Putana Vjerr ka pas mardhanje seks me Luzin

                                                          prandaj asht divorcue Luzi prej gocs vet ,se filloj kjo bajte seks me Luzin .kjo asht punana serboe ruse ,qe n'at ven i bajn per politikane .katastrofe kombetare kjo me salin .dy prostituta jan anti shqiptare

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shkodrani vertete

                                                            Fatkeqesija a kesaj figure te "madhe politike" e quajtur TOPALLI/COBA eshte se akoma mendon se koha e Berishes mund te vije perseri. Eshte pasuruar ne kulm gjate atij sundimi, por nuk i mjaftojne se gjores!!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pershendes nga Dugajt e Reja Shkoder

                                                              Per aq kohe sa figurat 30 vjecare ne politike kerkojne te qendrojne aty apo te kthehen ne sundim perseri - ESHTE FATKEQESI PER POPULLIN SHQIPTAR. Shpopullimi vjen nga mungesa e nje strategji-prespektive te paraqitur nga nje opozite e marrur peng nga nje Marksist KARADUZ veriu, qe diti te mashtroje Shkodranet e vjeter duke rekrutuar plehra mendjemdhaj si puna e kesaj shkarravine

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje