FOTOT/ Barrikadë “trup më trup”, Zhupa e Hoti nuk lejojnë Spiropalin dhe Xhafajn të futen në Kuvend

14 Dhjetor 2023, 11:45Politika TEMA

FOTOT/ Barrikadë “trup më trup”, Zhupa e Hoti nuk

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate dhe tensione të ashpra mes deputetëve të PD dhe atyre të PS.

Deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, në pamundësi për tu futur në parlament, nuk kanë lejuar që të futen në Kuvend as ministrat dhe deputetët e PS.

Fotot më poshtë tregojnë momentet kur ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti socialist, Etjen Xhafajn tentuan të futen në Parlament nga dera anësore që përdoret zakonisht për gazetarët.

Por aty janë përballur me dy deputetet demokrate, Ina Zhupa dhe Elda Hoti që nuk i kanë lejuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Kjo ka bërë që socialistët të gjejnë zgjidhje alternative duke iu bashkuar pas disa minutash kolegëve të tyre që prisnin të votonin projektligjet e rendit të ditës.

 

3 Komente

  1. L
    Ledina

    Fatmir Xhafes mire ia bejne, se e la vellain ne burg dhe i trembet krimineleve te Berishes...

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Amon kur flet kjo tallagjarja e foltores se vicidolit Ina zhaba sikur te gerric ne bythe. Te kem dy bythe nje ta caj nje ta mbaj,,

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muhameti

        Rrugaceri e gjinise femerore. Si nuk kane turp.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje