FOTOT: Nga "cigarja e paqes” te loja e shahut, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

2 Shkurt 2023, 17:22Politika TEMA

FOTOT: Nga "cigarja e paqes” te loja e shahut, çfarë nuk

Seanca e sotme u shoqërua me mjaft tensione mes opozitës që bllokoi foltoren dhe qeverisë, por sigurisht nuk kishte si të mungonin edhe momentet më “pikante” nga Kuvendi.

Duket se ka qenë cigarja që ka sjellë “paqen” mes dy kundërshtarëve politikë Tomor Alizoti dhe Paulin Sterkajt, të cilët e kanë konsumuar së bashku.

E ndërsa më në “terezi” se të gjithë duket se e kishte deputeti Eduart Shalsi, i cili duket se ka qenë në një “botë” tjetër teksa i pashqetësuar aspak nga debatet e situata në Kuvend, ka vendosur të merret me lojën e tij të shahut. 

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Silueta e fotos 2,a di të më tregojë dikush , është shimpanzë ose orangutan?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje