“Janë më keq se në ’98”, Ish-zyrtari i PD: Berisha radikalizon situatën për të fshehur problemet brenda partisë

2 Shkurt 2023, 15:30Politika TEMA

 

“Janë më keq se në ’98”, Ish-zyrtari i PD:

Për analistin Edvin Kulluri, Sali Berisha tenton të radikalizojë situatën politike në vend për të fshehur problemet e vërteta, që “gëlojnë” brenda Partisë Demokratike. Nga studioja e ABCNEWS, Kulluri theksoi se opozita shqiptare ka shumë pak mbështetje tek qytetarët dhe kjo shifër shtoi ai shkon afërisht në 26 %. Kjo tendencë sipas tij nuk e bën PD-në një forcë kryesore politike në vend.

Më tej ai theksoi se edhe Lulzim Basha ka bërë mbi dhjetë “revolucione” [referuar protestave kombëtare], por sërish nuk ia doli të vinte në pushtet. Për Kullurin, Partia Demokratike sot gjendet më keq se në vitin 1998 pasi  rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje.

“Berisha radikalizon situatën politike, për të fshehur problemet e vërteta të PD.  Nuk ka revolucion me 26 %. Je larg të qenit shumice, shumicë bëhesh me 51%. Rrëmujë mund të bëjnë, por nuk prish balancat mazhorancë-opozitë. Duhet të ishin më të duruar. Sa revolucioni janë bërë sot? Lulzim Basha ka bërë mbi 10 revolucione. Ku është tani? Askund. PD  është rritur kur është moderuar, jo kur është radikalizuar. Tani PD është më keq se në ’98. PD sot nuk regjistrohet dot në zgjedhje”, tha ai.

Sa i takon protestës së thirrur me 11 shkurt, Kulluri theksoi se shumica e deputetëve shkojnë nga halli pasi nuk duan të lënë “shije” të hidhur tek militantët e Partisë Demokratike. Ai e cilësoi “farsë” procesin e primareve në PD.

“Pjesa më e madhe e deputetëve shkojnë prej halli. Ky është falsiteti në sy të militantëve. Shkojnë nga halli. PD i mungon koherenca. Votat nuk vijnë nga protestat. Berisha nuk mbajti fjalën për garë të hapur në parti. Inkoherenca e parë ka qenë se nuk ka pasur primare në PD”, shtoi ai./n.m. abcnews.al

1 Komente

  1. s
    sali fazlici

    e pate ate qe ndodhi ne parlamentin seeb, cfare bene deputet e milloshevici e fazlici ate bene deputet e sali sebi e ilir metes. menjehere te ngrihet komision parlamentar pse ka hyre i dele guari i milloshevin ne mbledhj me sali berishen kur ish kryeminister. saliu eshte vegel e fazlc milloshevicit. fatmir gjafa pak me vigjilent mos u rrit mendja vellain nuk ta dnoi as demaskoi partia socialiste.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje