Rama mungoi në interpelancë, Alibeaj: Ky vend nuk ka kryeministër, e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës

2 Shkurt 2023, 13:13Politika TEMA

Rama mungoi në interpelancë, Alibeaj: Ky vend nuk ka

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje.

Alibeaj tha se duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë. Sipas Alibeajt delegimi i interpelancës nuk qëndron, sepse çështja ka lidhje personalisht me të, ndërsa shtoi se ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.

‘Është e turpshme, për një skandal të madh të bërë publik jo bazuar në një thashethemnajë port ë drejtësisë amerikane ka një pretendim se është përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë. Ai ka detyrim politik institucional ligjor që ti përgjigjet një kërkesë për interpelancë. Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij.

Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me kryeministrin jo me dikë tjetër. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit. A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën. Ka detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptar që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare. Të dhënat janë publik edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë. Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur.

Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’. Sot isha për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri. Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepet fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën. ‘- u shpreh Alibeaj.

3 Komente

  1. F
    Filozofi i mumes nga Piqini

    O zot,Dash Sula! Kush e njeh ate nga afer,shkrihet gazi kur e shikon duke bilbiluar!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje antare i PD

      Nuk e ka obligim i nderuar ballisto-komunist megjithate ai delegoi dike qe ju mund te shpreheshit njesoje sikur Rama te ishte aty po qellimi ishte per spektakle qe ju gropose me shume voten e keni mare per te punuar e jo per te mbrojtur Xenin e Berrishes

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Drejtesia Amerikane nuk eshte drejtesi e plepave dhe bandave qe krijoji Saliu ! Ne qoftese Rama ka shkelur ligjin me fakte dhe jo me hamendje do pergjigjet pa asnje lloj medyshje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje