Berisha bllokoi foltoren, Spiropali: Donte të hiqte vëmendjen, 26 shpirtrat e Gërdecit e prisnin Shkëlzenin në SPAK

2 Shkurt 2023, 12:10Politika TEMA

Berisha bllokoi foltoren, Spiropali: Donte të hiqte vëmendjen, 26

Ministrja Elisa Spiropali komentoi bllokimin e Foltores së Kuvendit javën e kaluar nga Sali Berisha.

Spiropali tha se ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga thirrja e djalit të tij në Shkëlzen Berishës në SPAK për Gërdecin.

“Po si duket me ata që rri ashtu bëhesh. Ju keni një kohë të gjatë që rrini në atë anë, po kërkon hesap për një çështje që nuk e ekziston.

Ai njeri që është jashtë, bllokoi javën e kaluar për 26 minuta foltoren dhe sot ka nisur zëvendëset këtu. 26 shpirtra prisni Berisha junior në dyert e SPAK-ut prandaj e bllokoi.

Pse bëheni ju pse bëheni bashkëpunëtor të atij. Akuzat i keni për konsum politik dhe s’keni asnjë seriozitet në trajtimin e këtyre çështjeve”, tha Spiropali.

Lini një Përgjigje