Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA. Na intereson zbardhja e 21 janarit, s'e mbuloni dot Shkëlzenin

2 Shkurt 2023, 11:16Politika TEMA

Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA. Na intereson

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se pamja që ofron parlamenti sot, nuk ka asnjë lidhje me çëshjen McGonigal, por është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga nisja e hetimeve për 21 janarin e Gërdecin.

“Kemi kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Duhet bërë në kundërshtim me rregulloren. Sic e shpjeguam kërkesa të tilla nuk kalojnë në seancë. I paraqiten konferencës së kryetarëve.


E kam lexuar kërkesën dhe referohen dokumente të një shteti tjetër, që do ishte mirë që deputetët kërkues t’ia vënë në dispozicion edhe anëtarëve të konferencës.

Arsyeja e kësaj pamje të kuvendit nuk ka të bëjë me hetimin ne SHBA, atje nuk ka asnjë zyrtar shqiptar në hetim. Fiks një javë më parë, djali i Sali Berishës, ishte para SPAK.

Hetimi i Gërdecit dhe 21 janari janë cështje themelore. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen është përpjekje e kot.

Ndërsa jemi në një situatë si kjo ku s’marrim dot fjalën në Kuvend, do kërkoja që kërkesa të procesohet me votim. Nëse janë seriozë në kërkesë të paraqiten në konferencën e kryetarëve.

Rendin e ditës e përcakton rregullorja. Ju që qaheni se po ju pengojmë të drejtën e fjalës, edhe ky moment procedurial, ju nuk më latë. Nuk keni asnjë interes as për kërkesën tuaj.” – u shpreh Balla.

2 Komente

  1. T
    Tanguli

    Po Shkelzeni aty eshte o Kar pse Nuk e arrestojne,sote po filtet per pagesa na nen dore sere ne FBI o loqe nga dalin keto Pare kete na thuaj edhe je ne rregulll,lere 21 janari e Shkelzenin.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan Rogozhina

      Nuk i behet vone askujt per Shkelzenin po shikoni se po ju iken per lesh Rama.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje