Logjika e “Foltores”: A u pagua nga Berisha zyrtari i FBI, për të nisur hetimet ndaj PD-së dhe Bashës për lidhjet ruse?

2 Shkurt 2023, 10:20Politika TEMA

Logjika e “Foltores”: A u pagua nga Berisha zyrtari i FBI, për

Charles McGonigal është kthyer në personazhin kryesor në debatin politik në Shqipëri, pas hetimeve të nisura ndaj tij në SHBA.

Kjo, pasi ai u kap duke marrë 220 mijë euro nga një shtetas shqiptar, që sipas opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka lidhje me Edi Ramën dhe që ka qenë pikërisht ky i fundit, ai që i ka paguar këto para, për të lobuar kundër PD-së.

Por së fundmi në media është shfaqur edhe një foto e ish-zyrtarit të FBI-së, krah dy zyrtarëve të PD-së aktuale të Berishës.

Agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike dhe Fjoralba Dizdarin, anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Të dy ata kanë reaguar, për të sfumuar këtë foto.

Por tani nëse do të ecim me logjikën e “Foltores” së Berishës, mund të nxjerrim përfundime të tilla si ato, se zyrtari i FBI mund të jetë paguar edhe nga vetë Berisha për të nisur hetimet për Lulzim Bashën dhe PD-në, për çështjen e famshme të lobimit me para ruse.

Kjo, pasi pak kohë pas kësaj foto, dy personazhet, njëri jo me ndonjë begraund të njohur politik, dhe tjetra prezantuese moti, u katapultuan në PD-në e Berishës në pozicione drejtuese.

Pra dikush mund të thotë se ata u “shpërblyen” nga Berisha.

Kuptohet, ky është thjesht një hamendësim dhe ajo foto mund të jetë vërtet spontane, siç thonë personazhet e saj, edhe pse në të duken shumë të afërt, por me logjikën e Berishës dhe njerëzve të tij, mund të thoshim edhe të kundërtën!

3 Komente

  1. q
    qesh e ngjesh

    Ore po ku eshte shoqe Yuri Kim valle, qe nuk po ja shohim ca bukurine verdalle? Ku eshte Yuri Kim qe e shikonim ne TV mbi 10 here ne dite, duke instruktuar qeveri dhe opozite? Ku e ka fsheh by...kjo Yuri qe te na sqaroje, per kete McGonigal katran me boje? Dil moj Yuri dil nga vrima ku je futur aman, jepi urdhera SPAK...e sqaro ca per kete McGonigal shejtan /

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaJaho

      Qesh e ngjesh, ta ngjesh mire Ai qe ta ngjesh i fundit . Ambasadore ne kishe dje ne mes te unionit te gazetarve, diçka ju ka dhene ne dore se kot nuk ka shkuar te beje kete takim …. S’ma ha menja ta kuptosh se trunin e ke me te vogel se Peshku

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tigri

        Po ju te temes te pavarur jeni

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje