Ndërtimi i Porto Romanos, Rama: Holandezët janë të zotë, por të shtrenjtë! Kemi nevojë për partnerë të duhur

1 Shkurt 2023, 16:40Politika TEMA

Ndërtimi i Porto Romanos, Rama: Holandezët janë të

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të kompanive për ndërtimin e Porto Romanos.

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ky projekt ka zgjuar një interes të madh dhe se kjo është e rëndësishme që vendi të ketë partner të zotë.

“Natyrisht që për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne, dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për ndërtim Shqipëri moderne dhe ekonomi të hapur dhe konkurruese, mund të konsiderohet shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës

Eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, i jep referuar ekselencave ndërkombëtare, dhe në këtë rast siç është kompania në fjalë që po punon me kapacitet dhe talent për t’u admiruar. Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin.

Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu, unë e kam para listën e kompanive, që kanë një shtrirje gjeografike mbresëlënëse, dhe 3 kompani të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe bërë pyetjet r nevojshme një projekti si ky i yni na mbushin me optimizëm.

Të jeni të bindur se dhe pse në fund një kompani do fitojë, kjo do ndodhë si rezultat i një procesi që juve do t’ju bëjë të riktheheni në Shqipëri me më shumë siguri e respekt seç keni ardhur herën e parë”, tha Rama.

 

15 Komente

  1. S
    Semi

    Msa e shkele o Edi...zoti na ruajt nga ndonje Sanktion I BE.....

    1. A
      Albina

      Kujdes se katër nga ato kompani, emrin kanë si të huaja me një emër pronari të huaj, por pas tyre janë shqiptarët.......... . Ndërsa ajo inxhineringu, ajo kamuflohet, por fsheh një oligark rus......

    2. G
      Goni

      Ja pra partia me e fuqishme se kurr duke e ngritur Shqiperin ne maja.vetem PS mundet ta bej

      1. N
        Notknow

        Projekte goxha interesante dhe te domosdoshme per popullin tone

        1. N
          Nori

          Projekt shume i mire per vendin tone

          1. E
            Eni

            Sa mire qe beni investime te tilla

            1. F
              Flora

              nje port i ndertuar sipas standarteve europiane

              1. A
                Ani

                Nje investimni cili do e zhvilloj mjaft qytetin e durrsit

                1. E
                  Eno

                  Ju uroj suksese ne kete projekt te ri

                  1. H
                    Hektor

                    le te fitoje kompania qe i permbush kushtet e dhena

                    1. L
                      Lisa

                      Bravo qe kujdeseni qe te gjeni nje partner sa me te mire,se ky investim ka goxha rendesi.

                      1. E
                        Endi

                        Bravo per punen e madhe qe po beni per te ardhmen e ketij vendi.

                        1. M
                          Myslimani.

                          Ky eshte super lajm. Ka lidhje me korridorin 8. Eshte fantastik. Hapje fronte pune ne hekurudha e rruge. Pastaj super perfitime nga tregtia europiane qe kalon ne 2 portet tona. Durres e Vlore.

                          1. 1
                            10-vjet KM .U be kjo rruge ,Mbaroj Tyneli etj

                            Zotria e tij KM duhet te dij se shteti shqiptare dhe detyra e tij nuk jane vetem Ndertimet e Rruget ,e as Videot qe i perdor bukur ne Media , nderkohe qe kjo Shqiperi e kjo shoqeri ka Probleme pafund , duke nisur qysh me Drejtesine ,qe KM ne kto 10 -vjet as qe e ka car Trapin e sdo me dit fare ,edhe kur i permend ndonjiher e ben nga zori ,nga presioni reagimi i qytetareve vs Qeverrise qe nuk mbajti asnji Premtim . KM jone i Gjate nuk reagon dhe Hesht per Turpe ,kur ne Parlamentin Grek zien Skandali i pergjimeve por edhe Financimi ne disa 100-ra Miljona € bere nga Qeverria e Micitaqis ,duke kapur Mediet Shqiptare , TV madje Institucione e Politikane Shqiptare qe Kercenojne Sovranitetin e Shqiperise dhe t'i propozoje Presidentit ne gjume , te mbledhi Keshillin e Sigurise menjiher dhe marrin masat e duhura dhe Hetojne se deri ku ka arritur Finacimi Shtetit Grek ne Shqiperi ,vec Paruse Dule pederit qe dihet Boterishte qe financohet nga Athina dhe ben Politikat Anti Shqiptare ne kte vend .Pra Greqia z.KM ka kohe qe financon 100-ra Miljona te shkaterroje brenda Shqiperine dhe realizoje Planin e Vorio Epirit nderkohe qe Ju na tregoni cdo dite brockulla me ndertime mme Portin , dhe Heshtni duke mos bere aspak Detyren qe duhet te beni si KM . Heshtni sepse ka shume mundesi qe Miljonat e Athines te ken kapur per qafe edhe Minisitra te qeverrise tuaj qe edhe ata duhen hetuar .Qe nga ai Ministri kotesise Mbrotjes deri ke M.J Xhacka e cila nuk reagon asnjiher kunder Skandaloeve te grekut ne Shqiperi ose kunder Shqiptareve . Ke perfasoni ju z.KM ? Per mos te folur per Median ,qe ju as qe doni t'ja dini fare ,se cfar Plehrash Toksike i hudhin cdo dite dhe cili eshte ndikimi e pislliqeve te kazanit qe bombardojne qytetaret cdo dite . Un mendoj se Ju z.KM nuk na perfaqsoni fare neve si qytetare shqiptare ,por vetem Klanin tuaj Politike edhe pse jeni ne Pushtet me votat tona . Kjo eshte Maskarade jo Qeverrisje . Mos te kan korruptuar edhe ty vet greket z.KM si mikun tend Spiunin metaj ,qe eshte ber me grek se vete greket i konvertuar grek . Ptu fare e ndyre .

                            1. D
                              Dorian Duçka

                              Eshte nje sportelist hoteli, qe thote e ndertoj une portin. Tak fap. Ka regjistruar ne USA ne Delaware kompaninë. Ska lidhje me McConigal fare. As me kinezë. As me rusë. As me Bashkim Ulajn. Atij jepja o mashtrues legen.

                              Lini një Përgjigje