Kadilli: Berisha është e shkuara! Përçarja e opozitës firmos humbjet në 61 bashkitë e vendit

1 Shkurt 2023, 11:54Politika TEMA

Kadilli: Berisha është e shkuara! Përçarja e opozitës

Fatbardh Kadilli tha se Ilirja Celibashi u argëtua teksa foli për problemin me të cilin po përballet sot Partia Demokratike.

Ai theksoi se Celibashi mbase me të drejtë zgjedh të argëtohet pasi këtë problematikë e kanë krijuar vetë demokratët “duke u përplasur dhe kacafytur me njëri tjetrin”.

“Qe një argëtim i zgjatur pse ai nuk ka një vendim. Ai u argëtua duke përsëritur të njëjtat fjalë. A krijon kjo problemin kjo, jo nuk e krijon, por problemin e kemi krijuar ne.

Ne injoruam dy kuvende. Kjo zgjidhet ose politikisht ose ligjërisht. Ne e kemi krijuar këtë, sepse ai argëtohet duke treguar dramën e opozitës, sepse ne i kemi lënë shqiptarët pa një mundësi.  Kur shohin se si jemi kacafytur”, tha ai në studion e “Tirana Live” në ABCNEWS . 

Për Kadillin, ajo që sot është e dhimbshme është fakti se askush nuk po jep zgjidhje për strategjinë si të ringrihet opzozita. Ai tha se Sali Berisha është një e shkuar dhe e shkuara s’mund të jetë alternativë politike përballë qeverisë së socialistëve.

Ai theksoi se përçarja e opozitës mund t’i japë fitoren mazhorancës në 61 bashkitë e vendit.

“Askush nuk jep zgjidhje se si mund të ringrihet opozita.  Opozita në momentin që ka hyrë e përçarë, e ka firmosur humbjen në 61 bashkitë e vendit. Duhet ringritur opozita, dhe ajo ri ngrihet me model të ri politik.

Berisha e ka konsumuar kohën e vet politike. Ai është e shkuar dhe e shkuara nuk mund të jetë e ardhmja”, tha ai.

 

 

3 Komente

  1. B
    Besnik

    100 per qind e vertete

    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahaha Doli Kadili turispeci i Soros , Ky eshte krijesa me antipatike qe ka politika Shqiptare. Krijese e neveriteshme

    2. !
      !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Kadil ! PeDe ja nuk ka qene parti per shqiperine por organizate per Sali Bishen. Ta gezoni LEXHENDEN !!!!!!!!!!!!

      Lini një Përgjigje